Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP)

Aplikanti: Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP)

Identifikimi i problemit: Me dt 22 Shtator 2016 në kalendarin e séancs parlamentare do të diskutohet një projektligj shumë i rëndësishëm; ai   i amendimeve të ligjit për menaxhimin e intgruar të mbetjeve. Situata kërkon që qytetarët të kenë një reagim të fortë, masiv e të menjëhershëm deri më datën 22 Shtator 2016 për ti thënë  JO importit të Plehrave. Me inciativën e AKIP filloi reagimi me një konferencë për shtyp me dt 13 Korrik kundër amendimit të ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve që u pasua me protestën e parë me datë 15 Korrik. Për kohën qe ka mbetur deri më datë 22 Shtator AKIP në bashkëpunim dhe me organizata të tjera të shoqerisë civile dhe qytetare të Tiranës do të organizojë tryezë të rrumbullakët me ekspertë, tubime  dhe protesta masive përpara Parlamentit. Nga e Hëna e në vazhdim deri të Enjten tubimet do të jenë përditshme për të arritur në një protestë me qindra apo mijra qytetar para Parlamentit nga mengjesi deri 12 te natës nen sloganin JO IMPORTIT TE PLEHRAVE.  Pjese e ndërhyrjes do të jetë dhe reagimi institucional post nëse miratohet importi i plehrave.

Qellimi dhe Objektivat: Ndalimi i ligjit që Lejon Importin e Plehrave në Territorin e Shqipërisë

Metodologjia: Baza metodologjike është protesta masive qytetare persistente në rritje, ku bërthama do të jetë AKIP I zgjeruar. Përdorimi I fuqishëm I rrjeteve sociale, duke synuar qe kjo çështje te bëhet virale në mënyre që qytetarët të ndergjegjësohen. Tërheqja e mediave në mënyren më te gjerë të mundshme do të jetë pjesë e fushatës, që tashme ka nisur.. Organizimi i tryezave të rrumbullakta me ekspertë. Organizimi i tubimeve dhe protestave  marrshimeve të shoqerisë civile në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan ku është planifikuar të ndërtohen impjantet e djegjes së plehrave. Lobimi për të nxitur debatin brenda parlamentit mund të përdoret, por jo si instrument kryesor.

Aktivitetet Kryesore: Takime intesive me organizata të shoqerise civile, ambjentaliste, qytetare aktiv me influence në komuntetet përkatese;-takime në blloqe banimi me banorë, edhe në periferi;shpërndarje informacioni dhe thirrje për tubimet dhe protestën me 22 Shtator kudo në Tiranë, angazhim i njerzve për të gjeneruar viralitet në rrjetet sociale, shkrime në media të personave me influence në publik. Deklaratë e përditshme e "AKIP +" për protestat në vijim. Lobimi me parlamentare të veçantë, që mund të influencojnë brenda në Parlament. Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me ekspertë me 20 Shtator. Beteja vazhdon edhe në rast miratimi të amendamenteve për importin e plehrave.

Rezultati i Pritur Kryesor: Të votohen kundra në 22 Shtator amendimet e ligjit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në mënyrë qe te ndalohet importi I plehrave.  Jo me pak e rendesishme është dhe fakti që qytetaret ndjejnë se janë faktor në Demokraci dhe mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për pjesmarrje në vendimmarrje.

Perfituesit: Përfitues  është e gjithë popullsia e vendit dhe brezi I ardhshëm, si rrjedhojë e shmangies së një ndotje masive dhe afatgjatë të mjedisit në Shqipëri.

Organizata Zbatuese: Aleanca Kunder Importit te Plehrave (AKIP)
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Elbasan, Bashkia Vlorë
Kohëzgjatja: 1 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153