Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19.

Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19.

Titulli i Projektit të Propozuar

Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19

Arsyetimi i Propozimit (i përmbledhur)

Ky projekt propozim po realizohet për të mbushur boshllëqet mesimore dhe sociale të nxënesve të arsimit fillor, të cilat janë shkaktuar nga përballja në një hark kohor të shkurtër me dy situata të vështira për arsimin (fillimisht situata e tërmetit dhe direkt më pas e Covid-19).

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i njohurive mësimore dhe pajisja me aftësitë sociale dhe emocionale të nxënësve të klasave të para dhe të dyta.

Aktivitetet kryesore

Mbledhja e grupit të punës për hartimin e planeve për secilën nga klasat (klasa e parë dhe klasa e dytë).

Aktivitete mësimore dhe psikosociale me nxënësit për secilën nga klasat.

Angazhimi qytetar me përfshirjen e nxënësve në kujdesin për ambjentin e shkollës pritëse.

Takim me prindër, përfaqësues të institucione vendore dhe veprimtari festive për fëmijë.

Promovim në media i projektit dhe aktiviteteve.

Rezultatet e pritshme

Fëmijët pjesëmarrës ( 30 nxënës) kanë përforcuar dhe përmirësuar njohuritë dhe boshllëqet e mbetura në lëndët gjuhë shqipe\abetare, matematikë, dituri natyre.

Fëmijët pjesëmarrës ( 30 nxënës) kanë zhvilluar aftësitë sociale, qytetare dhe emocionale të kufizuara nga pandemia duke u përgatitur kështu për vitin e ardhshëm shkollor.

Prindërit pjesëmarrës (rreth 30 prindër) janë pajisur me aftësitë e nevojshme për të mbështetur fëmijët e tyre gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Përfituesit kryesorë

30 fëmijë të klasave të para dhe të dyta

Prindërit e tyre.

Organizata Zbatuese: Matilda Vora (individ)
Zona e zbatimit: Bashkia Shijak
Kohëzgjatja: 1 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153