Emri i Aplikantit |
Qendra e Studimeve dhe Zhvillimeve |
Titulli i Projektit të Propozuar |
My city, My future! |
Drejtimi |
Drejtimi 4. Rrjeti Vendor i Studentëvë të Shkëlqyer |
Arsyetimi i Propozimit |
‘Brain drain’ është një fenomen që ka shoqëruar globalizimin dhe që reflekton konkurencën në rritje midis shteteve dhe rajoneve për individë të talentuar.Si pasojë e lëvizjës së lirë, ‘brain drain’ është bërë gjithmonë e më shumë prezent në shumë vende më parë të mbyllura, midis tyre edhe në Shqipëri.Pavarësisht rëndësisë së këtij fenomeni dhe nevojës për t’u përballur me të nëpërmjet politikave të ‘brain gain’ fatkeqësisht kjo përqasje në Shqipëri ose ka munguar ose ka qenë një-dimensionale e fokusuar kryesisht në kthimin e talenteve të emigruara jashtë vendit.Ne mendojmë që për një zhvillim të balancuar të vendit, ka shumë nevojë edhe për politika të brain gain në nivel vendor ku bashkitë të krijojnë një ambjet mbështetës për talentet e reja të cilat ato i ‘humbin’ kryesisht kundrejtë Tiranës.Të gjitha ndërhyrjet e deri-më-tashme për brain gain (kryesisht programi i finacuar nga UNDP 2006-2011) janë fokusuar në rikthimin e trurit në Shqipëri dhe thuajse eksluzivisht në Tiranë.Kjo qasje ka thelluar më tepër pabarazitë e zhvillimit ekonomik dhe social duke krijuar dy realitete paralele: Tirana dhe pjesa tjetër e Shqipërisë. Përqëndrimi i tërë kapacitetit të profesionistëve të rinj në Tiranë, po i jep jetë fenomenit të ‘brain waste’ ku të rinj të talentuar ose nuk punojnë në fushën e tyre ose punojnë në pozicione ku përdorin vetëm një pjesë të aftësive dhe talentit të tyre.Një nga arsyet që ato pranojnë një situatë të tillë është se nuk shikojnë asnjë mundësi të mirëfilltë profesionale në qytetet e tyre të origjinës.Ky fenomen është jashtëzakonisht i dëmshëm për Shqipërinë e cila vuan për profesionistë të rinj e të mirë-formuar sidomos në nivel vendor. Bazuar në sa më sipër, “My city, My future!” synon të ofrojë dhe zbatojë një model fleksibël për brain gain në nivel vendor, i fokusuar në rikthimin e talenteve të reja në zhvillim e sipër nga Tirana në qytetet e lindjes, si instrument për të minimizuar ‘brain waste’, mundësuar një zhvillim më të balancuar të vendit dhe për të pasuruar jetën sociale dhe kulturore të bashkive larg Tiranës. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Ndërtimi i rrjetit të studentëve/ profesionistëve të rinj për bashkitë Korçë dhe Pogradec dhe pilotimi i nismave që mundësojnë ‘brain gain’ në “ekonominë krijuese” (art, prodhime artizanale, arkitekturë, turizëm, etj.) të këtyre bashkive. OS:1.Hartografimi i migrimit të brendshëm në nivel vendor dhe identifikimi i hapësirave dhe gatishmërisë për angazhimin e diasporës vendore në Korçë dhe Pogradec; OS:2.Ngritja dhe konsolidimi i rrjetit të studentëve/profesionistëve të shkëlqyer të Korçës dhe Pogradecit (online dhe offline); OS:3.Pilotim i nismave të brain gain në ekonominë krijuese në bashkitë Korçë dhe Pogradec; OS:4. Shpërndarja e modelit të pilotuar me aktorët e interesuar. |
Aktivitetet kryesore |
1. Prezantimi projektit me aktorët dhe grupet e interesit në secilën bashki.Do te organizohen takime me bashkine ,universitetin ne secilen bashki ku do te marrin pjese drejtuesi projektit,partneret lokale.Gjate takimeve do t’ju behet prezent projekti si dhe aktivitetet qe do te implementohen.(m. 1-2) 2. Workshop 4-ditor me aktoret lokale vendor, ku do te marrin pjese nga pushteti vendor, biznese/sipermarres te rinj,universiteti ne secilen bashki si dhe Universitete ne Tirane per te shperndare kete inisiative dhe hapat e para per perzgjedhjen e studenteve qe do te jene ne rrjetizim ne kete platforme.Gjate workshop do te jene prezent drejtuesi projektit,partneret ,ekspert.