Pozicion Vakant: Manaxher i Programit të Granteve
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Organizata: LevizAlbania
Lloji i punësimit: Me kohë të plotë
Afati i fundit i aplikimit: 26 Shtator 2021
Projekti LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan" për periudhën 2019-2023. LevizAlbania kontribuon në forcimin e demokracisë vendore, nëpërmjet granteve për Organizatat Jofitimprurëse (OJF-të), grupet joformale dhe qytetarët, në mbështetje të kërkesës së tyre për qeverisje vendore transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për shërbime publike efikase. LevizAlbania mbështet aktorët e shoqërisë civile në mbarë vendin, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, nëpërmjet qasjes nga poshtë-lart. Projekti mbështet krijimin e koalicioneve për t'i dhënë shtysë ndryshimit strukturor dhe sistemik në nivel vendor dhe kombëtar, promovon praktikat e mira dhe përdorimin e medias si mjet për advokim për të forcuar kërkesat e aktorëve të shoqërisë civile.
Përgjegjësitë
Merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e proceseve të grantdhënies të LevizAlbania. Ai/Ajo duhet të ketë aftësi për të analizuar zhvillimet e demokracisë vendore dhe të shoqërisë civile, të kuptojë sfidat e ndryshme të monitorimit të nivelit vendor e qendror, si dhe të vlerësojë aplikimet dhe grantet. Ai /Ajo ka përgjegjësi për të raportuar në mënyrë periodike për procesin e grantdhënies si dhe për të analizuar rezultatet.
Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kyç)
- Siguron hartimin e plotë të Skemës së Granteve, duke iu përgjigjur nevojave të projektit;
- Harton Thirrje për Propozime (paketën e plotë), është përgjegjës për vlerësimin e koncept ideve dhe projektpropozimeve të plota të paraqitura si dhe jep rekomandime për Bordin e Granteve;
- Bashkëorganizon sesionet informuese për aktorë të shoqërisë civile;
- Kontribuon në organizimin dhe zhvillimin e Konkurseve të Ideve;
- Siguron menaxhim efektiv të Programit të Granteve, në mënyrë të tillë që të respektohen rregullat e grantit dhe detyrimet kontraktore;
- Monitoron zbatimin teknik të granteve, për të siguruar përputhshmërinë me metodologjinë dhe planin e aktiviteteve të propozuara, përfshirë manaxhimin e afateve kohore dhe produkteve;
- Monitoron dhe merr pjesë në aktivitetet e grantmarrësve si dhe realizon vizita monitoruese në terren;
- Koordinon me Menaxherin e Financës raportimin financiar të grantmarrësve dhe disbursimin e fondeve;
- Jep rekomandime për të përmirësuar procesin e grantdhënies, bazuar në kuadrin e zbatimit të granteve dhe mesimeve të nxjerra;
- Kontribuon në hartimin e dokumentave të ndryshëm të punës dhe raporteve (Plane Pune, Plane Monitorimi, raporte periodike, etj.);
- Jep këshilla strategjike, inpute teknike dhe rekomandime për orientimin e projektit;
Arsimi i kërkuar:
Diplomë Universitare Masters, në fusha të lidhura me qeverisjen dhe zhvillimin demokratik, të tilla si shkenca politike, ekonomike, drejtësi apo shkenca të tjera sociale.
Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:
- Të paktën 5 vjet eksperiencë në administrimin e proceseve të grantdhënies;
- Përvojë e mire në zhvillimin e propozimeve për grante;
- Aftësitë dhe eksperienca në projekte me median do të jetë vlerë e shtuar;
- Aftësi për të përgatitur me cilësi të lartë, dokumente të shkurtër politikash, raporte analitike, kërkime teknike që reflektojnë praktika të mira mbi qeverisjen demokratike dhe përfshirjen e qytetarëve;
- Njohuri të mira të proceseve të Monitorimit dhe Vlerësimit, si dhe një përvojë e mirë në punën me OJF dhe/ose nismat qytetare.
- Aftësi në trajnim, lehtësim procesesh, planifikim strategjik dhe ndërtim partneritetesh;
- Aftësi krijuese dhe ndërpersonale, si dhe aftësi për të punuar në një mjedis shumëkulturor dhe shumëetnik, me ndjeshmëri dhe respekt për diversitetin;
- Të tregojë aftësi për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie pune efektive me dhe mes niveleve dhe llojeve të ndryshme të stafit dhe palëve të treta;
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit, përpunim të dhënash, shkrim raportesh, kërkime, etj.
Aftësi gjuhësore: Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar në anglisht, veçanërisht në përgatitjen e dokumenteve dhe raportevedhe aftësi shumë të mira në të folur në anglisht.
Pagesa e ofruar: Pagesa e parashikuar për pozicionin është në përputhje me standartet e sektorit. Oferta do të jetë në përputhje me kualifikimet, eksperiencën dhe historikun e pagesës së kandidatit të përzgjedhur.
PROCEDURAT E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të përfshijë një letër kërkesë (cover letter) si dhe një CV në anglisht, si dhe të paktën dy letra reference specifike për pozicionin. Mund të paraqiten edhe dokumenta të tjerë. Ju lutemi, vendosni në email subjektin për aplikimin tuaj: Aplikimi – Manaxher i Programit të Granteve – Emri Mbiemri. Aplikimi duhet të arrijë jo më vonë se data 26 shtator 2021, përmes adresës së emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen për intervista.
LevizAlbania është një punëdhënës që garanton mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuara, pa asnjë diskriminim!