Titulli i Projekti: Teleterapia në Shqiperi
Arsyetimi i Propozimit:
Gjatë izolimit të detyruar për mbrojtjen nga COVID 19, Qendra Jonathan dhe shumë organizata që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posacme, ndaluan shërbimet e tyre. Situata e COVID19 nxori në pah mungesën e ekspertizës dhe njohurisë në Shqipëri mbi telemjekësinë dhe teleterapinë. Vendi ynë ka nevojë për një model të provuar të zbatimit të teleterapisë së të folurës, të zhvillimit dhe të këshillimit.
Qëllimi dhe objektivat specifike
Qëllimi: Implementimi dhe fillimi i standartizimit te teleterapisë nëShqipëri si një ndërhyrje profesionale në kohë krizash dhe për shërbime në distance.
Objektivi 1. Ofrimi i teleterapisë rreth 100 fëmijëve me nevoja të posaçme, kryesisht me Sindromën Down
Objektivi 2. Përpilimi dhe publikimi i bazës referuese të indikatorëve dhe modeleve të aplikimit të teleterapisë (e folur, zhvillimit dhe këshillimit)
Aktivitetet kryesore:
- Përpilimi i Udhëzuesit për Zbatimin e Teleterapisë
- Përpilimi i Modeleve tëTeleterapisë
- Ofrimi i shërbimeve terapeutike online përfituesve
- Promovimi i Teleterapive dhe përfitimeve të tyre në platformat sociale & media vizive
- Publikimi i Udhëzuesit dhe Modeleve finale të Teleterapisë
Rezultatet e pritshme
- Rezultatet e pritshme të ketij projekti do të jenë:
- Përpilimi & publikimi i një udhëzuesi për aplikimin e teleterapisë në vend
- Përpilimi & publikimi i modeleve të teleterapisë së të folurës, zhvillimit dhe këshillimit
- Ofrimi i shërbimeve terapeutike në kushtet e shtëpisë ndaj rreth 100 fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të posaçme për të siguruar vazhdimin e zhvillimit të tyre në planin kognitiv e psikosocial.
Përfituesit kryesorë:
- Organizata dhe Institucione që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme në vend,
- fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme në izolim apo larg qendrave të shërbimeve sociale dhe
- familjet e personave me nevoja të posaçme