Emri i Aplikantit |
EcoAlbania |
Titulli i Projektit të Propozuar |
Rrjeti i Organizatave Mjedisore në Shqipëri (ENGONA – Environemental NGO Network in Albania). |
Arsyetimi i Propozimit |
Në Shqipëri, OSHC-të shpesh kanë lidhje të dobëta me bazën dhe mbështetësit e tyre, gjë që ndikon drejtpërdrejt te besueshmëria e tyre në qasjen ndaj proceseve advkuese dhe lobuese. Nga ana tjetër ajo që vihet re është mungesa e koordinimit mes organziatave duke shfaqur më shumë konkurrencë sesa bashkëpunim. Në këtë kontektst, koalicionet strategjike apo rrjetëzimet shihen shpesh si mënyra më efektive që organizatat kanë për të aplifikuar ndikimin e tyre kundrejt vendim-marrësve. Nga ana tjetër rrejtëzimi konsiderohet si një mundësi mjaft efikase për të shkëmbyer informacione dhe burime materiale. Megjithatë, ashtu si organizatat edhe rrjetet e tyre vuajne nga e njëjta “sëmudje” që është paqendrueshmëria në kohë e funksionalitetit si rrjet e kushtëzuar në mënyrë direkte nga burimet financiare në dispozicion të tyre. Një tjetër element thelbësor që frenon krijimin dhe efektivitetin e rrjeteve është edhe mungesa e ndërlidhjes mes organizatave në një mjedis kaq të fragmentuar. Në këtë këndvështrim, ky projekt-propozim vjen si një nevojë për të mbyllur hapësirat e fragmentarizimit të sektorit të OSHC-ve që operojnë ne fushën e mjedisit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë si edhe duke mbyllur hendekun mes organizatave të konsoliduara dhe atyre të afirmuara duke krijuar mes tyre premisa për sinergji në iniciativa të përbashkëta përmes promovimit parimit të komplementaritetit tematik. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Objektivi i Përgjithshëm: Zbutja e fragmentarizimit dhe krijimi i një mjedisi bashkëpunues mes OSHC-ve mjedisore në Shqipëri.
Objektivat Specifik - OS1: Zhvillimi i një platforme rrjetëzimi për organizatat që operojnë në fushën e mjedisit në Shqipëri. - OS2: Ngritja e 4 rrjeteve tematike të OSHC-ve brenda sektorit të mbrojtës së Mjedisit në Shqipëri - OS3: Mbështetje teknike për rrjetet tematike të ngritura të OSHC-ve për ngritjen dhe advokimin e kauzave të përbashkëta mjedisore. |
Aktivitetet kryesore |
Aktiviteti 1. Koordinimi, konceptimi i planit të punës mes partnerëve
Aktivitet 2. Krijimi platformës "Rrjeti i Organizatave Mjedisore A2.1. Konceptimi i fushave të platformës "Rrjeti i Organizatave Mjedisore" testimi dhe krijimi A2.2. Hartimi i manualit të përdorimit të platformës;
Aktivitet A3. Popullimi i Platformës A3.1. Hapja e thirrjes për shprehje interesi për tu bërë pjesë e platformës; A3.2. Vlerësimi i OSHC-ve që kanë shprehur interes që të kenë aktivitet në përputhje me çështjet mjedisore; A3.3. Krijimi i profileve për OSHC-të në Shqipëri që operojnë në fushën e mjedisit; A.3.4. Grupimi i OSHC-ve sipas fushave të interesi A.3.5. Krijimi i rrjeteve tematike mes OSHC-ve për iniciativa të përbashkëta; A3.6. Hedhja në platformë të mundësive të ndryshme për iniciativa të përbashkëta mes OSHC-ve.
Aktivitet A4. Organizimi i trajnimeve të 4 rrjeteve tematike A.4.1. Krijimi i modulit të trajnimit A4.2 Trajnimi i OSHC-ve sipas 4 rajoneve të zhvillimit mbi përfitimet dhe teknikat e rrjetëzimit dhe advokimit
Aktivitet A5. Vlerësim dhe monitorim i iniciativave të përbashkëta A.5.1. Mbështetje dhe promovim i aktivitete nga OSHC-të pjesë e platformës A.5.2. Vlerësimi i impaktit të ardhur përdorimi i platformës dhe përfitimet që vijnë nga rrjetëzimi
Aktivitet A6. Shpërndarja e njohurive dhe kapitalizmi i projekti. A.6.1. Përgatitja e artikujve mediatike rreth aktiviteteve të projektit si demonstrim në praktike për advokimin A.6.2. Përgatitja e një Leafletter me info rreth OSHC-të pjesë e platformës. A.6.3 Prodhimi i video të shkurtra informuese mbi rrjetet tematike A.6.4 Prodhimi i storygraphics për përdorim online mbi teknikat dhe përfitimet e rrjetëzimit A.6.5. Konferencë përmbyllëse. |
Rezultatet e pritshme |
4 nisma konkrete dhe efektive të avokimit në nivel lokal të ndërmarra nga rrjetet e OSHC -ve në fushën e mjedisit. R1. Krijimi i platformës së Rrjetit të Organizatave të Mjedisit; R2. Përgatitja e manualit të përdorimit të platformës; R3. Përgatitja e 40 profileve anëtare të platformës së Rrjetit të Organizatave të Mjedisit; R4. Krijimi i katër (4) rrjeteve tematike mjedisore në kuadër të platformës: i) rrjeti për qeverisjen mjedisore; ii) rrjeti për mbrojtjen ndaj ndotjes së mjedisit; iii) rrjeti për mbrojtjen e biodiversitetit dhe faunës; iv) rrjeti për advokimin dhe hulumtimin mjedisor; R5. Realizimi i 4 trajnimeve në: Gjirokastër, Kukës, Shkodër dhe Korçë sipas rrjeteve tematike të krijuara; R.6. Nxitja dhe mbështetja e 4 nismave mjedisore vendore nga rrjetet e krijuara; R6. Artikuj mediatike dhe video të shkurtra ndërgjegjësuese që sjellin në vëmendjen qytetare domosdoshmërinë e advokimit rreth kauzave mjedisore. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
15 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Gjithë territori |
Grupi i punës |
Olsi Nika, drejtor projekti (EcoAlbania); Besa Guri (EcoAlbania), oficere komunikimi dhe vizibiliteti; Margarita Buxhaku – koordinatore për shoqërinë civile (ACEG); Izaura Qendro, oficere financash (ACEG); Arben Malaj – trajner për advokimin (IPPM); dhe Arlind Rama – koordinator për trajnimin (IPPM); IT expert |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Olsi Nika |
Partnerët në projekt |
Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore dhe Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë