Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Aktivizimi i 300 të rinjve për lumenj të pastër dhe bregdet të pastër

Titulli i propozimit: Aktivizimi i 300 të rinjve për lumenj të pastër dhe bregdet të pastër

Sezoni turistik 2018 në Shqipëri tashmë ka hapur siparin për vizitorët e huaj. Në të njëjtën kohë, numri më i madh i vizitorëve dhe shërbimeve shoqërohet me një rritje të nevojave për shërbime mbështetëse. Kjo përfshin dhe ato që ofrohen nga institucionet e qeverisjes vendore si mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve, vendosja e infrastrukturës për hedhjen e tyre, pastrimin sistematik të plazheve dhe zonave të banuara ku shpesh janë depozituar ndër vite. Aksionet e ndërmarra nga Ecovolis përgjatë viteve e muajve të fundit kanë evidentuar nevojën urgjente për marrjen e masave shtrënguese dhe vënien përpara llogaridhënies të institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe pastrimin e ambjentit. Projekti do të pasqyroj gjendjen problematike lidhur ndotjen nga mbetjet urbane dhe njerëzore në bregdetin Jugor Shqiptar që nga Vlora deri në Sarandë. Në të njëjtën kohë do të pasqyrojë nevojën urgjente për marrjen e masave duke nxitur një fushatë ndërgjegjësuese për publikun dhe advokuar për nivelin e munguar të përgjegjësisë nga institucionet përkatëse.  Do të nxitet një lëvizjeje qytetare për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet përkatëse.

Qëllimi dhe Objektivat:

  • Informimi i publikut të gjerë mbi ndotjen nga mbetjet urbane në bredetin Jugor dhe nxitjen e një lëvizjeje qytetare për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet përkatëse.

Aktivitetet kryesore:

  • Aksione pastrimi duke përfshirë të rinj vullnetarë në zonat më të frekuentuara nga vizitorët përgjatë bregdetit dhe zonave të banuara përreth për të dokumentuar situatën e mbetjeve dhe pastrimin e tyre; Këto aksione do të zhvillohen duke koordinuar punën me bashkitë përkatëse dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Kështu do të bashkëpunohet me bashkitë përkatëse, të cilat do të vendosin në dizpozicion makina për tërheqjen e mbetjeve të pastruara dhe me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektoriati i Mjedisit, për të gjobitur ndotësit e mjedisit.
  • Takime me banorë dhe biznese të 30 zonave për të diskutuar mbi shërbimet e pastrimit të mbetjeve nga pushteti lokal nga Shtatori 2017 deri aktualisht.
  • Monitorimi i zonave të pastruara për një periudhe 2 mujore.
  • Mbledhja e të dhënave vizuale e përshkruese (foto, video) dhe paraqitja e tyre menjëherë në rrjetet sociale duke i ndarë dhe me organet e medias. -Një Drop Box do të përdoret për të depozituar këto të dhëna në kohë reale.
  • Denoncimi në median lokale dhe autoritetet gjyqësore i rasteve flagrante duke vënë në dukje përgjegjësinë e institucioneve qeverisëse për marrjen dhe zbatimin e masave.
  • Përbledhja e të gjithë ecurisë së projektit në 1 dokumentar, që do të publikohet në një kiema verore 5 mini video të zonave më problematike do të pasqyrojnë disa histori specifike.
  • Organizimi i nje seminari përmbyllës në Shtator 2018 për të gjeneruar një debat të gjerë publik me pjesëmarrjen e institucioneve qeveritare, publikun dhe shoqërinë civile për situatën e mbetjeve në Shqipëri.

Rezultatet e pritshme:

  • Evidentimi i situatës së mbetjeve në zonat e përmendura duke vlerësuar nga afër situatën aktuale të shërbimeve përkatëse nga qeverisja vendore.
  • 10 pika turistike në bregdetin jugor të pastruara, duke përfshirë 300 të rinj vullnetarë në zonat më të frekuentuara nga vizitorët përgjatë bregdetit dhe zonave të banuara;
  • Krijimi i një debati publik dhe aksioni qytetar në shkallë vendi për problemin e mbetjeve në të gjithë Shqipërinë duke synuar shtrirjen e tij në të gjitha komunitetet që mbetjet i kanë problem të përditshëm.
  • Ndërgjegjësim i banorëve të zonës lidhur me përgjegjësinë e pushtetit lokal për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane dhe përfshirja e tyre në procesin e monitorimit dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve.
  • Denoncimi i rasteve flagrante që kanë nevojë të menjëhershme duke vënë në pah cilat institucione janë përgjegjëse për gjendjen e evidentuar dhe duke i cuar para institucioneve të drejtësisë.
  • Promovim i aktivizmit qytetar nëpërmjet përfshirjes së të rinjve vullnetarë në aksionet e pastrimit dhe mbledhjes së fakteve ashtu edhe banorët e zonës dhe bizneset vendase.

Përfituesit kryesorë:

  • Komuniteti
  • Pushuesit në këto zona bregdetare
Organizata Zbatuese: ECOVOLIS
Zona e zbatimit: Bashkia Sarandë, Bashkia Vlorë
Kohëzgjatja: 4 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153