Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

PETICION QYTETAR DREJTUAR BASHKISË DURRËS

PETICION QYTETAR DREJTUAR BASHKISË DURRËS

 

120129300 175680034042791 6980142429212001015 o

Në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat” me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, është nënshkruar një  peticion nga 300 banorë, 162 femra dhe 138 meshkuj që banojnë pranë zonës së Stadiumit, në Durrës.

Grantmarrësja individuale Livia Kreko ka dorëzuar në bashki kërkesën me objekt: “Shqyrtimi i Peticionit në mbrojtje të interesave publike, në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat” për marrjen e masave për realizimin e investimeve të menjëhershme për përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik në rrugët: “Abaz Çelkupa“, “Hysen Kërtusha“ dhe “Mujo Ulqinaku“ në lagjet Nr.12 dhe Nr.16, drejtuar Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Durrës.

Kërkesat specifike në peticion që iu adresuan Bashkisë Durrës si organi kompetent janë:

1. Të marrë masa për realizimin e investimeve të menjëhershme për përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik në rrugët: Abaz Çelkupa, Hysen Kërtusha dhe Mujo Ulqinaku në lagjet nr.12 dhe nr.16.

2. Të përfshihet në planifikimin e buxhetit 2021-2023 investime të drejtpërdrejta me shërbimin e ndriçimit publik për të gjithë qytetin, në vlerë më të lartë nga ajo e parashikuar.

3. Investimet e reja të jenë projekte për ndriçim eficient dhe inteligjent te përdorimit të energjisë alternative, për të ulur shkarkimin e karbonit në mjedis.

4. Investimet e reja të jenë në përputhje me objektivin e Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020 që përcakton: “Të përfshihet prespektiva gjinore në procesin e planifikimit dhe zbatimit të projekteve e iniciativave në zhvillimin urban, transport e mjedis”.

Livia Kreko po zbaton nismën individuale “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat“ mbështetur nga LevizAlbania përmes Thirrjes për Aplikime Nr.6.

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153