NJOFTIM PËR POZICION TË LIRË PUNE (RISHPALLJE)
Pozicioni: ZËVENDËS DREJTOR
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Organizata: LevizAlbania
Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë
Afati i fundit për aplikim: 18 Nëntor 2020
Informacion i përgjithshëm
“LevizAlbania” (LA) është një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, zbatuar nga tre Organizata Shqiptare, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania dhe Co-PLAN. Projekti është në fazën e tij të dytë të zbatimit (Korrik 2019 – Qershor 2023). LevizAlbania është një projekt inovativ që synon të mbështesë demokracinë vendore në Shqipëri. Projekti është i angazhuar të përmirësojë demokracinë vendore duke kultivuar një shoqëri civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, do të ndërrmarë projekte strategjike dhe advokacie në nivel kombëtar për të mundësuar një ambjent të përmirësuar të demokracisë vendore. LevizAlbania mbështet OJF, grupe informale dhe individë që janë aktivë në nivel kombëtar dhe që bashkëveprojnë me komunitetet vendore dhe institucionet vendore. Mbështetja sigurohet përmes instrumenteve të ndryshme grantesh: Grante të drejtuara ndaj Kërkesës, Grante të drejtuara nga Veprimi, Instrumenti “Reagimi i Shpejtë”. LevizAlbania në Fazën II ka prezantuar instrumentin e Granteve Strategjike që synon të sigurojë mbështetje për Organizata dhe koalicione të konsoliduara duke nxitur aktivitete të përbashkëta dhe advokim strategjik për të adresuar sfida të vazhdueshme ose që prodhojnë monitorim dhe njohuri për çështje me interes të lartë publik. Ndërhyrjet e mbështetura nga LevizAlbania gjatë vitit të parë të Fazës II kanë angazhuar më shumë se 6,300 qytetarë duke i aktivizuar për të përmirësuar shërbimet e komuniteteve të tyre dhe duke nxitur barazinë ndërmjet të rinjve, grave, grupeve të disavantazhuar dhe komuniteteve.
Përgjegjësitë (Të përgjithshme)
Zëvendës Drejtori do të jetë përgjegjës për drejtimin programatik dhe orientimin strategjik të gjithë instrumenteve të gran-dhënës të LevizAlbania. Në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e LevizAlbania, Zëvendës Drejtori do të sigurojë sinergji dhe harmonizim ndërmjet granteve dhe aktiviteteve të LevizAlbania, arritjeve dhe komunikimin e rezultateve të LevizAlbania.
Përgjegjësitë/Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kryesore)
- Siguron drejtim strategjik, zbatim inovativ dhe cilësor të të gjithë instrumenteve dhe proceseve grant-dhënëse.
- Siguron ekspertizë teknike gjatë planifikimit programatik dhe zbatimit të Planeve Vjetore Operacionale të LevizAlbania me standard të lartë profesional,
- Siguron të dhëna teknike për formulimin, zbatimin dhe vlerësimin e Thirrjeve për Propozime dhe aktiviteteve të tjera të projektit (p.sh Java e Demokracisë, Grantet Strategjike, Reagimi I Shpejtë, etj.),
- Mbikqyr dhe drejton punën e ekspertëve afat-gjatë, në aspektin teknik dhe në aspektin e përmbajtjes,
- Përgatit Termat e Referencës dhe mbikqyr punën e ekspertëve afat-shkurtër,
- Mbështet Drejtorin Ekzekutiv për zbatimin dhe rishikimin e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të LevizAlbania,
- Në bashkëpunim me Ekspertin e Medias & Komunikimit siguron një komunikim aktiv dhe cilësor të rezultateve dhe komunikimit të projektit për zhvillim,
- Zhvillon dhe ruan lidhje strategjike dhe marrëdhënie të mira me median dhe palët e interesuara,
- Gjurmon dhe krijon komunikim me projekte të tjera që mbështesin qeverisjen vendore, demokracinë vendore dhe angazhimin qytetar duke synuar të shmangë mbivendosjet dhe të sigurojë sinergji,
- Kryen detyra të tjera relevante sipas nevojës.
Kualifikimi dhe përvoja
- Diplomë Universitare të avancuar (Masters) në lidhje me qeverisjen demokratike, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomik, juridik, studime zhvillimi, shkenca sociale, ose fusha të tjera relevante nga universitetet më të njohura,
- Minimumi 7 vjet përvojë pune direkte me menaxhimin e kapaciteteve të projekteve,
- Njohuri të dallueshme dhe përfshirje me OSHC-e dhe iniciativat qytetare,
- Njohuri shumë të mira të qeverisjes vendore në Shqipëri,
- Përvojë të gjatë dhe të provuar në menaxhimin e burimeve njerëzore,
- Përvojë të provuar në planifikimin strategjik,
- Përvojë në menaxhimin e riskut,
- Aftësi dalluese në influencim & drejtim, negociim & delegim,
- Përvojë të dalluar në menaxhimin e ndryshimit,
- Të dhëna të mira pune për sa i përket vendimmarrjes, aftësive komunikuese, punës në skuadër,
- I aftë në delegim, monitorim dhe performancë,
- Aftësi të shkëlqyera në gjuhën Angleze të shkruar dhe të folur, veçanërisht në përgatitjen e raporteve,
- Fleksibilitet për të udhëtuar dhe për të marrë pjesë në takimet jashtë orarit të punës.
Shpërblimi i ofruar:
Shpërblimi i ofruar për pozicionin është sipas standardeve të tregut. Ofertat do të jenë në përputhje me kualifikimet, përvojën dhe historikun e pagës të kandidatit të përzgjedhur.
Procedurat e aplikimit
Kandidatët e përshtatshëm për këtë pozicion mund të aplikojnë jo më vonë se data 18 Nëntor 2020 në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me një CV të përditësuar, një Letër Motivimi në gjuhën Angleze, tre referenca që lidhen me pozicionin dhe një faqe document (ese) ku të shpjegohet: Pse jeni kandidati më I mirë për këtë pozicion, cfarë do të sillni në LevizAlbania, dhe cfarë do të ishte një risi që do të sillnit në projektin LevizAlbania. Dokumente të tjera mbështetese mbi përvojat e mëparshme janë të mirëpritura. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervista.
Për më shumë informacion kontaktoni nëpërmjet: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose telefonin fiks: +355 44 500 153
LevizAlbania është një punëdhënës që jep mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjithë grupet e interesuara pa asnjë diskriminim!