LevizALbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN do të jetë pjesë e Forumit Botërorë për Demokracinë që do të mbahet në Strasburg në Nëntor 2022.
Forumi Botëror për Demokracinë i organizuar nga Këshilli i Evropës, prej vitit 2012 që u prezantua për herë të parë, është kthyer tashmë në një medium për ngritjen e debatit mbi sfidat kryesore që përballet demokracia në mbarë botën, si dhe një mundësi për të bërë bashkë aktorët politik-bërës dhe vendimmarrës me aktivistët e shoqërisë civile duke kontribuar për zhvillimin e një demokracie me pjesëmarrje dhe përfshirëse.
Kontributi i rëndësishëm i LevizAlbania në promovimin e angazhimit qytetar u vlerësua shumë i qenësishëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për të prezantuar historinë e tyre nga e mbarë bota në Forumin Botëror për Demokraci 2022. Prezenca e LevizAlbania përballë shumë iniciativave dhe sipërmarrjeve të shoqërisë civile të angazhuara në mbështetjen e demokracisë vjen në një moment ku projekti (LevizAlbania) ka hyrë në fazën e kapitalizmit të arritjeve dhe kontributit të dhënë ndër vite për demokracinë vendore.
Kolegia jonë, Anahi Martinez që mban pozicionin e “Monitoring, Evaluation & Civli Society Manager” do të përfaqësojë projektin LevizAlbania në “Forumin Botëror për Demokraci 2022” ku do të zhvillojë një panoramë të plotë të arritjeve të projektit, sfidave dhe impulseve qytetare në nivel lokal në Shqipëri, që aspirojnë për një demokraci funksionale, gjithëpërfshirëse, përmes të cilës ata kërkojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre si qytetar dhe komunitete.
LevizAlbania nisi zbatimin në vitin 2015 e përgjatë 8 viteve iu dedikua Demokracisë Vendore duke mbështetur 309 projekte të cilat mbuluan 61 bashkitë e vendit, angazhuan drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë mbi 40 mijë qytetar në nisma që ndikuan pozitivisht qeverisjen vendore, ushtruan presion ndaj të zgjedhurve vendorë, forcuan demokracinë dhe rolin qytetar në komunitet.
Më shumë rreth programit të Forumit Botëror për Demokraci 2022 mund të mësoni World Democracy Forum 2022
Rreth nismave të mbështetura nga LevizAlbania mund të mësoni NISMA TË MBËSHTETURA
#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore