Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“Kundër analfabetizmit të heshtur”

GS Analfabetizimi Heshtur Zeri Qytetar Lushnje

 

APLIKANTI: Shoqata “Zëri Qytetar”

TITULLI I NISMËS:  “Kundër analfabetizmit të heshtur”

ZONA E ZBATIMIT: Bashkia Lushnje: Qytet, NJA Ballagat, NJA Hysgjokaj

KOHËZGJATJA: 4 muaj (01.07.2021 – 30.10.2021)

PËRMBLEDHJE E PROPOZIMIT: Pandemia e COVID-19 përballi arsimin me një situatë të pazakontë, veçanërisht për ata që sapo kishin nisur kontaktin e parë me shkollën. Të pamësuar ende me sistemin arsimor, kontakti i fëmijës me mësuesin u zëvendësua me kontaktin me prindërin. Me gjithë përpjekjet e prindërve, por edhe të mësuesëve, izolimi dy mujor e më pas mësimi online kanë krijuar vështirësi për këtë grup-moshë. Shtatori 2020 e gjeti këtë grupmoshë as në klasë të parë që tashmë kishte përfunduar, por edhe të papërgatitur për klasën e dytë ku i priste një program i ri me njohuri të avancuara. Prindër e mësues tregojnë se nxënësit e klasës së parë të vitit akademik 2019-2020 kanë hasur mjaft vështirësi në vazhdimin e programit mësimor, shpesh tregojnë mungesë dëshire për të ndjekur shkollën, si dhe kontakti social me bashkëmoshatarët është i pamjaftueshëm. Kështu ata kanë pamundësi për të përfytyruar shkollën si vendi ku mësohet dhe argëtohet. Ndërhyrja me Shkollën Verore “Mësim dhe Argëtim” është një zgjidhje që do të ndihmojë në eleminimin e mangësive për procesin mësimor për nxënësit që banojnë në zona me akses të ulët në internet si dhe familjeve me probleme ekonomike të cilat nuk arrijnë t’i ofrojnë fëmijëve të tyre një smartphone apo kompjuter. Shkolla Verore “Mësim dhe Argëtim” do të krijojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin social dhe emocional të kësaj grupmoshe.

QËLLIMI I NDËRHYRJES: Qëllimi i ndërhyrjes është të kontribojë në eleminimin e hendekut që është krijuar midis aftësive konjitive dhe atyre sociale tek nënësit e klasave të para të vitit akademik 2019-2020 në Njësitë Administrative: Ballagat dhe Hysgjokaj si zona me akses të ulët në internet si dhe në qytetin e Lushnjes për familjet në vështirësi ekonomike krijuar gjatë dy viteve të pandemisë COVId-19.  Shkolla Verore “Mësim dhe Argëtim” do të afrojë më shumë komunitetin e prindërve me shkollën, duke e bërë shkollën një institucion më të hapur dhe prindërit aktorë të rëndësishëm në mirërritjen e fëmijëve të tyre. Gjatë këtyre ditëve fëmijët kanë të ndërthurur orët mësimore dhe veprimtaritë psiko- sociale. Në ditët pasuese fëmijët do të angazhohen edhe në veprimtari që nxisin angazhimin qytetar dhe kontributin në komunitet. Dita e shtunë do të quhet edhe “Dita e Komunitetit” ku prindër e nxënës do të qëndrojnë sëbashku në veprimtari argëtuese dhe edukuese.

OBJEKTIVAT E NDËRHYRJES:

·         Të eleminojë hendekun nëpërmjet aftësimit me kompetencat kryesore në lexim, matematikë për 60 nxënës në Shkollën Verore “Mësim dhe Argëtim”.

·         Të pajisë 60 nxënësit pjesëmarrës në Shkollën Verore me njohuri në jetën sociale, jetën në komunitet, edukim shëndetësor, botën e fëmijëve nëpërmjet aktiviteteve që ndihmojnë zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve të moshës 8 vjeç.

REZULTATET E PRITSHME:

·         60 fëmijë të grupmoshës 6-8 vjeç të ndarë në 3 klasa do të aftësohen në linjat kryesore të të dëgjuarit, të të folurit, shkrimit, dhe njohuri gjuhësore dhe matematikë si dhe kompetenca sociale;

·         60 familje të nërgjegjësuara për rolin e tyre në edukimin e fëmijëve;

·         15 të rinj të grupit informal “Lushnja Next Generation” do të promovojnë vullnetarizmin si element i rëndësishëm i angazhimit qytetar.

PËRFITUESIT:

·         60 fëmijë të grupmoshës 6 - 8 vjeç që do të ndjekin Shkollën Verore “Mësim dhe Argëtim”;

·         60 familje fëmijët e të cilëve do të ndjekin Shkollën Verore “Mësim dhe Argëtim”;

·         15 të rinj vullnetarë të grupit informal “Lushnja Next Generation” si dhe komunitetet në Njësitë Administrative: Ballagat dhe Hysgjokaj dhe në Qytetin e Lushnjes.

AKTIVITETET KRYESORE:

  1. Dakortësin me shkrim të prindërve për ndjekjen e shkollës verore;
  2. Prezantimi i Projektit dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi me Zyrën Arsimore Lushnje;
  3. Përgatitja dhe hartimi i programit mësimor të Shkollës Verore në lexim, shkrim dhe matematikë;
  4. Hapja e Shkollave Verore në Njësitë Administrative Ballagat dhe Hysgjokaj dhe Qytetin e Lushnjes;
  5. Zhvillimi i Shkollës Verore në periudhën Korrik-Gusht 2021;
  6. Mbyllja e Shkollës Verore me një event të shpërndarjes së Certifikatave;
Organizata Zbatuese: Zëri Qytetar
Zona e zbatimit: Bashkia Lushnjë
Kohëzgjatja: 4 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153