(m. 1 -3) 3. Realizimi i një studimi mbi dasporën vendore të Korçës dhe Pogradecit me qëllim hartografimin e saj , identifikimin e hapësirave dhe gatishmërisë për bashkëpunim në ekonominë krijuese të gatshëm të ‘përdorin’ rrjetin e studentëve/ profesionistëve.Identifikimi i bizneseve/institucioneve në ekonominë krijuese të gatshëm të ‘përdorin’ rrjetin e studentëve/ profesionistëve të shkëlqyer; (m.1- 7) 4-Publikim dhe botim , prezantim i studimit dhe rekomandimeve të tij në workshop me aktoret lokalë dhe qëndrorë ne secilen bashki (m.6- 7) 5.Krijimi dhe konsolidimi i rrjetit të studentëve/profesionistëve të shkëlqyer të Korçës dhe Pogradecit,fushate sensibilizimi ne universite. (m.6- 7) 6. Njohja e tyre me aktorë lokalë të interesuar për të bashkëpunuar me to në çështje specifike të ekonomisë krijuese.Do te orgsanizohen takime me aktoret lokale per njohjen e grupeve te para nismetare dhe Krijimi i Platformës së diasporës vendore “My city, My future!”. (m.6-7 ) 7. Takime 2 ditor-Dakordësimi i planit të veprimtarive nga vetë aktorët e interesuar ne secien bashki.Takime ku do te jene pjesmarres me studentet, drejtues i projektit,partneret lokale,ekspert arsimi si dhe ekspert komunikimi. (m.8-11 ) 8. Pilotimi i nismave të dakordësuara midis palëve të interesuara dhe të bazuara në gjetjet e studimit.Ekspert komunikimin dhe vizibiliteti per metodologjine e komunikimit dhe arritjes së audiencave me grupet e interesit per realizimin sa me te mire te ketyre nismave,si dhe eksperti i arsimit materiale orientuese per studentet. (m.8- 14) 9. Konsolidim i Platformës së diasporës vendore “My city, My future!” - Zbatim i kalendarit të veprimtarive të dakordësuar.Per ndertimin e lidhjeve si dhe sygjerimin per komunikimin dhe fizibilitetin dhe materialet e marketingut si dhe përmbajtja për formatet e komunikimit nga ekspert komunikimi. (m.8-15 ). 10.Workshop 1-ditor për kapitalizimin e eksperiencave,(të paktën 20-30 pjesëmarrës fizikisht gjithsej ne 2 bashkite) ,1 takim ne secilen bashki si dhe livestream në media sociale (m.13-14) 11. Aktivitet në Gjirokastër dhe Vlorë për shpërndarjen e informacionit mbi modelin e pilotuar si dhe mësimet e nxjerra. mbi modelin e pilotuar si dhe mësimet e nxjerra.(m.13-14) 12. Konferenca përmbyllëse kombëtare ku do të prezantohen rezultatet.(m.14-15) 13.Vizibilitet dhe promovim i projektit, Botim i modelit manual i eksperiences te implementuar ne 2 bashkite pilot. |
Rezultatet e pritshme |
1.Studimi dhe hatografimi i diasporës vendore të Korçës dhe Pogradecit;a)Identifikimi i hapësirave, gatishmërisë, nevojave dhe aktorëve për angazhimin e diasporës vendore në Korçë dhe Pogradec; 2.Krijimi i rrjetit dhe platformës të studentëve/profesionistëve të shkëlqyer të Korçës dhe Pogradecit; 3.Pilotim i ndërhyrjeve të dizenjuara bazuar në identifikimin e nevojave dhe mundësive; 4.Angazhimi i të paktën 15-20 profesionistëve të rinj si pjesë e nismave për brain gain në Korçë dhe Pogradec; 5.Shpërndarjen e njohurive dhe kapitalizimin e eksperiencave ne bashki te tjera, Vlore dhe Gjirokaster. |
Përfituesit kryesorë |
Bashkitë Korçë dhe Pogradec, brezi i profesionistëve të rinj që mund të ndikohen negativisht nga ‘brain waste’, bizneset në ekonominë krijuese, bashkitë e tjera që replikojnë modelin e ndërhyrjes. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
15 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkia Korçë dhe Pogradec |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Vjollca Backa |
Partnerët në projekt |
Organizata - “ Gruaja në Zhvillim Korçë” në bashkinë Korçë Organizata - “Unë Gruaja “ në bashkinë Pogradec |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë