Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

WEBINAR: Ndërtimi i urave të komunikimit midis gazetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile në nivel lokal

LevizAlbania Webinar Media dhe Shoqeria Civile

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Shoqëria civile në Shqipëri e ka rritur rolin e saj ndikues në vendosjen e proriteteve për institucionet e qeverisjes vendore, por edhe të asaj qendrore, duke u mbështetur në eksperiencën dhe angazhimin e saj, qoftë në pikëpamje teorike e hulumtuese ashtu edhe në pikëpamje të përçimit të zërit dhe interesave të komuniteteve dhe qytetarëve. Media nga ana tjetër është shquar për një rol aktiv në ushtrimin e presionit ndaj institucioneve, duke përdorur elementin e mbërritjes së mesazheve të veta në publikun e gjerë dhe duke ndikuar në formësimin e perceptimit publik për çështje të ndryshme.

Në këtë këndvështrim, ka një potencial të madh në krijimin e sinergjive mes aktorëve të shoqërisë civile, të kuptuar si organizata apo aktivistë për çështje të ndryshme me rëndësi për qytetarët dhe publikun, dhe medias. Aktualisht këto dy shtylla të shoqërisë shqiptare kanë pasur shumë pak pika ndërveprimi, por edhe atëhere kur ndërveprimi ka ndodhur, ka qenë në përmasa më tepër spontane dhe të pastrukturuara, se sa me një plan të mirëfilltë bashkëpunimi, me përfitime të ndërsjellta. Nevoja për të krijuar një sinergji dhe bashkëpunim ndërveprues midis aktorëve të shoqërisë civile dhe medias, mbetet një cështje e cila vijon të ketë nevojë për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm. Qasja aktuale e kësaj  marrëdhënie u evidentua edhe më shumë përgjatë periudhës së pandemisë Covid19, ku bashkëpunim mund të ishte kthyer në motor ndryshimi dhe advokimi të nevojave të komuniteteve në mbarë vendin.Nëse flasim për nxietjen dhe angazhimin e komuniteteve, atëherë roli i medias vendore dhe aktivistëve në nivel komunitar, bëhet shumë më i rëndësishëm.

Këto çështje janë të nevojshme të ngrihen dhe diskutohen mes aktorëve të shoqërisë civile, gazetarëve të njohur të vendit dhe qytetarë aktivistë, apo aktorëve të tjerë, pse jo edhe të institucioneve, përfshi qeverisjen vendore.

Për të adresuar këtë çështje LevizAlbania do të organizojë takimin virtual (webinar) me temë: “Ndërtimi i urave të komunikimit midis gazetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile në nivel lokal”.

Objektivat e aktivitetit:

  • Nxitja e debatit mbi rolin e shoqërisë civile dhe medias në përpjekjet për advokim komunitar;
  • Organizimi i platformave ndërvepruese mes medias dhe shoqërisë civile
  • Evidentimi i problematikave, shembujve të mirë dhe mënyrave të reja të ndërveprimit dhe koordinimit mes shoqërisë civile dhe medias
  • Njohja e grantmarrësve të LA me elemente të përdorimit të medias si mjet për advokim

Webinar do të jetë i ndarë në dy panele dhe do të synojë të adresojë:

  1. Problematikat e kontekstit aktual
  2. Rëndësia e bashkëpunimit midis medias dhe aktorëve të shoqërisë civile
  3. Problematikat e bashkëpunimit
  4. Modele suksesi
  5. Perspektiva dhe hapat e nevojshëm për tu ndërmarrë

Secili nga panelet do të moderohet nga një expert i angazhuar në media dhe shoqërinë civile, dhe do të ketë në përbërje si agazetarë ashtu edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të sjellin këndvështrimin e tyre mbi çështjet për diskutim.

Panelet do të zhvillohen përmes një platforme on-line dhe do të sigurohet pjesëmarrja e shoqërisë civile, gazetarëve të ndryshëm, studentëve të gazetarisë, aktivistëve, etj. Veprimtaria do të jetë e hapur për tu ndjekur nga të gjithë që shprehin interes për të aksesuar. Paneli parë do të jetë me një diskutim të mbyllur, ndërsa paneli i dytë do të jetë i hapur për pyetje dhe komente nga të gjithë ndjekësit e diskutimit on-line.

Për tu bërë pjesë e këtij WEBINAR mjaft interesant do të duhet të regjistroheni dhe të merrni të dhënat e aksesimit në të. Për tu regjistruar në këtë ëebinar mjafton të klini në link këtu: https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_T0EQgcnORxCg2G_U4qnsng

Programi i Aktivitetit:

Sesioni 1

Ndërtimi i urave të komunikimit midis gazetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile (konteksti aktual, nevojat për ndryshim, përmirësimi në të ardhmen).

Moderator:

Lutfi Dervishi

10:30  - 10:45

Hyrja dhe një prezantim nga moderatori, Lutfi Dervishi

10:45 – 11.30

Diskutim me panelistët dhe ekspertë e fushës së gazetarisë dhe shoqërisë civile

Sesioni 2

Relevanca e gazetarisë përgajtë pandemisë Covid_19

Moderator:

Blendi Salaj

11:30 – 11:45

Hyrja dhe një prezantim nga moderatori, Blendi Salaj

11:45 – 12:15

Elisa Gjerani – Kryeredaktore e platformës PortaVendore

Geri Emiri – Gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile

Olsi Nika – EcoAlbania

12:15 – 13:00

Diskutim me aktivistët dhe gazetarët lokal (Si do ndodhi??)

13:00 – 13:10

Konkluzionet

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153