THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.4 - ‘PJESËMARRJA DHE VULLNETARIZMI RINOR NË NIVEL VENDOR’
LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" synon forcimin dhe përmirësimin e demokracisë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve.
LevizAlbania fton organizatat jofitimprurëse (OJF) të aplikojnë në Thirrjen Nr. 4 për Aplikime, Grante Strategjike ‘Pjesëmarrja dhe Vullnetarizmi Rinor në Nivel Vendor’ me qëllim: rritjen e pjesëmarrjes dhe vullnetarizmit rinor në nivel vendor si instrument për qytetari të angazhuar dhe zhvillim më të qëndrueshëm. Për të aplikuar në instrumentin e Granteve Strategjike Organizatat Jo-fitimprurëse duhet të vijnë në formën e koalicionit të përbërë nga të paktën tre organizata që në këtë fazë të aplikimit.
LevizAlbania, nëpërmjet Granteve Strategjike, mbështet krijimin e një mjedisi mundësues për forcimin e aktorëve të shoqërisë civile, formalë dhe jo-formalë, dhe rritjen e angazhimit qytetar me qëllim institucionalizimin e llogaridhënies dhe qeverisjes pjesëmarrëse në nivel vendor.
Thirrja e 4-të për Grante Strategjike e LevizAlbania ka pesë (5) drejtime dhe në të mund të aplikojnë vetët organizatat e shoqërisë civile.
Drejtimet e Thirrjes Nr.4 për Grante Strategjike janë:
Drejtimi 1: Formësimi i Karrierës Përmes Pjesëmarrjes në Komunitet (1 grant);
Drejtimi 2: (Ri)jetëzimi i Qendrave Rinore (1 grant);
Drejtimi 3: Aktivizëm Përmes Vullnetarizmit (1 grant);
Drejtimi 4: Rrjeti Vendor i Studentëve të Shkëlqyer (1 grant);
Drejtimi 5: Zotërimi i Vlerave Mjedisore (1 grant).
MADHËSIA E GRANTEVE DHE AFATI I ZBATIMIT
- Afati maksimal i zbatimit të projektit është 18 muaj;
- Kufiri maksimal i 1 (një) granti strategjik është 60,000 CHF;
- Në Thirrjen për Aplikime Nr. 4 lejohet aplikimi i OJF-ve me vetëm një projekt propozim.
Afati i fundit për aplikime në Thirrjen Nr. 4 për “Grante Strategjike” është data 30 Shtator 2021, ora 23:59. Në këtë thirrje mund të aplikojnë vetëm organzatat e shoqërisë civile dhe aplikimi behet përmes dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga LevizAlbania në adresën e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Të gjithë të interesuarit për aplikime në këtë thirrje duhet të tregojnë kujdes të veçantë në leximin dhe konsultimin e plotë të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të cilin mund ti referohen formateve të përgatitura nga projekti LevizAlbania që gjenden më poshtë:
- UDHËZUESI I THIRRJES NR.4 PËR APLIKIME, GRANTE STRATEGJIKE ‘PJESËMARRJA DHE VULLNETARIZMI RINOR NË NIVEL VENDOR’
- FORMULARI I PROJEKT PROPOZIMIT GRANTE STRATEGJIKE
- UDHËZUESI PËR PËRGATITJEN E PROJEKT PROPOZIMIT TË PLOTË
- ANEKS 1 - FORMULARI I BUXHETIT PËR PROJEKTIN E PROPOZUAR
- ANEKS 2 - KALENDARI I AKTIVITETEVE TË PLANIFIKUARA PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT
- ANEKS 3 - KUADRI LOGJIK I PROJEKTIT
- ANEKS 4 - LISTA E DOKUMENTAVE SHOQËRUESE TË PROJEKT PROPOZIMIT TË PLOTË
- ANEKS 5 - UDHËZUES PËR APLIKANTËT MBI PERSPEKTIVËN GJINORE
Gjatë periudhës që Thirrja për Aplikime për Strategjike NR.4 do të qëndrojë e hapur, LevizAlbania do të organizojë një sesion informues online, për secilin nga Drejtimet e kësaj thirrje.
Në sesionet informuese janë të ftuara organizata të shoqërisë civile dhe do të diskutohet mbi fushat dhe prioritetet përkatëse, procedurat e Thirrjes, si dhe do t’i jepet përgjigje pyetjeve që kanë të interesuarit mbi Thirrjen Nr. 4 për Aplikime. Sesioni informues do të zhvillohet në 10 Shtator, 2021 ora 11.00. Sesioni do të zhvillohet përmes platformës Zoom dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të regjistroheni duke klikuar në këtë link:
Menjëherë pas regjistrimit në Zoom Webinar do t’ju dërgohen të kredencialet për të qenë pjesë e sesionit informues online dedikuar Thirrjes Nr. 4 për Aplikime, Grante Strategjike ‘Pjesëmarrja dhe Vullnetarizmi Rinor në Nivel Vendor’.
Për të mësuar më shumë rreth nismave strategjike të mbështetura nga LevizAlbania KLIKONI KËTU
Organizatat e interesuara për të aplikuar dhe që përmbushin kriteret e pranueshmërisë inkurajohen të kontaktojnë LevizAlbania për çdo pyetje në: +35544500153; +355676036732; ose email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.