Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Mbështetja e njerëzve që nuk dëgjojnë nëpërmjet aksesit në informacion në gjuhën e shenjave, gjatë pandemisë COVID

Arsyetimi i Propozimit:

Komuniteti i njerezve qe nuk degjojne në Shqipëri përballet me vështirësi për të marrë pjesë plotësisht në jetën e shoqërisë për shkak të barrierave të shumta, kryesisht te aksesit ne informacion ne gjuhën e shenjave shqipe. Përmes  sigurimit të përditshëm të aksesit në informacion dhe delegimit të nevojave të tyre jetësore të shkaktuara nga situata e pandemisë COVID-19, projekti do të informojë dhe ndërgjegjësojë këtë komunitet me njohuri mbi: masat parandaluese, mbrojtëse ndaj COVID, kujdesin shëndetësor  dhe do të përmirësojë jetën e tyre ekonomike, shëndetësore,  masat rreth rrikthimit në normalitet .Projekti do të kontribuojë në  fuqizimin e një grupi të qëndrueshëm aktivistësh që nuk dëgjojnë  duke nxitur vullnetarizmin dhe solidaritetin mes tyre ndaj situatave të fatkeqësive natyrore.Ndërhyrjet e propozuara janë në përputhje me synimet e përgjithshme të Thirrjes “Reagimi I Shpejtë” në lidhje me angazhimet në mënyrë proactive të organizatave , për të identifikuar, informuar dhe mbështetur grupet vulnerabël të përballen me sfidat, që kanë lindur për shkak të situates COVID-19.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Qëllimi i projektit:

  • Ngritja për herë të parë e modeleve efektive të shërbimit të interpretimit nëpërmjet “video call” në Shqiperi pranë njësive të qeverisjes vendore për parandalimin e diskriminimit social, ekonomik dhe shëndetësor të njerëzve që nuk dëgjojnë.

Objektivi specifik 1

  • Sigurimi i informacionit ditor në gjuhen e shenjave shqipe duke mundësuar informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për përballimin e situatës. 

Objektivi specifik 2

  • Ofrimi i shërbimeve online të interpretimit, duke mundësuar permiresimin e jetës së përditshme, rritjen  e ndërgjegjësimit për shërbime të aksesueshme dhe largimin e barrierave sociale dhe ekonomike gjatë pandemisë COVID-19. 

Aktivitetet kryesore:     

  • Interpretimi në gjuhën e shenjave të informacionit të përditësuar rreth COVID - 19 dhe materialeve të ndërgjegjësimit të kujdesit shëndetësor.
  • Shërbime interpretimi nëpërmjet “video call” me komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë,për të vlerësuar nevojat e tyre shëndetësore, ekonomike, duke kontaktuar institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e tyre në shërbimin 24 orë.
  • Rezultatet e pritshme:
  • 200 video informuese dhe ndergjegjesuese rreth pandemisë COVID-19 kanë rritur shkallën e informimit të komunitetit publikimit në  rrjetin social Facebook  të ANAD.
  • 500 persona qe nuk degjojne kane përmirësuar jetën e tyre nëpërmjet shërbimeve të interpretimit  sipas nevojave te tyre.

Përfituesit kryesorë:

  • Persona që nuk dëgjojnë, Familjarët e tyre
Organizata Zbatuese: Shoqata Kombetare Shqiptare e Njerezve qe Nuk Degjojne
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Sarandë, Bashkia Elbasan, Bashkia Fier, Bashkia Shkodër, Bashkia Vlorë, Bashkia Korcë, Bashkia Lezhë, Bashkia Kamëz, Bashkia Gjirokastër, Bashkia Berat, Bashkia Krujë, Bashkia Vorë, Bashkia Lushnjë, Bashkia Librazhd, Bashkia Gramsh, Bashkia Kucovë, Bashkia Patos, Bashkia Devoll, Bashkia Maliq, Bashkia Memaliaj, Bashkia Kolonjë, Bashkia Delvinë, Bashkia Tepelenë
Kohëzgjatja: 6 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153