Emri i Aplikantit |
QENDRA YOUTH ACT |
Titulli i Projektit të Propozuar |
YOUth Acting! |
Drejtimi (sipas Thirrjes për Aplikime) |
Drejtimi 3: Aktivizëm Përmes Vullnetarizmit |
Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur) |
Projekti mbështetet në një qasje evropiane e cila lidhet me ekspertizën dhe angazhimin në European Solidarity Corps. Nisur nga kapacitetet, eksperienca dhe ekspertiza e Qendrës Youth Act dhe partnerëve të tjerë në projekt, si dhe referuar njërit nga drejtimet e thirrjes, ky projekt i vjen në ndihmë nxitjes, promovimit, mbështetjes dhe institucionalizimit të vullnetarizimit në 4 qytete të Shqipërisë, konkretisht në Vlorë, Korçë, Kukës dhe Shkodër. Projekti shtrihet në 3 drejtime themelore: - Maratona vullnetare rinore e cila synohet të kthehet në traditë vjetore duke ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe të aktivizimit rinor. - Volunteer Info Points të stabilizuara pranë ambienteve të qeverisjes vendore apo strukturave të tjera të lidhura me të. - Best Practise Model - prezantimi i kësaj nisme për t’u promovuar e përfshirë në objektivat e angazhimit rinor edhe në bashki të tjera që qarqeve. Pra, jo vetëm rritje e pjesëmarrësve të rinj në aktivitete vullnetare, por edhe monitorim dhe institucionalizim të vullnetarizmit me qëllim të qenit më pranë njerëzve në nevojë e grupeve të margjinaliuzra si dhe për të krijuar një rini aktive e me vizion për të ardhmen e punësimin. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Ky projekt ka për qëllim të rrisë dhe fuqizojë rolin e të rinjve në vullnetarizëm si dhe të forcojë bashkëpunimin institucional për njohjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit. Qëllimi i projektit do të arrihet përmes 3 objektivave specifikë, si vijim: 1. Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi përfitimet e angazhimit në vullnetarizëm. 2. Forcimi i bashkëpunimit afatgjatë me aktorët lokalë. 3. Promovimi i aktivizimit vullnetar me impakt social dhe jo vetëm. |
Aktivitetet kryesore |
A.1 Kick off meeting në shkollat, universitetet dhe Bashkitë e 4 qyteteve; A.2 Ngritje kapacitetesh dhe ndërgjegjësim rinor; A.3 Volunteer Info Point; A.4 Maratona vullnetare në 4 qytete; A.5 Dissemination Action Plan A.6 Vizibiliteti; |
Rezultatet e pritshme |
- 400 të rinj ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e angazhimit në vullnetarizëm dhe në mbështetje komunitare. - 400 të rinj përfitojnë nga lëvizshmëria dhe transferimi i informacionit përmes krijimit dhe funksionimit të Volunteer Network. - 4 info point do të jenë më afër qeverisjes lokale e komunitetit përkatës. - Forcohet bashkëpunimi mes aktorëve lokalë dhe komunitetit rinor në 4 bashki të vendit. - Promovohet aktivizimi vullnetar përmes nismave konkrete dhe ndërhyrjeve në sektorët e personat në nevojë. - Rritet shkalla e përfitimit në komunitet nga shërbimet e angazhimet vullnetare. - Rriten mundësitë e transferimit dhe të aplikimit të modelit e të aktivizimit pozitiv të të rinjve. |
Përfituesit kryesorë |
400 të rinj (përkatësisht 100 të rinj/qytet) përfaqësues të grupeve komunitare si vijon: 1. Maturantë të gjimnazeve të përfshira (“Havzi Nela”, “Oso Kuka”, “Themistokli Gërmenji”, “Ali Demi”). 2. Studentë të universiteteve të përfshira (“Luigj Gurakuqi”, “Fan Noli”, “Ismail Qemali”). 3. Anëtarë të këshillit rinor të bashkive përkatëse. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
14 muaj |
Zona e zbatimit të projektit |
Vlorë, Korçë, Kukës dhe Shkodër. |
Përfaqësuesi ligjor (për OJF-të) |
Sabina Borakaj - Qendra Youth Act. |
Partnerët në projekt |
Vera Istrefaj - Qendra e Shërbimeve Sociale - Kukës; Alminda Mema - Qendra e Informacionit Aarhus Shkoder. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë