LevizAlbania zhvilloi konkursin e tretë të ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Konkursi u zhvillua në qytetin e Korcës ku organizatat e shoqërisë jo-fitimprurëse dhe disa prej grupeve informale prezantuan idetë e tyre përpara Bordit të Granteve.
Në përfundim të 9 orëve konkurim Bordi i Granteve mori vendimin për koncept-idetë e kualifikuara për në fazën pasardhëse, atë të hartimit të projekt propozimit të plotë, fazën në të cilën sërish Bordi i Granteve do të rimarë në shqyrtim project-prozimet e përgatitura nga të kualifikuarit për këtë fazë.
Më poshtë lista e Organizatave Jo-Fitimprurësë të kualifikuara në Konkursin e Ideve të mbajtur në qytetin e Korcës.
- Nisma e Luleve
- Hapësira Kulturore “Uzina”
- Instituti për Konsulencë në Marketing dhe Menaxhim
- Citizens Channel
- Shoqata Kulturore Shqiptare Ress-Egnatia
- Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
- Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore
- EuroPartners Development
- Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
- Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare
- Instituti për Studimet Publike & Ligjore
- New Bridges Berat
- Insituti Shqiptar i SME-ve - SME Albania
- Qendra ResPublica
- Qendra Fokus
- Sustaining Inclusive Growth
- European Youth Association
- Partnerë për Femijët
Konkurset e Ideve janë një risi e LevizAlbania përmes të cileve aktorët e shoqërisë civile jo vetëm mbrojnë idenë e tyre dhe arsyet e ndërhyrjes, por këto ide bëhen publike dhe për organizatat e shoqërisë civile të pranishme në Konkurs si dhe transmetohen maratonë drejtpërdrejtë në median sociale të projektit LevizAlbania duke I dhënë një peshë specifike transparencës dhe konkurueshmërisë midis ideve.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet.
Më poshtë rezultatet e Konkurseve të Ideve në Tiranë dhe Elbasan.
Konkursi i Ideve 2 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit
Konkursi i Ideve 1 - Thirrja 6 - Të kualifikuarit
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #Angazhohu #Thirrja6