Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Konkursi i Ideve 2 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit

Konkursi i Ideve 2 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit

LevizAlbania vijoi maratonën e konkurseve të ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Ndalesa e radhës ishte qyteti i Elbasanit, ku bi 40 aplikantë të kualifikuar për këtë fazë prezantuan idetë e tyre dhe nevojën për të ndërhyrë në nivel vendor me synimin për të ndikuar në konsolidimin e demokracisë vendore dhe ushtrimin e presionit ndaj institucioneve vendore për më shumë përgjegjshmëri në qeverisje, ofrimin e shërbimeve, hartimin e politikave dhe rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. 

Bordi i Granteve i përbërë nga Kryetari Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe Znj. Venera Hajrullahu, Znj. Jehona Gjurgjeala, Znj. Edlira Kasaj dhe gazetari i mirënjohur Z. Armand Mero, për më shumë se nëntë orë dëgjuan prezantimet e aplikantëve dhe në përfundim të Konkursit të Ideve, shpallën të kualifikuarit për në fazën pasardhëse, atë të hartimit të projekt propozimit të plotë, fazë e cila do të kalojë sërish për vlerësim në Bordin e Granteve të LevizAlbania. 

TË KUALIFIKUARIT E KONKURSIT TË IDEVE 2 N QYTETIN E ELBASANIT: 

  1. Qendra Agenda
  2. DURRESI AKTIV
  3. Grupi ATA
  4. Together Foundation/ Fondacioni së Bashku
  5. Qendra Shqiptare per Qeverisje Mjedisore (ACEG)
  6. Milieukontakt Albania
  7. Vizion Gruaje
  8. Qendra STEPS
  9. Levizja MJAFT!
  10. Tamam Albania / Bordi Rinor Këshillimor Vorë
  11. Qendra Youth Act
  12. Qendra Faktoje
  13. Qendra Ballkanike per Bashkepunim dhe Zhvillim
  14. Te Rinjte per Kulturen
  15. LYONET
  16. ABC Tirana Club
  17. Qendra për Kërkime Historike dhe Antropologjike (QKHA)
  18. Assist Albania
  19. Qëndresa Qytetare

Të gjithë të kualifikuarit nga faza e Konkursit të Ideve do të duhet të reflektojnë në projekt propozimet e plota komentete, sygjerimet dhe rekomandimet e Bordit të Granteve të dhëna drejtpërdrejtë përgjatë konkurimit në Konkursit të Ideve.  

LevizAlbania është një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet. 

 #LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #Thirrja6

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153