Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Ndërhyrje mbështetëse dhe veprimtari pas-shkollore për fëmijët e prekur nga tërmeti

Titulli i Projektit:

Ndërhyrje mbështetëse dhe veprimtari pas-shkollore për fëmijët e prekur nga tërmeti 

Arsyetimi i Propozimit:

Gjendur përballë situatave dramatike që paralizon çdo mendje njerëzore, siç provoi termeti i 26 Nëntorit, gjithkush përpiqet të bëjë një reflektim të gjerë të rolit të tij si qenie njerëzore në ndihmë të gjithkujt në nevojë. Në vlerësim të punës heroike në shpëtimin ejetëve nën rrënoja, sistemimit të përkohshëm, ndihmës mjekësore dhe psikosociale, nevoja sot evidenton: a) rikthimin, përmes orfrimit të arsyeve dhe mundësive për ndjekjen e shkollës; b) krijimin e qetësisë së tronditur, përmes veprimtarive jashtë-shkollore për fëmijët e moshave nën 14 vjeç, të cilët patën impakt të madh nga kjo situatë e jashtëzakonshme për familjet e prekura në njësitë bashkiake nr.2 të Bashkisë Tiranë.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

  • Qëllimi i këtij programi është “Garantim i mirëqenies personale për fëmijët në situata post-emergjente”.
  • Objektiv specifik është “Konsolidimi i praktikave të mira në ofrimin e verpimtarisë jashtëshkollore për fëmijët e familjeve të margjinalizuara”.

Aktivitetet kryesore:

Programi  do të ofrojë ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për zhvillimin e detyrave shkollore për të paktën 20 fëmijë të shkollave 9 vjeçare që vijnë nga familje te margjinalizuara, të prekura nga tërmeti i 26/11/2020, dhe do të mbështesë dhe lehtësojë familjet dhe prindërit e prekur nga fatkeqësia natyrore përmes : I)  mbështetjes në arsim të fëmijëve, II) prindërimit pozitiv për 35-40  prindër dhe III) asistencës ligjore për integrim ligjor ekonomik për 35-40 prindërit e fëmijëve në program të cilat kanë nevojë më të domosdoshme për këto shërbime.

Rezultatet e pritshme: 

  • Mbështetje me veprimtari pas-shkollore për 20 fëmijë,
  • Prindërim pozitiv dhe praktika të mira për 35-40 prindër
  • Advokim pranë njësive vendore për mbështetjen e 35-40 prindërit e fëmijëve në program të cilat kanë nevoja për këto shërbime (lehtësi me procedurat e aplikimit pranë njësive bashkiake për bonusin e qirasë, ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar).
  • Advokim për ndryshim të qëndrueshëm në praktikat e reagimit të menjëhershëm në rast krizash, nw mbeshtetje te praktika

Përfituesit kryesorë:

Programi  do të ofrojë ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për zhvillimin e detyrave shkollore për të paktën 20 fëmijë të shkollave 9 vjeçare që vijnë nga familje të prekura nga tërmeti i 26/11/2020 dhe do të mbështesë dhe lehtësojë familjet dhe prindërit e prekur nga fatkeqësia natyrore përmes : I)  mbështetjes në arsim të fëmijëve, II) prindërimit pozitiv për 35-40 prindër dhe III) asistencës ligjore për itegrim ligjor ekonomik për 35-40 prindrit e fëmijëve në program të cilat kanë nevojë më të domosdoshme për këto shërbime.

Organizata Zbatuese: Rrjeti për Demokraci i Grave Shqipëri WDN Albania
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 4 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153