Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Le të degjojmë komunitetin e Vlorës - Djegje nafte apo turizëm?!

Titulli i Projektit të Propozuar

Le të degjojmë komunitetin e Vlorës - Djegje nafte apo turizëm?!

Arsyetimi i Propozimit

Pak javë më parë u njoftua nga Ministrja e Infrastrukturës dhe
Energjisë znj. Balluku se ne Gji të Vlorës do instalohen 2 anije të një kompanie privte te tipit TEC lundrues me kapacitet 114 MW, me bazë djegje fosile, për të shitur energji elektrike tek korporata KESH.  Instalimi i tyre pritet të bëhet në muajin
Korrik, qe kulmon me pikun e sezonit turistik në Vlorë. Nuk ka ndodhur inormimi i publikut sipas konventes se Aahrusit. Ka shqetësim nga komuniteti i qytetit të Vlorës dhe sidomos operatorët turistik. Një grup nismëtar në Vlorë më ka kërkuar mua ti mbështes, duke kontribuar për informimin e qytetarëve të Vlorës për rrezikun e dëmtimit të sektorit të turizmit prej instalimit të energjive fossile në Gji të Vlorës nëpërmjet krijimit të një video profesionale dhe virale për këtë kauzë dhe nëpërmjet saj të tërheq qytetarët e Vlorës e më gjërë, sidomos të rinjtë, në një reagim qytetar në shmangje të rrezikut të kanosur mjedisit dhe ekonomisë turistike në Vlorë.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Ndërgjegjesimi masiv mbi dëmin që sjell djegja e karburanteve fosile në Gji të Vlorës. Perfshirja e mediave tradicionale ne trajtimin e ngjarjes. Harmonizimi i nxitjes online me  pjesmarrjen e drejtpërdrejtë në aktivitete në terren. Anullimi i instalimit të 2 teceve lundrues në Gji të Vlorës ose në rast pamundesie të anullimit, të plotësohen standartet e emetimeve
sipas kritereve BE-së

Aktivitetet kryesore

Prodhimi i nje videoje virale& profesionale.

Shtyrja dhe aktivizimi i mediave tradicionale në pasqyrim te komunitetit.  Harmonizimi i nxitjes online nëpërjmet videos dhe pjesmarrjes së drejtpërdrejtë në aktivitete në terren.  

Promovim i videos para dhe pas publikimit

Rezultatet e pritshme

Prodhohet video virale duke tejkaluar 300,000 views në Facebook si dhe rrjete te tjera sociale dhe behet sensibilizim masiv ne Bashkine e Vlores e me gjere.

Behet një thirrje për qytetarët që të reagojnë. Autoritet locale jane lobuar/advokuar.

Mediat tradicionale jane perfshire me pasqyrim te ngjarjes.

Merr vemendje opsioni I shmangjes se teceve me nafte ne Gji te Vlores.

Qeveria angazhohet nese nuk anulohet vendimi te respektoj standartet sipas legjislacionit dhe te BEse. 

Përfituesit kryesorë

Qytetarët e Vlorës dhe në menyrë me specifike bizneset dhe
operatoret turistik. Gjitheashtu mjedisi në gji të Vlorës dhe ekonomia lokale dhe kombëtare

Organizata Zbatuese: Artes Ferunaj
Zona e zbatimit: Bashkia Vlorë
Kohëzgjatja: 3 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153