RAXHI RAKIPI SJELL NDRYSHIMIN PËR KOMUNITETIN E TIJ NË ELBASAN

RAXHI RAKIPI SJELL NDRYSHIMIN PËR KOMUNITETIN E TIJ NË ELBASAN

Raxhi Rakipi është grantmarrës i LevizAlbania në Thirrjen numër 6 të LevizAlbania. Raxhi aplikoi si grupim informal duke synuar të ndikonte në përmirësimin e komunitetit dhe jetës së banorëve në lagjen “5 Maji” Rrapishtë në Bashkinë e Elbasanit. Përmes angazhimit të tij dhe qytetarëve të angazhuar në kauzën e përbashkët, Raxhi Rakipi ja doli që përmes mbështetjes së LevizAlbania të sjellë ndryshimin e prekshëm në komunitetin e tij.

Përmes proekti të mbështetur nga LevizAlbania, Raxhi, grupimi I tij dhe qytetarët e prekur nga kauza e tij, arriti të ndikonte në vendimmarjen e njësisë së qeverisjes vendore përmes adresimin të problematikeve të infrastrukturës rrugore në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Përmes këtij angazhimi ai tashmë ja doli që të sillte rezultate konkrete:

Arritjet e projektit “ Investim në infrastrukturën e lagjes “ 5 Maj” Rrapishtë nga Bashkia Elbasan

  • Në lagjen “5 Maj“ ndodhet një gropë septike brënda oborrit të një familjeje. Në këtë gropë akumulohen ujërat e zeza të 250 familjeve. Banorët ankohen sepse kjo gropë septike po sjell sëmundshmëri tek ata dhe fëmijët e tyre. Prej 14 vitesh kjo gropë nuk ishte pastruar asnjëherë nga bashkia. Pas takimit me nënkryetarin e Bashkisë Elbasan Z. Ervin Saraçi u arrit që, në datën 28 Gusht 2020, te behet pastrimi i gropës septike, që kishte 14 vite pa u pastruar dhe rrezikonte jetën e banorëve. Pas pastrimit për dy ditë nga Bashkia Elbasan rreziku është rreziku eshte ulur dhe grupi advokues kërkoi zgjidhjen afatgjatë që është eleminimi i gropës septike prane Bashkise Elbasan. Gjithsej përfituan 500 banore (270 femra dhe 230 meshkuj). Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 30 shtator 2020 u miratua zgjidhja për gropës septike, ndërtimin e një kanali KUZ. Banorët, grupi advokues dhe grupi i punës u ndjenë mirë që ky investim do të bëhet. (bashkelidhur vendimi i Keshillit Bashkiak).

1

  • Rregullimi i ndriçimit është bërë në datën 03 Gusht 2020 ku janë vendosur 10 ndriçues. Në dy rrugica në zonën e Rrapishtës nuk ka patur asnjëherë ndriçim , por pas vendosjes banorët na falenderuan për nismën. Gjithsej përfituan 500 banore 270 femra dhe 230 meshkuj.

2

  • Në datën 31 Gusht 2020 është bërë pastrimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në të gjithë zonën e Rrapishtës. Nga Bashkia Elbasan dhe Ujësjellës Kanalizime Elbasan. Në këtë zonë prej vitesh nuk ishte bërë pastrimi i pusetave dhe gjatë kohës së reshjeve këto mbetje arrinin te oborret e disa familjeve.

4

  • Në datën 05 Nëntor 2020 është bërë shtrimi me çakull i rrugëve tek zona ish stallave në Rrapishtë. Këto rrugë ishin tejet të amortizuar dhe kjo ishte një zgjidhje e përkoshme derisa të bëhet asvaltimi i rrugëve.

5

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN”. Projekti mbështet organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale në përpjekjen e tyre për të forcuar demokracinë vendore, përmisuar qeveirsjen vendore dhe ndikuar në rritjen e angazhimit qytetar dhe komunitar për më shumë përgjegjeshmëri, transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje prej organeve të vetëqeverisjes vendore.