Emri i Aplikantit |
Milieukontakt Shqipëri |
Titulli i Projektit të Propozuar |
Monitorimi i ndotjes akustike në zonat bregdetare |
Arsyetimi i Propozimit |
Zonat bregdetare janë zonat më të ekspozuara ndaj zhurmave kryesisht përgjatë sezonit turistik. Problematikat që lidhen me to janë mungesa e planeve vendore të veprimit mbi zhurmën, mungesa e monitorimit të vazhdueshëm të niveleve të zhurmave dhe mungesa e kontrolleve të ushtruara mbi veprimtaritë që gjenerojnë zhurma në zbatim të VKM si dhe mungesa e transparencës. Duke marrë në konsideratë gjendjen dhe problematikën e ndotjes nga zhurmat, komunitetet përgjatë këtyre zonave janë të pa informuar mbi rolin që ka pushteti vendor në administrimin dhe reduktimin e zhurmave. Ne si shoqëri civile, do të marrim përsipër që të adresojmë sa më qartë dhe të imponojmë pasqyrim korrekt të situatës reale mjedisore në qytetet tona. Rrjeti i organizatave dhe përfaqësuesve nga komuniteti do të monitorojnë ndotjen akustike dhe gjithashtu do të kryejnë rolin e një advokuesi aktiv në nivel lokal mbi problemin e ndotjes akustike në zonat turistike. |
Qëllimi & objektivat |
Qëllimi: Fuqizimi i bashkëpunimit të aktorëve lokal nëpërmjet përdorimit të instrumentave alternativë mbi monitorimin e zhurmave për të advokuar tek instancat vendore mbi mirëadministrimin e ndotjes akustike. Objektivat specifik: 1.Identifikimi i gjendjes aktuale të ndotjes akustike gjatë sezonit turistik nëpërmjet një metodologjie alternative të përcakuar e cila do të sigurojë të dhëna sasiore dhe cilësore mbi nivelin e zhurmave. 2.Nxitja e angazhimit qytetar në monitorimin e zhurmave nëpërmjet metodave alternative të monitorimit, trajnimeve, advokimit etj. |
Aktivitetet kryesore |
|
Rezultatet e pritshme |
R1.1: Dokumentim dhe analizë e perceptimit dhe shqetesimit qytetar mbi ndotjen akustike për të rritur ndërgjegjësimin dhe situaten reale për këtë fenomen, për komunitetin dhe pushtetin vendor R1.2: Evidentimi dhe dokumentimi i zonave më të ekspozuara ndaj zhurmave R1.3: Dokumentimi dhe analize e nivelit të zhurmave në zonat e përcaktuara nga grupi i projektit nëpërmjet monitorimit. R2.1: 100 persona pjese e trainimeve te projektit janë trajnuar mbi legjislacionin e ndotjes akustike. R2.2: Dokumentimi dhe analizimi i nivelit te zhurmave nga komunitetet lokale nëpermjet monitorimit. R2.3: Komunitetet lokale janë ndërgjegjësuar mbi ndotjen akustike R3.1: Reagim nga pushteti vendor dhe marrja e masave konkrete mbi problematiken e ndotjes akustike. |
Përfituesit kryesorë |
OSHC lokale, Banorët e Bashkisë Vlorë dhe Himarë, Autoritetet Lokale, Institucionet Shëndetësore, Media lokale, Sektori Privat. |
Kohëzgjatja e projektit |
13 Muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Zonat bregdetare në bashkinë e Vlorës dhe Himarës |
Grupi i punës |
· Menaxher Projekti - Arion Sauku · Eksperti ndotjes akustike –Meivis Struga · Kordinator Lokal - Kastriot Shehaj · Ekspert GIS – Sokol Durma · Financiere projekti - Bujana Xhindoli · Eksperte përpunim të dhënash - Dorina Haxhiraj Shehaj |
Përfaqësuesi ligjor |
Valbona Mazreku - Drejtore Ekzekutive (Milieukontakt) Oltion Marko - Drejtor Ekzekutiv (Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit). Kastriot Shehaj - Drejtor Ekzekutiv (Gjelbërimi 2000 Vlorë) |
Partnerët në projekt |
Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit (ETMI-IMMT) Gjelbërimi 2000 Vlorë |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë