Emri i Aplikantit |
Qëndresa Qytetare |
Titulli i Projektit të Propozuar |
#PërQytetin |
Drejtimi |
Drejtini 1: E-pjesëmarrje: mundësimi i aktivizmit digjital në nivel vendor |
Arsyetimi i Propozimit |
Aktualisht Këshillat Bashkiake Durrës dhe Kurbin kanë miratuar rregulloret e shqyrtimit të peticioneve dhe iniciativave qytetare, ndërsa Këshilli Bashkiak Tiranë ende jo. Këto rregullore parashikojnë edhe peticioninin apo iniciativën qytetare elektronike, të cilat duhet të krijohen në faqen zyrtare të internetit të bashkisë dhe të qarkullohen në mënyrë elektronike për t’u firmosur nga mbështetësit, duke vendosur të dhënat e tyre në mënyrë elektronike. Nëpërmjet këtij projekti strategjik, Qëndresa Qytetare kërkon të pilotojë në 3 bashki rrugën e ushtrimit të peticioneve dhe iniciativave qytetare elektronike, si mundësi të legjitimuara dhe njohura edhe nga Këshillat Bashkiake. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi: Garantimi i një vendimmarrje sa më afër interesave dhe nevojave të qytetarëve nëpërmjet rritjes së përdorimit të demorkacisë digjitale dhe ushtrimit të së drejtës së e-peticionit dhe e-iniciativës qytetare. Objektivat specifike: 1.Identifikimi, adresimi dhe prioritarizimi i nevojave dhe problematikave të qytetarëve sipas natyrës së çështjeve, zonave administrative dhe mënyrës së ndërhyrjes. 2.Informimi i qytetarëve për të përdorur paltformën qytetarIN dhe pjesëmarrja e tyre në nënshkrimin e peticioneve online si mjete për të adresuar çështjet e tyre në Këshillin Bashkiak. 3.Njohja zyrtare e nënshkrimit elektronik të ofruar nga platofrma QytetarIN nga tre Këshillat Bashkiake të përzgjedhura dhe pilotimi i qëndrueshëm dhe replikueshëm i këtij instrumenti për adresimin e problematikave të qytetarëve. |
Aktivitetet kryesore |
1.1Anketim me 600 qytetarët në 3 bashkitë e përzgjedhura 1.2 Hartëzimi dhe analizimi i problematikave sipas zonave specifike dhe integrimi i tyre në paltformën QytetarIN. 2.1 Ndërmarrja e të paktën 6 e-peticioneve ose e-iniciativave në tre bashkitë e përzgjedhura. 2.2 Përgatitja dhe shpërndarja e një roadmap-i orientues për dy mundësitë e ushtrimit të demorkacisë digjitale të drejtpërdrejtë. 3.1 Tre takime me Këshillat Bashkiake dhe nënëshkrimi i marrëveshjeve. 3.2 Monitorimi i ecurisë dhe impaktit të 6 peticioneve dhe iniciativave. 3.3 Tryezë diskutimi me aktorët lokalë. 3.4 Dy dalje mediatike dhe dy artikuj në portale. |
Rezultatet e pritshme |
1. Bashkitë dhe organizatat partnere njohin problemet dhe cështjet prioritare të qytetarëve të tyre. 2. Qytetarët e informuar mbi platformën online, nënshkruajnë dhe depozitojnë në Këshillat Bashkiake 6 peticione dhe iniciativa që lidhen me problematikat e tyre. 3. Bashkitë njohin dhe adresojnë zyrtarisht peticionet dhe iniciativat elektronike që vijnë nga qytetarët nëpërmjet platformës QytetarIN. |
Përfituesit kryesorë |
1 Qytetarët banues në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Kurbin. 2 Grupet e interesit që preken më shume nga vendimet e Këshillave Bashkiake 3 Vetë bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë |
Kohëzgjatja e projektit |
15 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Bashkitë Tiranë, Lezhë dhe Kurbin |
Grupi i punës |
· Dragana Kurti – Koordinator Projekti · Ines Mulellari – Financiere e projektit · Elsa Sula – Koordinatore lokale · Klaudio Hyseni – Koordinator lokal |
Përfaqësuesi ligjor |
Rigels Xhemollari |
Partnerët në projekt |
Qendra “Sebastia” Kurbin Durrësi Aktiv, Durrës |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë