Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

EUREKA! Eksploro udhë të reja për karrieren dhe angazhimin tënd komunitar

Emri i Aplikantit

Partnerë për Fëmijët

Titulli i Projektit të Propozuar

EUREKA! Eksploro udhë të reja për karrieren dhe angazhimin tënd komunitar

Drejtimi

Drejtimi 1 Formësimi i Karrierës Përmes Pjesëmarrjes në Komunitet

Arsyetimi i Propozimit

Ky projekt synon krijimin e kushteve për ndërtimin e një modeli efikas të mbështetjes së nxënësve dhe mësuesve në përpjekjen e tyre për të ndërtuar një rrugëtim të suksesshëm karriere i cili zhvillohet përmes pjesmarrjes aktive të të rinjve në komunitet dhe veprimtari të cilat mundësojnë eksplorimin e duhur të talentit dhe preferencave të nxënësve ndaj profesionit të tyre të ardhshëm. Projekti synon krijimin e partneritetit me komunitetin shkollor në mënyrë që modeli të ketë bashkëautorësinë e aktorëve të përfshirë në këtë nismë me qëllim që nisma të ushqejë një mjedis ku të gjithë kanë një kuptim të qartë të përpjekjes, ndajnë një qëllim të përbashkët dhe përmbushin rolet respektive.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Ndërtimi i një modeli efikas të angazhimit në komunitet në funksion të zhvillimit të kapacitetit të shkollës dhe aftësive të nxënësve të shkollave të mesme për të investuar në një karrierë të suksesshme e të dobishme për komunitetin lokal në bashkitë Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër. 

Objektivat specifikë

·         Mbështetja e shkollave në fokus për të ngritur klube tematike të cilat do të shërbejnë si instrumente për të forcuar marrëdhënien horizontale midis nxënësve, përmirësimin e efikasitetit të programit të orientimit të karrierës si dhe lehtësimin e konceptimit dhe organizimit të nismave të cilat kontribojnë në komunitet.

·         Ndërtimi i programeve të këshillimit të karrierës të cilat marrin në konsideratë talentet dhe preferencat e nxënësve sikurse dhe prioritet lokale

·         Forcimi i lidhjes midis shkollave në fokus dhe ish nxënësve me karrierë të suksesshme duke i përfshirë këta të fundit në aktivitetet e klubeve tematike dhe zbatimin e programit të këshillimit të karrierës

·         Mbështetja e aktorëve të përfshirë në projekt për të nxitur bashkitë respektive që të shqyrtojë mundësinë e planifikimit të fondit për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe përhapjes së modelit në shkolla të tjera

Aktivitetet kryesore

1.1. Ngritja e Qendrës Burimore të Angazhimit Qytetar dhe Këshillimit të Karrierës. 

Aktiviteti 1.2 Zhvillimi i programit të Mentorimit. 

Aktivitet 1.3: Krijimi dhe Funksionimi i Klubeve Tematike. 

Aktiviteti 1.4 Projekte Komunitare për eksplorimin e karrierës

Aktiviteti 2.1&2.2 Ndërtimi dhe Zhvillimi i Programit të Orientimit dhe Këshillimit të Karrierës. 

Aktiviteti 2.3   Krijimi i partneritetit me komunitetin.

Aktiviteti 3.1: Menaxhimi i Njohurive te Qendrës Burimore të Angazhimit Qytetar dhe Këshillimit të Karrierës.

Aktiviteti. 3.2 Advokim për Mirëfunksionimin e Qendrave Burimore të Angazhimit Qytetar dhe Këshillimit të Karrierës. 

Rezultatet e pritshme

Krjimi i një mjedisi fuqizues përmes të cilit nxënësit të cilët ndajnë interesa të njëjtë sa i takon temave të caktuara i eksplorojnë ato së bashku, shkëmbejnë informacion, mendime dhe njohuri sikurse nxiten për të konceptuar nisma të përbashkëta të cilat frymëzohen nga aftësitë e pasionet dhe talentet e tyre dhe njëkohësisht i përgjigjen nevojave të komunitetit. 

Klubet tematike zhvillojnë aktivitet të vazhdueshëm dhe arrijnë të gjenerojnë nisma të cilat janë të vlefshme dhe zbatohen në komunitet

Shkolla zbaton një program të këshillimit të karrierës i cili është relevant për nxënësit si dhe i përgjigjet prioriteteve lokal.

Komuniteti lokal angazhohet në nismat e ndërrmara nga të rinjtë duke ushqyer kështu një cikël pozitiv i cili nxit dhe motivon angazhimin e vazhdueshëm të nxënësve në komunitet 

Përfituesit kryesorë

Rreth 300 vajza dhe djem të shkollave të mesme nga klasa e 10-të në të 12-të kanë përmirësuar aftësitë e tyre të lidershipit, planifikimit dhe organizimit përmes zbatimit të projekteve komunitare;

- Rreth 300 djem dhe vajza kanë vetëbesim dhe vetëvlerësim më të lartë për aftësitë dhe talentet e tyre përmes frekuentimit të klubeve tematike në Qendrën Burimore të Angazhimit Qytetar dhe Këshillimit të Karrierës;

- Afro 12 mësues janë aftësuar në ofrimin e orientimit dhe këshillimit të karrierës;

- Rreth 1000 vajza dhe djem kanë një plan të mirëinformuar të zhvillimit personal dhe orientimit të qellimeve të karrierës.

- Gjashtë shkolla të mesme kanë zhvilluar shërbimin e Orientimit dhe Këshillimit të Karrierës;

- Komunitetet e tre Bashkive janë përmirësuar përmes kontributit të aftësive të të rinjve për të përmbushur nevojat e identifikuara

Kohëzgjatja e projektit

13 muaj

Zona e zbatimit të projektit

Bashkia Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër

Partnerët në projekt

Lëvizja Rinore Egjyptiane Rome (LRER)

Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim

Organizata Zbatuese: Partnerë për Fëmijët
Zona e zbatimit: Bashkia Elbasan, Bashkia Kukës, Bashkia Gjirokastër
Kohëzgjatja: 15 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153