Titulli i Projektit: “Mbështetje për të gjithë”
Arsyetimi i Propozimit:
Për shkak të masave të ndërmarrë nga qeveria për ndalimin e përhapjes së COVID-19, familje të varfëra që janë të vetpunësuar në mënyrë informale si riciklimi, shitja e rrobave të përdorura në treg informal etj, po kalojnë një situatë të vështirë ekonomike duke rrezikuar elementët bazë për ushqmin e familjeve të tyre. Edhe pse këto persona kanë zbatuar në mënyrë të përkryer masat e përcaktuar nga qeveria, kjo e fundit nuk i përfshiu si subjekte përfituese në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 254. date 27.3.2020 si dhe në Vendimin e Këshillit te Ministrave Nr. 236, date 19.03.2020, vendime që u konstatuan si diskriminuese ndaj këtyre familjeve si dhe rekomandoi miratimin e një Vendimi për ti ardhur në ndihmë. Kjo gjë nuk ka ndoshur deri më sot. Në këtë situatë T’REJA në bashkëpunim me Lëvizjen Rinore Egjiptiane Rome synon që të nxisë Bashkinë e Elbasanit dhe Pogradecit të rishikojë buxhetin dhe të krijojë një buxhet të veçantë për trajtimin e familjeve të cilat përjashtohen nga VKM-të e sipërpërmendura. Një tjetër problem i identifikuar gjatë kohës së zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveria ndaj përhapjes së Covid-19, lidhet me biznesin e vogël. Tregtarët e biznesit të vogël për shkak të pezullimit të aktivitetit, gjenden përballë një situatë shumë të vështirë financiare. Gjithashtu, kjo situatë do të ketë pasoja edhe për një periudhë të caktuar pas Covid-19. Nëpërmjet këtij projekti do të synohet të nxiten Bashkitë e Tiranës dhe Elbasanit, të rishikojnë Vendimet lidhur me miratimin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020, për ti mbështetur këto biznese duke shtyrë ose hequr disa prej taksave.
Qëllimi dhe objektivat specifike:
Qëllimi: "Nxitja e Bashkisë së Pogradecit, Elbasanit dhe Tiranës për rishikimin e buxhetit me qëllim përcaktimin e një fondi të veçantë për t’ju ofruar mbështetje familjeve të përjashtuara nga VKM nr.230 dt.19.03.2020 dhe biznesit të vogël”
Aktivitetet kryesore:
- Dërgimi i shkresave ndaj bashkisë së Elbasanit dhe Pogradecit nga vetë familjet dhe bizneset e prekura
- Realizimi i një analize për VKM-në nr.236 dt.19.03.2020 si dhe Nr. 254. date 27.3.2020 për mbledhjen e të dhënave cilësore dhe sasiore për ndërtimin e argumenteve për krijimin e një fondi të vecantë për familjet e përjashtuara.
- Zhvillimi i 6takimeve me grupet e interesit(2 per cdo bashki)
- Realizimi i një analize të VKB-ve, lidhur me taksat vendore të miratuara për biznesin e vogël.
- Referim i rasteve online tek Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e familjeve të varfëra dhe biznesit të vogël
- Kontakt i vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për të ushtruar trysni
- Informim i vazhdueshëm i institucioneve ndërkombëtare
- Realizimi i një infografiku për të paraqitur kërkesat lidhur me ofrimin e mbështetjes për familjet e varfëra të përjashtuara nga VKM dhe bizneset e prekura
- Realizimi i 10 videove online nga familjet
- Përdorimi i mjeteve audio-vizive, rrjeteve sociale dhe mainstream media
Rezultatet e pritshme:
- Përcaktimi i një buxheti vendor për ti ardhur në ndihme familjeve të varfëra të përjashtuara nga ndihma e qeverisë.
- Lehtësimi i situatës për biznesin e vogël në dy bashki
- Krijimi i rasteve precedente për bashkitë e tjera të vendi
- Krijimi i rasteve precedente për bashkitë e tjera të vendit
- Organizata partnere krijojnë mundësi të tjera bashkëpunimi
- Të paktën 400 familje (200 në Elbasan,200 në Pogradec) janë përfituese nga fondi i krijuar nga bashkitë përkatëseTë paktën 100 biznese të vogla (50 Tiranë, 50 Elbasan) janë përfitues nga skema e mbështetjes së krijuar nga bashkitë përkatëse
- Të paktën 2000 a më shumë biznese të vogla përfitojnë shtyrje ose përjashtim nga taksat vendore për një afat të caktuar.
Përfituesit kryesorë:
- 400 familje të varfëra
- 100 biznese të vogla
- 2000 ose me shume biznese të vogla