IDRA - Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore.

IDRA - Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore.

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi Projekti: Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore Bio e projektit: IDRA synoi që përmes kombinimit të metodave cilësore të hulumtimit, të paraqesite një panoramë më të qartë të projekteve, studimeve, raporteve dhe mekanizmave të përdorur deri më tani nga shoqëria civile, për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen lokale. Për IDREN ishte shumë e rëndësishme të ndërtohej në set parimesh për njehsimin e standardeve që duhen patur parasysh në hartimin e projekteve dhe mekanizmave për pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje në rang lokal. Në kuadër të projektit u parashikuar ndërtimi i një udhërrëfyesi bazuar mbi praktikat e suksesshme gjatë 10 viteve të fundit në këtë pikë, do të ndihmojë organizatat jo- fitim prurëse në vend të mos replikojnë mekanizma që kanë rezultuar jo efikas ndër vite. Duke kombinuar metodat e intervistave në thellësi me aktorë që janë të përfshirë në aktivitete të kesaj natyre (struktura publike, OJF, organizata ndërkombëtare, etj) me grupe të fokusuara qytetarësh dhe aktorësh lokale, me rishikim literature për eksperienca ndërkombëtare, IDRA synoi të identifikonte praktikat më të mira, më rezultative dhe teknikat më inovative që mund të aplikohen në Shqipëri në nivel lokal. Projekti i propozuar u zbatua në këto zona: Tiranë, Shkodër, Korcë, Elbasan, Durrës, Fier. Ndarja e zonave merr parasysh disa parametra, mes të cilëve: a) ndarjen e re administrative, b) numrin e popullsisë, c) numrin e OJF aktive në secilën zonë. Duke klikuar në link më poshtë gjeni udhërrefyesin e përgatitur nga IDRA në kuadër të projektit të mbështetur nga LevizAlbania në thirrjen e parë për aplikime. Udhërrëfuesi për përfshirjen qytetare dhe komuniteteve në qeverisjen vendore. #LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #IDRA #Thirrja1