Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve me mbështetjen e LevizAlbania po zhvillon projket strategjik “Për rritjen e cilësisë në përfaqësimin e qytetarëve në organet e zgjedhura për qeverisjen vendore nëpërmjet hartimit, lobimit dhe advokimit për ndryshime në legjislacionin zgjedhor”.
Mbështetja e proceseve për zhvillimin e demokracisë përfaqesuese është ndër angazhimet dhe objektivat e përhershme të Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve. Cilësia e kësaj demokracie përcakton suksesin në përpjekjet tona për zhvillimet që dëshirojmë në ekonomi, jetën shoqërore, kulturë dhe për bashkëjetesë komunitare.
Në kuadër të këtij projekti INSIZ fton qytetarët të shprehin opinionin e tyre mbi cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në organet e zgjedhurapër qeverisjen vendore.
Merr pak minuta kohë dhe plotëso pyetësorin e ideuar nga organizata INSIZ.
[/calltoaction]