LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" synon forcimin dhe përmirësimin e demokracisë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve.
Grantet Strategjike janë një intrument novator nëpërmjet të cilit LevizAlbania mbështet krijimin e një mjedisi mundësues për forcimin e aktorëve të shoqërisë civile, formalë dhe jo-formalë, dhe rritjen e angazhimit qytetar me qëllim institucionalizimin e llogaridhënies dhe qeverisjes pjesëmarrëse në nivel vendor.
Në këtë kuadër LevizAlbania shpall thirrjen për “Grante Strategjike” dhe fton organizatat jo fitimprurëse (OJF) të aplikojnë në THIRRJEN PËR PROJEKTE STRATEGJIKE ‘Shkëmbim, Rrjetëzim dhe Advokim’ me qëllim: zbatimin e metodave të shkëmbimit dhe rrjetëzimit për potencimin e koalicioneve tematike midis aktorëve të shoqërisë civile në fushën e demokracisë vendore dhe angazhimit qytetar.
Thirrja për “Grante Strategjike” ka dy drejtimet:
DREJTIMI 1: Programi i Shkëmbimit për Angazhim Qytetar ( 1 grant)
DREJTIMI 2: Rrjetëzim për Nxitjen e Pjesëmarrjes dhe Advokimit (deri në 3 grante)
AFATET E ZBATIMIT DHE KUFIRI MAKSIMAL I FINANCIMIT:
- Afati maksimal i zbatimit të projektit është 18 muaj;
- Kufiri maksimal i 1 (një) granti strategjik është 60,000 CHF;
Afati i fundit për aplikime në këtë thirrje për “Grante Strategjike” është data 14 Qershor 2021, ora 17:00. Në këtë thirrje mund të aplikojnë vetëm organzatat e shoqërisë civile dhe aplikimi behet përmes dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga LevizAlbania në adresën e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Të gjithë të interesuarit për aplikime në këtë thirrje duhet të tregojnë kudjes të veçantë në leximin dhe konsultimin e plotë të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të cilat mund ti referohen materileve informuese të përgatitura nga projekti LevizAlbania i cili gjendet këtu më poshtë:
Paketa e dokumentave të Thirrjes për Grante Strategjike:'
- UDHËZUESI I THIRRJES PËR APLIKIME GRANTE STRATEGJIKE SHKEMBIM RRJETEZIM DHE ADVOKIM
- FORMULARI I PROJEKT PROPOZIMIT GRANTE STRATEGJIKE
- UDHËZUESI PËR PËRGATITJEN E PROJEKT PROPOZIMIT TË PLOTË
- ANEKS 1 - FORMULARI I BUXHETIT PËR PROJEKTIN E PROPOZUAR
- ANEKS 2 - KALENDARI I AKTIVITETEVE TË PLANIFIKUARA PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT
- ANEKS 3 - KUADRI LOGJIK I PROJEKTIT
- ANEKS 4 - LISTA E DOKUMENTAVE SHOQËRUESE TË PROJEKT PROPOZIMIT TË PLOTË
- ANEKS 5 - UDHËZUES PËR APLIKANTËT MBI PERSPEKTIVËN GJINORE
Gjatë periudhës që Thirrja per Aplikime per Grante Strategjike do të qëndrojë e hapur, LevizAlbania do të organizojë një sesion informues online, për secilin nga Drejtimet e Thirrjes. Në sesionet informuese janë të ftuara organizata të shoqërisë civile dhe do të diskutohet mbi fushat dhe prioritetet përkatëse, procedurat e Thirrjes, si dhe do t’i jepet përgjigje pyetjeve që kanë të interesuarit mbi Thirrjen për Aplikime. Sesioni informues do të zhvillohet në 20 Maj, 2020, ora 11.00. Sesioni do të zhvillohet përmes paltformës Zoom dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të regjistroheni duke klikuar në këtë link:
https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_LkioRm7aTVOvkia3X-W-Wg
Menjëherë pas regjistrimit në Zoom Webinar do t’ju dërgohen të kredencialet për të qenë e sesionit informues online dedikuar thirrjes për grante strategjike.
Organizatat e interesuara për të aplikuar dhe që përmbushin kriteret e pranueshmërisë inkurajohen të kontaktojnë LevizAlbania për çdo pyetje në: +35544500153; +355676036732; ose email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.