Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

VullnetarizmiPikëAL

GS VULL Cover

Titulli i Projektit të Propozuar: VullnetarizmiPikëAL

Arsyetimi i Propozimit:

Prej viti 2016 Shqipëria ka një Ligj për vullnetarizmin (Ligji 45/2016)1, ligj i cili ne fakt ka sjellë një efekt të kundërt me atë që pritej, duke u bërë barrierë për organizatat e shoqërisë civile për shkak se është i fokusuar vetëm tek vullnetarizmi i strukturuar dhe lë jashtë çdo formë tjetër të vullnetarizmit. Ligji u vë organizatorëve të vullnetarizmit barrën e pajisjes me siguracion të vullnetarëve, një barrë ekonomike e cila është e papërballueshme të paktën nga OSHC-të. Është tashmë e qartë që sektori i vullnetarizmit ka nevojë për një ndërhyrje urgjente përsa i përket aspektit ligjor dhe karakterit social. Ndërhyrja e propozuar nga koalicioni synon të adresojë nevojat e shprehura më sipër dhe duke targetuar Drejtimin 1 të Thirrjes së Lëviz Albania, dhe përqendrohet në tre shtylla kryesore:

  • Propozime konkrete per përmirësimin e ligjit aktual të vullnetarizmit në aspektin e konceptit gjithëpërfshirës por edhe për të rregulluar barrierat që ka vendosur ky ligj për ofruesit e vullnetarizmit.
  • Mbledhje të të dhënave në nivel kombëtar me elementë thelbësor që shoqërojnë konceptin e vullnetarizmit dhe ngritje bashkëpunimi ndërsektorial.
  • Krijimin e strukturave të qëndrueshme me standarte cilësore për menaxhimin e punës vullnetare dhe sjelljen e një qasje inovative duke fuqizuar vullnetarizmin përmes platformes dixhitale që nxit diskutime, debate në mënyrë të hapur për të gjitha palët e interesuara.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Qëllimi: Krijimi i një mjedisi mundësues shumë dimensional ku vullnetarizmi inkurajohet, mbështetet, njihet si mekanizëm kyc për nxitjen e qytetarise aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri. Projekti përmirëson infrastrukturën egzistente ligjore dhe sociale me ndërhyrje sistemike nga poshtë-lart dhe propozon një sistem funksional me qasje inovative dhe impakt të drejtëpërdrejtë për vullnetarizem gjithëpërfshirës, cilësor dhe me standarde për të gjithë aktorët e interesuar.

Objektivat specifike:

  • Të identifikojë strukturat egzistuese, nevojat dhe sfidat mbi vullnetarizmin në nivel kombëtar duke eksploruar potencialin e bashkëpunimeve ndër-sektoriale që mbështesin kërkime të reja cilësore dhe sasiore dhe të ofrojë alternativa funksionale në sektorin e vullnetarizmin.
  • Të advokojë dhe lobojë në nivel institucional përmes një procesi pune gjithëpërfshirës midis shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore, për të përmirësuar kuadrin ligjor egzistues të vullnetarizmit, duke sugjeruar modele dhe qasje fleksibël.
  • Të krijojë struktura të qëndrueshme ndërvepruese midis aktorëve të interesuar për bashkëpunim, partneritete dhe zhvillimin e modeleve gjithëpërfshirëse të vullnetarizmit në nivel kombëtar nëpërmjet përdorimit të burimeve dixhitale inovative.

Aktivitetet kryesore:     

  • Studim i fushës dhe përmirësim politikash
  • Studimi cilësor dhe sasior në nivel kombëtar për vullnetarizmin A1.2 Konferenca kombëtare e vullnetarizmit 1.0
  • Hartimi i Dokumentit Politik (Policy Brief) Paketa 2 - Advokim dhe lobim
  • Analizë- Zhvillimi i kornizës ligjore dhe sociale të vullnetarizmit në Europë A2.2 Takime dhe tryeza të rrumbullakëta me vendimarrësit
  • Vullnetarizmi në fokusin e medias Paketa 3- Rritje kapacitetesh dhe inovacion
  • Krijimi i Platformës Kombëtare dixhitale
  • Ngritje kapacitetesh për ofruesit e vullnetarizmit A3.3 Pilotimi i funksionimit të platformës

Rezultatet e pritshme:

  • Mbledhje e te dhënave cilësore dhe sasiore mbi vullnetarizmin në Shqipëri përmes një studimi të thelluar në 12 qarqe të Shqipërisë.
  • Hartimi i një dokumenti politik me propozime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe sociale të vullnetarizmin në Shqipëri.
  • Përpilimi i një dokumenti analitik mbi zhvillimin e aspekteve ligjore dhe sociale të vullnetarizmit në Europë.
  • Ngritja e një dialogu të strukturuar midis aktorëve të interesuar për vullnetarizmin dhe vendimmarrësve.
  • Rritje kapacitetesh të 12 gazetarëve mbi vullnetarizmin dhe afrimin e medias si një partner strategjik në portretizimin e vullnetarizmit.
  • Krijimi i platformës së parë kombëtare dixhitale www.vullnetarizmi.al, si mjet ndërveprues për të gjithë aktorët e interesuar të sektorit
  • Ngritje të kapaciteteve të 8 organizatave mbi vullnetarizmin, ciklin e menaxhimit të vullnetarëve dhe përdorimin e platformës dixhitale.
  • Ngritje e standartve te punes vullnetare nepermjet hartimi i një Protokolli të Standardeve të Menaxhimit Vullnetar për ofruesit e vullnetarizmit.

Përfituesit kryesorë:      Organizatat e shoqërise civile; ofruesit e vullnetarizmit; institucionet në nivel qëndror dhe vendor, vullnetarët; gazetarët; qytetarët, shoqeria shqiptare ne teresi.

Organizata Zbatuese: Përtej Barrierave
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Himarë, Bashkia Sarandë, Bashkia Elbasan, Bashkia Fier, Bashkia Shkodër, Bashkia Vlorë, Bashkia Korcë, Bashkia Kukës, Bashkia Lezhë, Bashkia Kamëz, Bashkia Pogradec, Bashkia Dibër, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Kavajë, Bashkia Berat, Bashkia Krujë, Bashkia Vorë, Bashkia Lushnjë, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Tropojë, Bashkia Has, Bashkia Fushë-Arrëz, Bashkia Pukë, Bashkia Vau Dejës, Bashkia Mirditë, Bashkia Mat, Bashkia Kurbin, Bashkia Klos, Bashkia Bulqizë, Bashkia Shijak, Bashkia Librazhd, Bashkia Peqin, Bashkia Rrogozhinë, Bashkia Divjakë, Bashkia Belsh, Bashkia Cërrik, Bashkia Prrënjas, Bashkia Gramsh, Bashkia Kucovë, Bashkia Ura Vajgurore, Bashkia Roskovec, Bashkia Patos, Bashkia Pustec, Bashkia Devoll, Bashkia Maliq, Bashkia Skrapar, Bashkia Polican, Bashkia Mallakastër, Bashkia Selenice, Bashkia Memaliaj, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Përmet, Bashkia Kolonjë, Bashkia Libohovë, Bashkia Dropull, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq, Bashkia Konispol, Bashkia Tepelenë
Dokumentat: Studim_Vullnetarizmi_ne_Shqiperi.pdf
Kohëzgjatja: 15 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153