POZICION VAKANT: MENAXHER FINANCE
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Organizata: Projekti LevizAlbania
Lloji i punësimit: Me kohë të plotë
Afati i fundit i aplikimit: 12 Shtator 2021
Projekti LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan". Faza e parë e projektit është zbatuar nga muaji Korrik 2015 deri Qershor 2019, ndërsa faza e dytë mbulon periudhën Korrik 2019 – Qershor 2023. LevizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje vendore cilësore.
Përgjegjësitë/Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kryesore)
Krijimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemit financiar
- Përgjegjës për zhvillimin e procedurave, ruajtjen dhe hedhjen e të dhënave, kontabilitetin, librin e përgjithshëm të llogarive, pasqyrat financiare dhe të gjitha fazat e menaxhimit financiar që nevojiten për të përmbushur kërkesat ligjore Shqiptare dhe të donatorit;
- Përgjegjës për kontrollin i ditarit të arkës dhe perditësimin e nevojave të likuiditetit;
- Përgjegjës për të gjitha llogaritë e pagueshme, transaksionet bankare, shkrimin e çeqeve dhe rakordimin e pasqyrave të bankës;
- Ndjek dhe përgatit përllogaritjen e pagave të stafit dhe sigurimeve shoqërore/shëndetësore;
- Ndjek dhe përgatit pagesat e qirasë dhe shërbimeve të tjera;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit financiar të granteve, regjistrit të të gjitha transaksioneve financiare;
- Nëse nevojitet, MF do të trajnohet mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e SMG (sistemi i menaxhimit të granteve)
- Ndjek ecurinë e të gjitha raportimeve financiare të granteve në proces dhe ato që janë të mbyllura, dhe në mënyrë periodike përgatit raportet financiare përkatëse;
- Përgatit buxhetin vjetor të projektit;
- Përgatit kontratat e konsulentëve/ekspertëve ose proceseve të tjera (prokurim)
- I rekomandon Drejtorit Ekzekutiv miratim ose ndryshim në çdo kontratë me detyrime financiare për projektin;
Administrimi i Granteve dhe Asistenca Teknike
- Përgatit dhe ndjek disbursimet për grantet;
- Ndjek raportimin financiar të granteve;
- Monitoron përdorimin/zbatimin e fondeve/buxhetit të granteve;
- Kur nevojitet, kontrollon zbatimin financiar të granteve
- Vlerëson aftësitë menaxhuese financiare të grantmarrësve dhe siguron asistencë teknike sipas nevojës për të siguruar që grantmarrësi është në gjendje t’i përmbahet rregulloreve për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe raportimin financiar;
- Shqyrton raportet financiare të grantmarrësve dhe jep rekomandime për veprime të mëtejshme ose asistencë teknike;
- Ofron asistencë teknike, sipas kërkesës, për të zgjidhur çështjet që lidhen me raportet financiare ose auditimin e grantmarrësve.
Koordinimi dhe raportimi
- Komunikon dhe koordinon me partnerët e konsorciumit OSFA, Partners Albania dhe Co-Plan dhe punon drejtëpërsëdrejti e në bashkëpunim me menaxherin e finances të OSFA, me SDC (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) lidhur me raportimin financiar, disbursimin e fondeve, rekoncilimin e shpenzimeve, situatën e përgjithshme financiare të organizatës dhe nevojat për trainim mbi menaxhimin financiar;
- Përgatit rregullisht raporte financiare për konsorciumin dhe SDC;
- Bashkëpunon dhe koordinon me SDC dhe institucionet përkatëse për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e SDC;
- I paraqet Drejtorit Ekzekutiv raportet financiare, analizat dhe parashikimet e nevojshme për planifikimin strategjik.
- I paraqet Drejtorit Ekzekutiv, në kohën e duhur, informacione dhe raporte për konsolidimin dhe parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Punon me Drejtorin Ekzekutiv për të krijuar dhe zhvilluar një strategji të qendrueshme, me vlerë të shtuar, për projektin;
- Përgatit, harton dhe/ose kontrollon informacionin financiar të nevojshëm për projektin, konsorciumin, SDC, etj.;
- Kryen detyra të tjera, të caktuara nga Drejtori Ekzekutiv
Arsimimi I kërkuar: Diplomë universitare (Master) në financë, kontabilitet.
Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:
- Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në menaxhim financiar, kontabilitet.
- Njohje shumë e mire e kuadrit ligjor që lidhet me çështjet financiare të OJF në Shqipëri (taksa, standartet financiare, të kontabilitetit);
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi;
- Aftësi për tu përshtatur dhe për të qenë fleksibël;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi vet/organizuese;
- Aftësi për të punuar në harmoni me njerëz me background të ndryshëm kulturor;
- Të jenë krijues, me aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për të punuar në një mjedis pune shumëkulturor dhe shumëetnik, me ndjeshmëri dhe respekt për diveristetin;
- Aftësi të provuara për të zhvilluar dhe për të mbajtur marrëdhënie pune efektive me nivele dhe tipe të ndryshme të stafit të projektit apo partnerë të tjerë;
- Aftësi të shkëlqyera përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office, veçanërisht në Excel (formula, pivot tables, etj.).
Aftësi gjuhësore: Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar në anglisht, veçanërisht në përgatitjen e raporteve financiare dhe aftësi shumë të mira në të folur në anglisht.
Pagesa e ofruar: Pagesa e parashikuar për pozicionin është në përputhje me standartet e sektorit. Oferta do të jetë në përputhje me kualifikimet, eksperiencën dhe historikun e pagesës së kandidatit të përzgjedhur.
PROCEDURAT E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të përfshijë një letër kërkesë (cover letter) si dhe një CV në anglisht. Mund të paraqiten edhe dokumenta të tjerë. Ju lutemi, vendosni në email subjektin për aplikimin tuaj: Aplikimi – Manaxher Finance I Projektit – Emri Mbiemri. Aplikimi duhet të arrijë jo më vonë se data 12 shtator 2021, përmes adresës së emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Aplikantët që morën pjesë në konkursin për këtë pozicion në Maj 2021, janë të mirëpritur të aplikojnë sërish. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen për intervista.
LevizAlbania është një punëdhënës që garanton mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuara, pa asnjë diskriminim!