Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rrjetëzimi dhe advokim për aksione komunitare të ruajtjes së burimeve natyrore lokale

Emri i Aplikantit

Institituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri

Titulli i Projektit

Rrjetëzim dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale

Arsyetimi i Propozimit

Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në vendin tonë nuk është ende i integruar si duhet në politikat kombëtare dhe veçanërisht në ato lokale. Mospërfshirja e komunitetit dhe OSHC në vendimmarrjet lokale vjen përgjithësisht si pasojë e kapaciteteve të ulëta dhe mungesës se njohurive në grupet e komunitetit lokal dhe mungesës se koordinimit midis organizatave të shoqërisë civile që i përfaqësojnë. Nga ana tjetër komunitetet lokale nuk janë të mirë informuara mbi mundësitë e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore si potenciale për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave lokale të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës duke sjellë menaxhim jo të mirë të burimeve natyrore. Fuqizimi i zerit qytetar permes rrjetzimit te OSHC-ve lokale dhe kombetare mbetet nje nga sfidat per permiresimin e demokracise se brishte dhe zhvillimin e qendrueshem lokal dhe kombetar.

Qëllimi & objektivat

(Qëllimi): Te kontribuojme për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombetar.

Objektivi Specifik të Projektit 1. Të nxisë rrjetezime kombetare dhe lokale aktive të OSHC-ve për ruajtjen e natyrës dhe partneritetin e tyre në programe pune afatgjatë advokimi për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Objektivi Specifik të Projektit 2. Të rrisë angazhimin qytetar/komunitar dhe mediatik në aktivitetet advokuese të OSHC-ve për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale, duke perdorur të drejtën për informacion dhe pjesëmarrje mbi procesin e zbatimit të politikave dhe vendimmarrjes që ndikon në burimet natyrore lokale.

Aktivitetet kryesore

0.         Aktivitetet e menaxhimit te projektit:

Takimi i hapjes/Takime te rregullta koordinuese cdo tre muaj/Takim përmbyllës/ Vizibiliteti; përgatitja e raportit teknik dhe financiar (sipas kërkesave per raportim)

Aktivitetet nën OS1

1.1  Krijimi i nje rrjeti lokal ne Has  dhe forcimi i dy  rrjeteve lokale advokuese pjesë e rrjetit kombëtar për ruajtjen e natyrës (Divjake dhe Lezhe ) me angazhim të gjërë qytetar përfshirë gratë dhe të rinjtë

1.2  Takime informuese lokale mbi legjislacionin kombëtar ne fushën e ruajtjes së burimeve natyrore dhe  përgjegjësitë e  pushtetit vendor, format dhe mjetet për të advokuar

1.3  Hartimi dhe zbatimi i nje metotdologjie monitorim /veleresim (Watch dog) per problematikat prioritare mjedisore lokale

1.4  Organizim i takimeve kombëtare  për shkëmbim informacioni me rrjetin kombëtar për ruajtjen e natyrës.

Aktivitetet nën OS2

2.1 Ndërmarrja e aktiviteteve advokuese  në tre zonat pilote për problematikat prioritare mjedisore, për prezantimin e problematikave mjedisore, dhe përdorimin e burimeve natyrore lokale, nxitjen e hartimit dhe zbatimit të planeve të veprimit lokal për ruajtjen e natyrës, si dhe demokracisë në vendimmarrje.

2.2. Përfshirja e mediave lokale dhe kombetare në aktivitet advokuese të shoqërisë civile mbi proceset demokratike te vendimmarrjes lokale me fokus në mbrojtjen e burimeve natyrore. Krijimin e një rrjeti gazetarësh që mbulojnë tema të tilla si ndotja, biodiversiteti, uji, menaxhimi i burimeve natyrore, dhe angazhimi qytetar në nivel lokal. Organizimi i një konkusi me gazetarët në lidhje me reagimin komunitar për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në nivel lokal.

2.3 Organizimi i tre kampeve rinore për  komunitetin e të rinjve me qellim informimin dhe angazhimin e tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e natyrës.

Rezultatet e pritshme

-           Konsolidim dhe profesionalizëm të organizatave të rrjetit për mbrojtjen e natyrës dhe kualifikimit të stafit te OSHC-ve lokale nëpërmjet informimit dhe shkëmbimeve të eksperiencave

-           Forcim i bashkëpunimit me organet e institucioneve vendore në tre zonat pilote per menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm lokal;

-           Pjesëmarrje në forume te ndryshme vendimmarrëse apo këshillimore duke synuar përmirësimin e vendimmarrjes lokale për përdorimin e  burimeve natyrore mbeshtetur ne planet vendore te zhvillimit.

-           Rritje e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e përdorimit te qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përcaktimi më i mirë i rolit të gjithë aktorëve në nivel vendor në procesin e hartimit dhe zbatimit të planeve vendore të mjedisit përmes procesit të transparencës dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.

-           Përmirësimi i procesit të informimit dhe rritjes së njohurive të publikut mbi vlerat e natyrës dhe rëndësinë e një menaxhimi te qëndrueshëm të burimeve natyrore me mbështetjen e mediave.

Përfituesit kryesorë

Shoqëria shqiptare,  komunitetet lokale, OMShC-të, institucionet vendore

Kohëzgjatja e projektit

15 Muaj

Zona e zbatimit të projektit

Has, Lezhë, Divjakë

Grupi i punës

Fjoralba Begeja, Emirjeta Adhami, Jak Gjini, Jahir Cahani, Shkelqim Bylykbashi

Përfaqësuesi ligjor

Genti Kromidha, President - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (OJF Lider); Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”-Kukës – Brunilda Cahani (OJF Partner 1); Klubi Ekologjik – Lezhe – Zef Imeraj (OJF Partner 2); Horizont EU – Lushnje – Shkelqim Bylykbashi (OJF Partner 3)

Partnerët në projekt

Klubi Ekologjik - Lezhe, Horizont EU - Lushnje, Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”- Kukës

Organizata Zbatuese: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri
Zona e zbatimit: Bashkia Lezhë, Bashkia Has, Bashkia Divjakë
Kohëzgjatja: 15 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153