Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Vullnetarizmi rinor, si mundësi aktivizimi dhe angazhimi në dobi të komunitetit lokal

Emri i Aplikantit

Forumi i Mendimit të Lirë

Titulli i Projektit të Propozuar

Vullnetarizmi rinor, si mundësi aktivizimi dhe angazhimi në dobi të komunitetit lokal

Drejtimi

Drejtimi 3: Aktivizëm përmes vullnetarizmit

Arsyetimi i Propozimit

Vullentarizmi në zonat rurale thuajse nuk ekziston. Shumica e të rinjve që nuk kanë punë dhe nuk ndjekin një shkollë apo kurse të formimit profesional, janë jo aktivë. Ata ndjehen të padobishëm për veten, familjen dhe komunitetin. Ky është kontigjent që i dorëzohet drogës, krimit, ose ëndërron emigrimin. Mjedisi ku ata jetojnë nuk është favorizues për tu përfshirë në veprimtari të ndryshme. Krijimi i mundësive për ti angazhuar ata vullnetarisht, do të ndihmonte për ti nxjerrë nga gjendja pasive, duke përfituar edhe trajnime dhe eksperienca që do ti shërbenin në të ardhmen për mundësi punësimi. Ne propozojmë organizimin dhe trajnimin e të rinjve lokalë, në 10 Njësi Administrative(NjA) rurale, duke krijuar “Skuadrat Vullnetare të Reagimit të Shpejtë”. Ata do të angazhohen në veprime konkrete vullnetariste, në dobi të komunitetit lokal, si struktura ndihmëse në raste emergjencash natyrore, si zjarre, përmbytje, bllokime rrugësh etj. Ky suport lokal konsiderohet i domosdoshëm nga pushteti vendor dhe strukturat e shtetit që menaxhojnë emergjenat civile. Anëtarët e këtyre skuadrave do të kenë kartën e anëtarësisë dhe “SVRSH”do të jetë një logo dhe markë e vullnetarizmit rinor në këtë fushë. Këto skuadra kanë një mundësi të madhe vazhdimësie dhe bashkëpunimi me strukturat qeveritare, pasi në datën 10/11/2021, qeveria miratoi një vendim për trajtimin e vullnetarëve që angazhohen në aktivitete të mbrojtjes civile, duke i mbështur ata me paisje, mundësi transporti, polica sigurimi për jetën, etj. 

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi:

Të nxisim vullnetarizmin tek të rinjtë në zonat rurale, si formë e angazhimit qytetar, trajnimit profesional dhe rritjes së kapitalit të tyre social e shoqëror. Të krijojmë modele bashkëpunimi mes të rinjve vullnetarë dhe strukturave shtetërore, në ndihmë të komuniteteve lokale në raste emergjencash natyrore, dhe jo vetëm.

Objektiva specifike:

1-Të organizojmë dhe trajnojmë grupe të rinjsh vullnetarë, të quajtura “Skuadra Vullnetare të Reagimit të Shpejtë”(SVRSH), për të vepruar si struktura ndihmëse të institucioneve që menaxhojnë emergjencat civile.

2- Tu krijojmë mundësi angazhimi të paktën 100 rinjve në zonat rurale, të cilët përmes angazhimit vullnetar dhe bashkëpunimit me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të përfitojnë trajnime, që në të ardhmen mund tu shërbejnë si mundësi punësimi.

3- Të krijojmë markën “SVRSH” për vullnetarizmin në ndihmë të përballimit të emergjencave, si dhe të përhapim modelin dhe praktikën e organizmit të vullnetarizmit në radhët e të rinjve, në dobi të komuniteteve lokale.

Aktivitetet kryesore

1-Përcaktimi i zonës së veprimit(lagjet, fshatrat e NjA-ve), ku do të përqëndrohet aksioni i projektit. Do të zhvillohen 10 takime me zyrtarët lokalë në çdo NjA të përfshirë në projekt.

2-Prezantimi i projektit dhe lobimi për të nxitur përfshirjen e të rinjve në këtë projekt. Kontributi që do të japin dhe përfitimi që do të kenë nga ky angazhim. Do të zhvillohen 30 takime, 3 në çdo NjA.

3-Trajnimi i të rinjve që do të bëhen pjesë e “Skuadrave Vullnetare të Reagimit të Shpejtë”.

4-Organizimi i ceremonisë së diplomimit dhe prezantimit publik të “SVRSH”.   

Rezultatet

1-Do të krijojmë mundësi angazhimi dhe trajnimi për 100 të rinj lokalë. Ata do të dalin nga gjendja e pasivitetit si dhe do të marrin eksperiencë që mund ti ndihmojë edhe për punësim në të ardhmen. 

2-Do të organizohen dhe trajnohen 10 grupe të rinjsh, për të vepruar si “Skuadra Vullnetare të Reagimit të Shpejtë”, në raste zjarresh apo emergjencash të tjera.

3-Do të prodhojmë një markë dhe model për mënyrën e ndërtimit dhe funskionimit të grupeve vullnetare, si instrumente të aktivizimit dhe shërbimit ndaj komunitetit.

4- Do të prodhojmë një “guidë”, që do të shërbejë si udhërrëfyes për mënyrën e organizmit të një lëvizjeje vullnetariste.

Përfituesit kryesorë

Përfitues të drejtëpërdrejtë janë 100 të rinjtë që do të bëhen pjesë e këtyre skuadrave, të cilët do të përfitojnë  një mundësi angazhimi social, por edhe trajnime dhe bashkëpunime me struktura shtetërore, të cilat mund tu shërbejnë edhe si mundësi punësimi apo angazhimi të mëtejshëm. Por përfitues është edhe komuniteti lokal dhe strikutrat shtetërore që merren me menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Kohëzgjatja e projektit

15 muaj

Zona e zbatimit të projektit

Bashkite:  Librazhd, Elbasan, Korcë, Vlorë, Himarë, Mat, Durrës

NjA Rrajcë - Librazh, NjA Gjinar-   Elbasan, NjA Papër- Elbasan, NjA Prespë- Korcë, NjA Cangoj-  Korcë, NjA Kotë- Vlorë, NjA Vranisht -Himarë,  NjA Ulëz- Mat, NjA Ishëm(fshatrat Fushë Draç & Kepi i Rodonit, Likmetaj & Kërtuçë)- Durrës.

Partnerët në projekt

Partnerë në zbatim:

 “Edukimi social dhe mbrojtja e mjedisit” – Vlorë.

“Klubi Ekologjik Elbasan”- Elbasan

“Qendra e Zhvillimit të Shoqërise Civile”- Durrës

 Partnerë ndihmës:

Strukturat e pushtetit vendor

Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Organizata Zbatuese: Forumi i Mendimit të Lirë
Zona e zbatimit: Bashkia Durrës, Bashkia Himarë, Bashkia Elbasan, Bashkia Vlorë, Bashkia Korcë, Bashkia Mat, Bashkia Librazhd
Kohëzgjatja: 15 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153