Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

"Prapësim inceneratorëve, portave të importit të plehrave (PIPIP)"- Rasti i Fierit.

Titulli i propozimit: "Prapësim inceneratorëve, portave të importit të plehrave (PIPIP)"- Rasti i Fierit.

Shqipëria ka një ligj dhe një strategji të pakontestuar pë menaxhimin e mbetjeve, e cila është e mbështetur në parimet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Së fundi janë marrë disa vendime, akoma te pa zbatuara që, konsiderojnë incenerimin 100% si zgjidhje per menaxhimin e mbetjeve. Projekti do përqëndrohet tek rasti i Fierit, ku ka pasur edhe reaksion nga komunitetet, ku mund te ngrihej incineratori. Ku vendim është në kundërshtim me ligjin, i cili në jerarkine e menaxhimit të mbetjeve ka parimin e 3Rve; parandalimin (reduce) me pas riprdorimin (reuse) dhe me pas ricklimin (recycle).  Në të gjithë vendet e BEsë,sipas Eurostat mesatarisht vetem 4.6% e mbetjeve (kryesisht mbetje druri në vendet e Europes Veriore) digjen për prodhim energjie dhe 1.2% thjesht digjen. Niveli i riciklimit në BE është gati 50% dhe me tendencë rritje. Vendet me prioritet turizmin, si Greqia, Kroacia, Mali i Zi etj, nuk kanë asnjë incinerator, Shqipëria ka një. Kostoja e menaxhimit me incinerator është të paktën 2 fish krahasuar me depozitimin në landfill. Mbetjet në Shqipëri krahasuar me vendet e zhvilluara, kanë fuqi kalorifike të ulët. Inceneraori ne Fier mund te sherbej si precedent per te rifutur per miratim ne Kuvend  amendimet qe lejojne importin e mbetjeve, i cili  është i ndaluar me ligj, falë fushatës së AKIP në vitin 2016 mbështetur nga “Lëviz Albania”. Prej me shume se 1 viti komunitetet Mbrostar e Verri ne Fier kane reaguar kunder iceneraorit, te mbeshtetur edhe nga AKIP . Aktualisht tensioni midis vendimmarresit dhe komunitetit eshte ne ngritje.

Qëllimi dhe Objektivat:

  • Të qartësohet në publik dhe para vendimmarrjeve lokale dhe qëndrore se ndërtimi i incineratorëve është një opsion i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm për Shqipërinë e të përcaktohet një skemë e menaxhimit të mbetjeve në Fier, që të sigurohet një menaxhim më pak i rrezikshëm dhe me kosto më të ulët në kushtet e Shqipërisë.
  • Objektivi 1. Advokimi i anullimit te koncesionit për ndërtimin e incineratorit të Fieri dhe dhënia e një alternative më të mirë, sipas ligjit të menaxhimit të mbetjeve.
  • Objektivi 2. Ofrimi i alternatives ne Fier, sipas ligjit, mbeshteur ne parandalimin, ndarjen ne burim e mbetjeve, riperdorimin dhe riciklimin shoqeruar me landfill te standartizuar me praktikat me te mira europiane të shërbej si një referencë për Bashkitë e tjera të vendit.

Aktivitetet kryesore:

  • Sensiblizimi anti-incenerator i komunitetit te Fierit; Percaktimi variantit me te pershtatshem eko-mjedior te landfillit e Fier; Demostrim ndarje plastike ne burim; Ekipi skicon variantin alternative; Veprim advokim,organizim i nje peticioni on line per kundershtimin e koncesionit te incineratorit dhe ndjekja e tij. Nxitja dhe organizimi i protestave e aksioneve lokale per rezistence ne cdo hap të diktuar të informacioneve të avancimit të procedurave, prodhim parullash, pankartash per protesa, duke filluar menjehere, duke konsideruar se Qeveria duket e vendosur per te avancuar me fillimin e punimeve ne fshatin Verri. Minimalisht do kete nje akt rezistence cdo jave.
  • Organizimi i nje proteste te madhe ne funksion te rrjedhjes se ngjarjeve dhe krijimit momentit kohor qe garanton mase kritike te protesuesve ;aktivitete ne media sociale dhe tradicionale, vide, peticion on line, artikuj, presence TV.

Rezultatet e pritshme:

  • Bashkia Fier heq dorë nga plani për ndërtim incineratori dhe i kthehet mënyrës së parashikuar në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, ku prevalojnë pakësimi i gjenerimit të mbetjeve, ripërdorimi, riciklimi para shkuarjes në landfill.

Përfituesit kryesorë:

  • Komunitet pranë incineratorit, taksapaguesit e Fierit dhe gjithë vendit
Organizata Zbatuese: Aleanca Kundër Importit të Plehrave - AKIP
Zona e zbatimit: Bashkia Fier
Kohëzgjatja: 4 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153