Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!

Emri i Aplikantit

Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale – Qendra ALTRI

Titulli i Projektit

Përdor teknologjinë, përmirëso demokracinë!

Drejtimi

Drejtimi 2: Teknologji dhe qytetarë të zgjuar për demokracinë vendore

Arsyetimi i Propozimit

Pjesëmarrja qytetare në hapësirën virtuale ka rezultuar të jetë efektive në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të sektorit publik. Kjo pjesëmarrje bëhet tepër e rëndësishme dhe e nevojshme në kohët e sotme pasi siguron komunikimin dhe përcjelljen e informacionit edhe në kohë krizash apo fatkeqësish, siç është pandemia e Covid-19. Një nga avantazhet që i njihet instrumenteve të e-pjesëmarrjes është se ato arrijnë edhe grupet e qytetarëve që janë të vështira ose të pamundura për t'u arritur me sistemet tradicionale të pjesëmarrjes. Megjithatë, për të siguruar pjesëmarrje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse duhet të adresohen disa sfida paraprake si parakusht thelbësor për funksionimin e-demokracisë si: aftësimi digjital i qytetarëve (digjital literacy); eliminimi i pabarazisë digjitale; aksesueshmëria në shërbimet digjitale për PAK; mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike e shërbimeve të e-demokracisë; si dhe publikimi i historive të suksesit të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve në përdorimin e platforma të e-demokracisë. Ndaj, vlerësojmë se për të siguruar pjesëmarrjen digjitale të qytetarëve është e rëndësishme të ndërmerren masa që i mundësojnë atyre aftësimin digjital për të kuptuar dhe përdorur në mënyrë efektive instrumentet e demokracisë digjitale.  

Qëllimi & objektivat specifike

Qëllimi kryesor: mundësimi i aftësive digjitale të qytetarëve për të kuptuar dhe përdorur në mënyrë efektive instrumentet e demokracisë digjitale. OS1: Vlerësimi i njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të komunitetit për demokracinë digjitale në bashkitë e synuara; OS2: Propozimi i ndërhyrjes strategjike për të siguruar aftësimin digjital afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve në nivel vendor; OS3: Aftësimi digjital i qytetarëve nëpërmjet ofrimit dhe zbatimit të mekanizmave të parashikuar në ndërhyrjen strategjike në bashkëpunim me aktorët vendor; OS4: Shpërndarja e njohurive dhe mekanizmave të ndërhyrjes strategjike në bashkitë e tjera të vendit.

Aktivitetet kryesore

A.0. Ndërtimi i partneriteteve të koalicionit dhe fillimi i zbatimit të strategjisë: A.1. Vlerësimi i njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të komunitetit për demokracinë digjitale në nivel vendor; A.2 Dizenjimi i ndërhyrjes strategjike; A.3. Pilotim i ndërhyrjes në bashkitë e përzgjedhura; A.4. Shpërndarja e njohurive dhe mekanizmave të ndërhyrjes strategjike në bashkitë e tjera të vendit;

Rezultatet e pritshme

R1: Instrumentet ekzistuese të e-demokracisë janë identifikuar dhe aftësitë digjitale e kapacitetet e qytetarëve janë vlerësuar; R2: Ndërhyrja strategjike për të siguruar aftësimin digjital afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve në nivel vendor është dizajnuar mbi gjetjet e vlerësimit; R3: Zbatimi i mekanizmave të parashikuar në ndërhyrjen strategjike ka rritur aftësitë digjitale të qytetarëve të grupeve të ndryshme dhe përfshirjen e tyre në platformat ekzistuese të e-demokracisë;  R4: Bashkitë e tjera të vendit shprehin interesin për të zbatuar mekanizmat digjital dhe paketën e aftësive digjitale në komunitetin e tyre.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit direkt të këtij projekti janë: 1.Qytetarët e qarkut të Durrësit nga kategori të ndryshme (PAK, të rinjtë, të moshuarit apo individët që nuk kanë njohuritë digjitale bazë, individët nga zona të thella që nuk kanë akses në internet dhe gratë/vajzat që i përkasin kategorive vulnerabël); 2. NJQV-të e Durrësit, Shijakut dhe Krujës; Përfituesit indirekt të këtij projekti janë qytetarët në përgjithësi dhe NJQV-të e tjera të vendit.

Kohëzgjatja

14 muaj

Zona e zbatimit

Qarku i Durrësit (Bashkia Durrës, Shijak dhe Krujë)

Përfaqësuesi ligjor

Eda Nocka, Drejtor Ekzekutiv

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.; +355 69 20 50 676

Partnerët në projekt

Kjo iniciativë propozohet të zbatohet nga një koalicion prej tre organizatash.

Qendra ALTRI me seli në Tiranë, propozohet të jetë organizata drejtuese e projektit; Qendra A.I.A (Albanian Innovation Accelerator) me seli në Durrës, do të jetë organizatë partnere; Shoqata Porta Rome për Integrim me seli në Fushë Krujë, do të jetë organizatë partnere.

Organizata Zbatuese: Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale - Qendra A.L.T.R.I
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës, Bashkia Krujë, Bashkia Shijak
Kohëzgjatja: 14 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153