LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen vendore, përmes nismave të ideuara nga aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale ka shpallur Thirrjen për Aplikime Nr. 6.
Thirrja për aplikime numër 6-të vjen në kuadër dhe të nisjes së fazës së dytë (2019-2023) të implementimit të projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim për Bashkëpunim, i cili zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”.
Për të informuar target grupet e interesuara, organizatat e shoqërisë civile, individët, grupet informale dhe qytetarët aktiv në komunitet, projekti LevizAlbania do të organizojë katër sesione informuese, sipas kalendarit të poshtë-shënuar:
- Sesioni informues në qytetin e Vlorës
09 Tetor 2019, ora 10:00 në Hotel Bologna
- Sesioni informues në qytetin e Shkodrës
10 Tetor 2019, ora 11:00 në Hotel Rozafa
- Sesioni informues në qytetin e Elbasanit
11 Tetor 2019, ora 10:00 në Hotel Imperial
- Sesioni informues ONLINE
14 Tetor 2019, ora 11:00 LIVE në Facebook @LevizAlbania
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angahzohi #Apliko #Thirrja6