Emri i Aplikantit |
Fondacioni Qendra Europiane |
Titulli i Projektit të Propozuar |
Media e pavarur për një qeverisje demokratike |
Arsyetimi i Propozimit |
Qëllimi kryesor i këtij projekti është rrjetëzimi i aktivistëve vendorë për të advokuar për profesionalizimin dhe pavarësimin e mediave vendore si parakusht për raportim profesional dhe forcimin e demokracisë. |
Qëllimi & objektivat |
Objektivat specifikë të mëposhtëm vijnë si derivat i qëllimit kryesor: OS1. Krijimi i një Koalicioni me organizata dhe aktivistë vendor në fushën e medias për të mundësuar advokim strategjik në mbështetje të pavarësisë dhe profesionalizmit të mediave vendore. OS2. Përfshirja dhe përhapja e perspektivës gjinore në mediat vendore si instrument për fuqizimin e grave dhe vajzave në media dhe komunitet. OS3. Përhapja e strukturuar e njohurive dhe përcjellja e praktikës së rrjetëzimit dhe advokimit në mbështetje të pavarësisë dhe profesionalizmit të mediave vendore. |
Aktivitetet kryesore |
A0. Start-up – përditësim i planit të punës dhe zhvillimit të aktiviteve. A1. Vlerësimi i nevojave dhe mangësive të aktivizmit dhe rrjetëzimit në nivel lokal, pozicionit dhe qeverisjes së medias lokale [e kombëtare]. A2. Krijimi dhe formalizimi i një Koalicioni/rrjeti me aktivistë të rinj, OJF lokale dhe gazetarë – në fokus liria dhe profesionalizimi i medias për një demokraci më funksionale. A3. Rritja e kapaciteteve të aktivistëve lokal të vijës së parë me qëllim një advokim më efektiv për lirinë dhe paanësinë e medias në nivel lokal. A4. Hartimi i 1 një seti Dokumenti Politikash nga perspektiva e terrenit mbi pavarësinë e qeverisjes së medias, pozicioni dhe nevojat e medias lokale, garantimi i pavarësisë së raportimit dhe përfshirjes së perspektivës gjinore në media. Ky set dokumentash do të përfshijë një analizë ligjore të situatës dhe rekomandimet për ndryshime eventuale. A5. Advokim Strategjik – shtyrje përpara e rekomandimeve dhe nismave konkrete të paraqitura në dokumentin e politikave do të shoqërohet me korrespondencë të vazhdueshme dhe organizimin e të paktën 8 takimeve të nivelit strategjik [Komisioni i Medias, Komisioni për Çështjet Ligjore, Autoriteti i Mediave Audiovizuale dhe 1 takim çdo Bashki të Qarkut Shkodër]. Në këto takime do të marrin pjesë përfaqësues të Koalicionit të krijuar dhe Konsorciumit implementues të projektit. A6. Shkëmbim i praktikave më të mira të Koalicionit dhe ndërtimi/përmirësimi i njohurive për të përsëritur këtë praktikë në 2 qarqe të tjera. Përmes kësaj përqasje Konsorciumi dhe Koalicioni do të organizojë 2 Forume të Hapura në Korçë dhe Vlorë me qëllim prezantimin e praktikës së krijuar në Qarkun e Shkodrës dhe mësimet e nxëna. Një platformë e dedikuar online do të krijohet për dokumentimin e të gjithë veprimtarisë, informim të aktorëve të tjerë dhe replikimin e kësaj praktike në njësi të tjera të qeverisjes vendore. Aktivitete horizontale |
Rezultatet e pritshme |
R.1. Rrjetëzimi i aktivistëve vendor në fushën e lirisë dhe pavarësisë së medias, gazetarisë së pavarur e cilësore i institucionalizuar dhe strukturuar në zonën gjeografike të projektit. R.2. Kapacitete të rritura të aktivistëve të vijës së parë, OJF-ve dhe gazetarëve për advokim të strukturuar për lirinë, pavarësinë dhe perspektivën gjinore në media. R.3. Rritje e raportimeve analitike dhe të thelluara mbi çështje me interes për komunitetin të cilat mundësojnë qeverisje transparente dhe të përgjegjshme. R.4. Rritje e raportimeve të cilat përfshijnë perspektivën gjinore sidomos përsa i përket raportimeve mbi dhunën në familje dhe rolin e femrës në shoqëri. R.5. Përhapja e strukturuar njohurive dhe metodologjisë së advokimit përmes rrjeteve/koalicioneve me aktorë të tjerë të shoqërisë civile në nivel lokal. |
Përfituesit kryesorë |
· Aktivistët e vijës së parë, OJF · Gazetarë · Institucionet qeverisëse në nivel lokal. |
Kohëzgjatja e projektit |
14 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Qarku Shkodër (5 bashki) |
Grupi i punës |
Drejtore projekti – Ina Xhepa, Qendra Europiane Koordinatore lokale – Tonilda Cela, Gruaja tek Gruaja Financiere projekti – Elona Shiba, Qendra Europiane Ekspert Ligjor: Klara Kodra Ekspert Ligjor: Erjona Haxhia Ekspert Ligjor: Ardjana Shehi-Kalo Ekspert çështjet gjinore: Bisej Kapo Ekspert media: Alfred Lela, Këshilli i Medias Ekspert për angazhim qytetar – Besarda Podgorica, Gruaja tek Gruaja Ekspert PR & komunikim – Sibel Pipa |
Përfaqësuesi ligjor |
Ina Xhepa - Drejtore Ekzekutive, Fondacioni Qendra Europiane |
Partnerët në projekt |
· Gruaja tek Gruaja · Këshilli i Medias |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë