Raporti I GADC - PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR

Raporti I GADC - PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zbatoi projektin “Monitorimi i funksioneve të deleguara të Bashkive në lidhje me Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor”, mbështetur nga LevizAlbania përgjatë Thirrjes Nr.3 për aplikime. Projekti realizoi monitorimin e gjashtë bashkive (njësive administrative) nërpërmjet qytetarëve për njërin prej funksionve më sensitive për qytetarët, instrukturën e shërbimeve publike, speicifikisht rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndëetësor. Në kuadër të projektit të mbështetur nga LevizAlbania, zbatuesit e tij realizuan gjashtë raporte individuale për seclën prej bashkive të përfshira në projekt, raporte në përmbajtjen e të cilave u përfshinë fakte dhe dokumenta që lidheshin pikërisht me fokusin që këto bashki kishin për qendrat shëndetësore. Organizata GADC realizoi gjithashtu aktivitete advokuese në nivel vendor në fokusin e të cilave ishte mbrojtja e shëndetit si dhe administrimi i qendrave të shërbimeve të reja në fushën e shëndetit publik, bazuar në ligjet në fuqi të vendit tonë. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti dhe raportit të plotë të tij, mund të klikosh në link më poshtë: RAPORTI I GADC – PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE TË QENDRAVE TË KUJDESIT TË SHËNDETIT PARËSOR