Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta.

Titulli i propozimit: Stop Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta.

Kompania ‘Mabetex Group’ po propozon pranë Qeverisë Shqiptare një resort turistik në zemër të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, njëkohësisht Zonë Ramsar, Zonë e Rëndësishme për Shpendët, Zonë Emerald dhe zonë pilot për Rrjetin Europian Natyra 2000. Resorti turistik i propozuar parashikon pushtimin dhe urbanizimin e Parkut Kombëtar me ndërtesa shumëkatëshe, prek zona të rëndësishme ekologjike dhe pritet të ketë impakte të pakthyeshme në larminë biologjike dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit përfshirë këtu dhe pasuritë në fushën e peshkimit si bazë për mirëqënien e popullsinë vendore. Procesi administrativ i ndjekur deri me sot është i gabuar. Ky proces dhe një vendimarrje e mundshme e gabuar duhen kundërshtuar nëpërmjet demokracisë në vendimarrje dhe dëgjimit të zërit të palëve të interesuara ku përfshihen detyrimisht shoqëria civile shqiptare, komuniteti vendor dhe institucione ndërkombëtare me influencë në Shqipëri.

Qëllimi dhe Objektivat:

  • Mobilizimi dhe koordinimi sa më i shpejtë i të gjitha përpjekjeve dhe burimeve njerëzore të mundshme për të grumbulluar sa më shumë argumente dhe mbështetje në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për të ndaluar pranimin dhe zbatimin e planit të sotëm të propozuar për ndërtimin e një zone të re urbane me efekte shkatërruese ne mjedis dhe në ekonominë vendore.
  • Ndërgjesimi i komunitetit për rëndësinë dhe vlerat e Zonës së Mbrojtur dhe për rrezikun që i kanoset nga implementimi i Planit “ Divjaka Resort “ deri ne fund të Korrik 2017.
  • Nxitje dhe koordinim e aktivizmit në vend për ruajtjen e vlerave të Parkut dhe mbrojtjen e tij nga urbanizimi nëpërmjet ndërmarrjes së një fushate mbrojtëse deri në mos miratimin dhe ndalimin e zbatimit të projektit në Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta

Aktivitetet kryesore:     

  • Vizita ne terren me eksperte për të mbledhur informacion mbi impaktet e pritshme dhe negative të projektit urbanizues,
  • Analizë e projektit dhe e vendimarrjes nga pikëpamja e respektimit të legjislacionit shqiptar dhe e ndikimit në mjedis.
  • Forume publike koordinuese me ekspertë dhe shoqërinë civile,
  • Fushatë gjithëpërfshirëse për nxitje të ndërgjegjësimit publik përfshirë median sociale,
  • Fushate advokacie me publikun e gjerë, ekzekutivin, institucionet ndërkombëtare me peshë në Shqipëri dhe ekspertizën vendase dhe të huaj.
  • Konferenca për shtyp nga ana e shoqërisë civile për informimin e mediave dhe të publikut mbi cështjen mjedisore të ngritur.
  • Takime në nivel lokal me grupet e interesit përfshirë peshkatarë, fermerë dhe të zgjedhur vendorë.
  • Draftim dhe botim të materialeve ndërgjegjesuese

Rezultatet e pritshme: 

  • Pezullim të procesit të nisur për një procedurë më korrekte dhe në perputhshmeri me kuadrin tonë ligjor;
  • Master plan në përputhje me Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar për një turizëm ekologjik pa shkatërruar vlerat natyrore, ekonomike dhe sociale të Parkut Kombëtar;
  • Rritje e ndërgjegjësimit publik për ruajtjen dhe mbrojtjen e habitateve dhe ekosistemeve natyrore në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe më gjerë;
  • Vendimmarrje në përputhje me Planin e Menaxhimit te Parkut Kombëtar për ruajtje dhe zhvillim të vlerave natyrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta;

Përfituesit kryesorë: Administrata e Zonave të Mbrojtura Qarku Fier, Komuniteti, Fermerët, Peshkatarët. Koalicioni & Shoqëria Civile.

Organizata Zbatuese: Albanian Ornithological Society (AOS)
Zona e zbatimit: Bashkia Divjakë
Kohëzgjatja: 3 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153