Raportet e projektit të BIRN ALBANIA - Thirrja 1

Raportet e projektit të BIRN ALBANIA - Thirrja 1

Rrjeti Ballkanik për gazetarinë investigative në Shqipëri – BIRN Albania Bio e projektit: Forcimi i partneritetit vendor midis medias dhe shoqërisë civile Anëtarët e komuniteteve lokale, aktorët e shoqërisë civile dhe mediat janë tre faktorët kyç që ndikojnë në kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve të qeverisjes vendore. Këto tre aktorë rrallëherë kanë ndërvepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pavarësisht qëllimeve të njëjta. Gjithashtu, institucionet e pushtetit lokal paraqesin probleme të thella lidhur me nivelin e transparencës në vendimmarrje si dhe përfshirjen e komunitetit në proceset e konsultimit publik, duke ngritur për rrjedhojë shqetësimin e thellimit të hendekut mes qytetarit dhe vendimmarrësve lokalë në bashkitë e reja me sipërfaqe dhe larmishmëri nevojash më të mëdha për të administruar. Përmes këtij projekti, BIRN Albania dhe partnerët e saj synojnë të rrisin urat e bashkëpunimit dhe partneritetit mes këtyre aktorëve nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile në advokimin e çështjeve të rëndësishme për komunitetet, rritjes së kapaciteteve të gazetarëve për raportim në nivel vendor, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të transparencës së institucioneve vendore. Kliko për të shkarkuar dy raportet e projektit të BIRN Albania: Raporti i projektit BIRN - Faza 1 Raporti i projektit BIRN - Faza 2 Lista e indikatorëve të transparenncës të vlersësuar nga monitorimi