LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit“, shpall koncept-idetë e kualifikuara për në fazën e konkurseve të ideve.
LevizAlbania, është projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, qytetarëve aktiv dhe grupimeve komunitare, të cilët përmes ideve të gjeneruara prej tyre synojnë të ushtrojnë presion ndaj institucioneve vendore për më shumë transparencë, llogaridhënie, përgjegjshmëri dhe përfshirje në proceset vendimmarëse.
Thirrjes për Aplikime Nr. 6, aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale iu përgjigjën me 379 aplikime në total, prej të cilave 226 Oganizata Jo Fitimprurëse, 122 individë dhe 31 grupe informale, duke mbuluar 60 nga 61 bashki të vendit. Thirrja për Aplikime Nr. 6 pati tre drejtime, përmes të cilave, projekti LevizAlbania synon zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të demokracisë vendore.
Në këtë kuadër, pas një vlerësimi bazuar në kriterët e vlerësimit të publikuar në Udhëzuesin për Aplikime të Thirrjes Nr. 6, LevizAlbania prezanton Organizatat Jo Fitimprurësë, Individët dhe Grupet Informale të cilët kalojnë në fazën e Konkursit të Ideve.
Konkurset e Ideve, një risi dhe veçori e projektit LevizAlbania, do t‘i japë mundësinë aplikantëve të kualifikuar të prezantojnë përpara Bordit të Granteve, idenë e tyre, nevojën për zbatimin e saj, risitë që sjellin për qytetarët dhe komunitetin.
LevizAlbania do të zhvillojë tre Konkurse të Ideve, në tre qytete të ndryshme të vendit, përkatësisht:
- Datë 11 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Tiranës
- Datë 12 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Elbasanit
- Datë 16 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Korçës
LevizAlbania, vijon të mbetet projekti që mbështet aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale që angazhohen për të forcuar demokracinë vendore përmes nismave qytetare që gjenerojnë aksion dhe mobilizim qytetar dhe ndikojnë në përmirësimin e qeverisjes vendore duke patur në fokus qytetarët.
LISTA E APLIKANTËVE TË KUALIFIKUAR NË KONKURSIN E IDEVE - THIRRJA 6
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #Thirrja6 #KonkursiIdeve