Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.
Mbështetja e grave ka qenë dhe vijon të jetë një objektiv i LevizAlbania, projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN.
Ndër vite LevizAlbania ka mbëshëtetur me dhjetra nisma dhe inciativa të ideuara dhe zbatuara nga gratë, nga të drejtat e grave, strehimi i grave kryefamiljare, kujdesi paliativ për gratë, e të tjera.
Por cilat kanë qenë disa nga nismat e mbështetura nga LevizAlbania, që janë ideuar dhe zbatuar nga gratë e që në fokusin dhe objektivat e tyre kanë patur pikërisht fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, për më shumë të drejta, politika mbështetëse dhe kujdes?
Nisma të mbështëtura nga LevizAlbania:
- Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat, Projekti: Shërbimi social dhe shëndetësor për grupet e margjinalizuara.
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Projekti: Monitorimi i funksioneve të deleguara të Bashkive në lidhje me Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor.
- Qendra ILUMINATOS. Projekti: Diversiteti i shërbimeve sociale dhe publike në disa njësi administrative të bashkisë së Tiranës në kontekstin e ndarjes së re administrative-territoriale.
- Shoqata RYDER. Projekti: Monitorimi i shërbimit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës.
- Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale Kukës: Projekti: Iluzioni i barazisë gjinore në nivel vendor.
- Shoqata Vizion Gruaje. Projekti: Përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet aktivizmit të grupeve komunitare dhe përfshirja e grave në organet vendimmarrëse.
- Gratë artizane Vau Dejes. Projekti: Të rinjtë në iniciativë.
- Ina Kasimati. Projekti: Advokim , monitorim për buxhetin, politikat e Bashkisë Tiranë në lidhje me strehimin social, dhënien e kredive të buta grave të divorcuara-kryefamiljare, me urdhër mbrojtje.
Tetori Rozë nuk duhet të jetë vetëm një muaj ndërgjegjësimi dhe solidariteti por një muaj që duhet të zgjasë një vit e përërsitet cdo vit, ku mbështetja për gratë, sipërmarrjet e tyre dhe kujdesi ndaj tyre të jetë maksimal dhe I plotë.
#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore