Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Ndal HEC-eve në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës

Arsyetimi i Propozimit:

KKT me vendimin nr.16, datë 03.10.2019, ka dhënë lejen e ndërtimit kompanisë Seka Hydropoëer, për ndërtimin e HEC-it Sekë dhe Zais, në Lumin e Urakës dhe në Zallin e Melthit, pjesë e parkut kombëtar Lurë-Mali i Dejës.Ky hidrocentral që ka nisur të ndërtohet parashikon të marrë rreth 97% të prurjeve të lumit, madje si në asnjë rast tjetër janë duke u gërrmuar puse për marrjen e ujrave nëntoksorë duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në tharjen e zonës e duke mos i dhënë asnjë lloj përparësie mbrojtjes së ujit të pishëm. Ky vendim është marrë pa u vlerësuar rregullisht ndikimi në mjedis e mbi të gjitha pa u marrë pëlqimi i banorëve të cilët prej kohësh janë ngritur në protestë. Ndërtimi i HEC-eve e shkatërron plotësisht funksionin e zonës së mbrojtur, duke e zhveshur atë krejtësisht nga vlerat ekologjike. Uji që po shfrytëzohet aktualisht furnizon rreth 10800 banorë, 5000 bagëti e shumë lloje të tjera kafshësh të egra, si dhe rreth 4000 bletë. Përveç kësaj, ka vlera kurative për komunitetin. Duke u hequr të vetmin burim uji për zonën e Zall-Gjoçajt dhe fshatrat përreth, fshati rrezikon të braktiset. Mirëpo vetëm gjatë dy dekadave të fundit janë miratuar për ndërtim 714 hidrocentrale, ku 223 janë miratuar në vetëm 3 vitet e fundit. Pra, ekzistenca e fshatrave në Shqipëri rrezikohet nga një politikë e tillë energjitike anti-mjedisore.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

  • Qëllimi i kësaj ndërhyrje është ngadalësimi deri në ndalim të punimeve në zonë të mbrojtur, problematizimi i politikave të tilla me ndikim vendimtar e të pakthyeshëm në mjedis, sensibilizimi i organeve vendore e qëndrore për efektet e këtyre politikave, si dhe nxitja e reagimit qytetar për ngjarje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë.

Aktivitetet kryesore:

  • Organizim i tubimeve paqësore në zonën ku po kryhen punimet.
  • Tryeza diskutimi me aktorë të shoqërisë civile, ekspertë të mjedisit e të ligjit dhe me banorë të cilët preken drejtperdrejt nga këto ndërhyrje.
  • Vendosja e kontakteve të rregullta me gazetarë e media lokale e kombëtare për pasqyrimin e ngjarjeve.
  • Peticion drejtuar organeve të pushtetit vendor për mosdakordësimin e banorëve në lidhje me ndërtimin e HEC-eve.
  • Realizim i te pakten 3 shkrime mediatike, dhe i nje Reportazhi video.

Rezultatet e pritshme:

  • Ndalimi i punimeve në parkun Kombëtar Lurë- Mali i Dejës.
  • Ndërgjegjësimi i organeve vendimarrëse për pasojat që kanë në mjedis politikat e tyre HEC-ndërtuese, totalisht jo efektive, por edhe prapanike për nga metodat e shpikura për sigurimin e energjisë elektrike.
  • Përfshirja e komunitetit në vendimmarrje si thelbi i një demokracie të shëndoshë.

Përfituesit kryesorë:

Banorë të fshatrave Zall-Gjocaj, Melth, Gjocaj, Derjan, Urxallë, Zajs etj

Organizata Zbatuese: Dhimitër Koleci
Zona e zbatimit: Bashkia Mat
Kohëzgjatja: 5 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153