Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“Vullnetarizmi në veprim në Fushë-Arrëz për emergjencën Covid-19”

Titulli i Projekti: “Vullnetarizmi në veprim në Fushë-Arrëz për emergjencën Covid-19”

Arsyetimi i Propozimit:

Zonat rurale kanë tregues varfërie më të lartë dhe aktualisht ka një seri thirrjesh për ndihmë nga familjet më të varfëra në fshatra. Izolimi i shumë zonave rurale, siç është Bashkia Fushë-Arrëz, është thelluar edhe më shumë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Distancat e largëta, numri i limituar i njësive ekonomike dhe i farmacive e rëndojnë më shumë situatën, duke detyruar banorët e zonave rurale të spostohen për furnizime dhe duke rritur riskun e mosrespektimi të distancimit fizik. Nga ana tjetër, masat në fuqi kanë shkaktuar një sërë problemesh për familjet rurale, aktivitetet kryesore të së cilave janë bujqësia dhe blegtoria, të cilat përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave dhe mbijetesës, duke vënë në rrezik sigurimin e nevojave minimale. Pavarësisht faktit se nga data 11 maj 2020, Bashkia e Fushë-Arrëzit u përfshi në listën e zonave të gjelbra, masat për mbrojtjen e përhapjesë së infeksionit nëpërmjet distancimit social mbeten akoma në fuqi. Gjitashtu, mungesa e mjeteve të transportit publik, si dhe distancat e largëta ndërmjet njësive ekonomike dhe banesave, mbeten problematika kyçe për t’u adresuar.E gjithë kjo ka sjellë një nevojë të madhe për të mbështetur familjet rurale në vëshirësi ekonomike dhe sociale. Rjedhimisht, për Bashkinë Fushë-Arrëz situata e krijuar nga emergjenca Covid-19 ka sjellë përkeqësim të cilësisë së jetës dhe rëndon kryesisht në ata më vulnerabël, siç janë familjet në vëshirësi ekonomike, njerëzit me aftësi të kufizuar e pensionistët që jetojnë vetëm.

Qëllimi dhe objektivat specifike:

Projekti ka për qëllim të nxisë vullnetarizmin dhe ndjenjën e solidaritetit njerëzor, për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Bashkinë e Fushë-Arrëzit gjatë (dhe pas) krizës së krijuar nga emergjenca Covid-19. Objektivat specifikë të tij janë:

Objektivi Specifik 1: Të zvogëlojë nevojën e lëvizjes së familjeve në furnizimin me mallrat thelbësore, nëpërmjet zbatimit të një modeli inovativ të ndërhyrjes, që favorizon zbatimin e masave të distancimit social duke rritur kontributin e vullnetarëve, në mbështetje të grupeve veçanërisht në nevojë.

Objektivi Specifik 1: Të ndihmojnë në ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve duke nxitur transprarencën në nivel vendor për të ndihmuar qytetarë në nevojë, duke kontribuar me të dhëna dhe informacione të vlefshme për vendimmarrje të mirë.

Aktivitetet kryesore:

  • Ngritja e grupit operativ dhe organizimi i aspekteve organizative dhe logjistike.
  • Fillimi i aktiviteteve të komunikimit për shërbimet që do të aktivizohen për popullatën.
  • Mbledhja e kërkesave nga familjet dhe fillimi i shërbimit të shpërndarjes.
  • Informim familjeve mbi rregullat e distancimit social dhe mbledhje e të dhënave mbi situatat kritike të identifikuara.
  • Fushatë crowdfunding në mbështetje të familjevë më në nevojë.

Rezultatet e pritshme:

  • Nxitur vullnetarizmi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe nxitur bashkëpunimi me qeverisjen vendore.
  • Informuar komuniteti mbi projektin dhe inkurajuar ndjenja e solidaritetit mes qytetarëve.
  • Zvogëluar nevoja për lëvizje për furnizime dhe lehtësuar respektimi i distancimit social.
  • Rritja e vetëdijes dhe informimi i familjeve përfituese mbi rregullat e distancimit social.
  • Mbledhur të dhëna dhe identifikuar situatat kritike, për t’u referuar institucioneve përgjegjëse.
  • Ngritur & realizuar fushata crowdfunding në mbështetje të familjeve më në nevojë.

Përfituesit kryesorë:

302 familjeve në Bashkinë e Fushë-Arrëzit: 247 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, 44 të moshuar që jetojnë vetëm, si dhe 11 persona me aftësi të kufizuar.

Organizata Zbatuese: Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – QSNNN
Zona e zbatimit: Bashkia Fushë-Arrëz
Kohëzgjatja: 6 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153