Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

FaceShieldMask AL- Mbështetje e stafit mjekësor me pajisje të mbrojtjes personale (PPE) nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së printerave 3D

Titulli i Projektit:

FaceShieldMask AL- Mbështetje e stafit mjekësor me pajisje të mbrojtjes personale (PPE) nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së printerave 3D

Arsyetimi i Propozimit:

COVID-19 ka rritur kërkesën në Spitale për PPE (Personal Protection Equipment). Dorezat karakteristike të dyerve, në momëntin e prekjes me dorë, kthehen në burim shpërndarje të infeksioneve apo viruseve. Ndërkohë, mungesa e maskave të linjës së dytë, faceshield mask, mund të shkaktojë shpërndarje të infeksionit apo virusit në pjesët e pambuluara të fytyrës. Pra janë një mbrojtje dytësore, përtej maskës që mbulon pjesën e gojës dhe të hundës duke ofruar një mbrojtje të plotë në 270 gradë për të gjithë fytyrën. Projekti vjen në ndihmë për plotësimin e nevojave me face shield masks (maska të mbrojtjes dytësore/ viziera) nëpërmjet teknologjisë së printimit 3D. Gjithashtu, do të prodhohen dhe hapëse dyersh të cilat ndihmojnë në hapjen pa përdorimit të duarve por duke përdorur parakrahun. Tendencat globale në mjekësi shtyjnë drejt përdorimit të teknologjive të reja. Projekti do të mbështesë UMT në përdorimi ne printerave 3D.

Qëllimi dhe objektivat:

Qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e stafit mjekësor me pajisje mbrojtëse të prodhuara nëpermjet printimit 3D në Shqipëri si dhe mbështetja e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë në fushën e teknologjisë së printimit 3D.

Objektivat:

  • Prodhimi dhe shpërndarja e 1000 maskave mbrojtëse dhe 500 pajisjeve mbështetëse që mundësojnë hapjen e dyerve duke përdorur parakrahun
  • Zhvillimi dhe prototipizimi i produkteve të reja për qëllime mjekësore të cilat mund të prodhohen nëpërmjet teknologjisë së printimit 3D
  • Mbështetja e Universitetit të Mjekësisë për të përdorur teknologjinë e printerave 3D

Aktivitetet kryesore:

  • Prodhimi dhe dorëzimin e 1000 maskave mbrojtëse faceshield dorëzimi i 500 pajisjeve mbështetëse për hapjen e dyerve. Këto pajisje do të shpërndahen në 11 Qarqe, në Spitale Rajonale e Qëndra Shëndetësore Vendore.
  • Organizimi i konkursit për dizajnimin e produkteve të reja të printueshme me printer 3D në fushën e mjekësisë. Parashikohet që të marrin pjesë rreth 25-30 të rinj të moshës 15-40 vjeç.
  • Dorëzimi i printerave 3D në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
  • Aktivitete Trajnuese me stafin e Universitetit të Mjekësisë. Ky do të jetë një trajnim 2 ditor për përdorimin e printerave 3D
  • Leksion i hapur, me studentët e Universitetit të Mjekësisë për rolin e teknologjisë dhe printimit 3D në fushën e mjekësisë.
  • Aktivitete diseminuese: prodhim postera, infografic, postime online etj. Këto aktivitete synojnë diseminimin e informacionit jo vetëm për arritjet e projektit por dhe “knoë-hoë” për përdorimin e printerave 3D, dalje në media vizive dhe të shkruara.

Rezultatet e pritshme:

  • Mbrojtje më e mirë e stafeve mjekësore nëpërmjet maskave face shield (prodhim 1000 maska)
  • Rritje e sigurisë ndaj shpërndarjes së infeksioneve, baktereve dhe viruseve në spitale nëpërmjet pajisjeve mbështetëse për hapjen e dyerve
  • Angazhim të të rinjve në projektimin e pajisjeve të reja të cilat mund të zhvillohen me printer 3D
  • Mbështetje e Universitetit të mjekësisë për përdorimin e teknologjive të reja në fushën e mjekësisë si printimi 3D

Përfituesit kryesorë:

  • Përfituesit kryesorë të projektit janë stafet mjekësore, doktorë dhe infermierë. Përfituesi i dytë do të jetë Universiteti i Mjekësisë
Organizata Zbatuese: Dea Buza
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 4 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153