LevizAlbania projekti i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i zbatuar nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA”, “Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Bashkëpunim” si dhe “Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, shpall Thirrjen për Aplikime për Grante Strategjike.
Duke synuar fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile në nivel vendor për të kërkuar qeverisje më të mirë vendore, LevizAlbania shpall Thirrjen për Aplikime në Instrumentin e Granteve Strategjike dhe fton Organizatat Jofitimprurëse të interesuara të angazhohen për të kontribuar në drejtimet dhe objektivat e përcaktuara në këtë Thirrje.
Të gjitha Organizata Jofitimprurëse, që janë të interesuar të aplikojnë pranë LevizAlbania janë të lutur që për çdo informacion apo paqartësi të na shkruajnë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 67 603 6732.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj thirrje jeni të lutur të lexoni me kujdes UDHËZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE.
Për të aplikuar do të duhet të plotësoni të gjitha dokumentacionin e kërkuar nga LevizAlbania të cilin e gjeni të listuar më poshtë:
1.Udhëzuesi i Thirrjes për Aplikime - Grante Strategjike
2.Formulari i Projekt Propozimit Grante Strategjike
3.Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt Propozimit të Plotë
Aneks 1 Formulari i Buxhetit për Projektin e Propozuar
Aneks 2 Kalendari i Aktiviteteve të Planifikuara për Zbatimin e Projektit
Aneks 3 Kuadri Logjik i Rezultateve
Aneks 4 Lista e Dokumentave Shoqëruese të Projekt Propozimit të Plotë
Aneks 5 Udhëzues për Aplikantët mbi Perspektivën Gjinore
#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #ThirrjePerAplikime #GranteStrategjike