Titulli i propozimit |
Aktivizmi Multimedial Rinor për Qeverisje Lokale të Mirë |
Permbledhje e pikes 2.2 (seksionin II me poshte) |
Konsolidimi territorial dhe reforma administrative përveç rritjes së efiçencës në shërbimet publike, në Bashkinë e re Pukë ka sjellë gjithashtu edhe një rritje të konsiderueshme të distancës fizike të qytetarëve me të zgjedhurit e saj. Kjo distancë fizike e rritur ka sjellë gjithashtu edhe uljen e mundësisë së kontakteve, takimeve, vizitave pra rrjedhimisht edhe të nivelit të njohjes që popullata lokale ka për zyrtarët e tyre vendor. Në këtë mënyrë rrezikohet të ulet përgjegjshmëria e zyrtarëve publik në raport me nevojat e banorëve të këtyre zonave, si edhe të zvogelohet dhe llogaridhënia e qeverisjes ndaj komunitetit. Kjo situate bëhet edhe më problematike për banorët e zonave të largëta malore, sic jane zonat rurale të Pukës. Rrjedhimisht banorët e këtyre zonave të cilët jetojnë larg qendrës së bashkisë, ndihen të përjashtuar nga jeta shoqerore edhe politike e bashkisë së tyre. Në situata të tilla, sigurimi i pjesëmarrjes qytetare aktive në procesin e vendimarrjes lokale merr një rëndësi të veçantë për të shmangur defiçitin e demokracisë në nivel lokal. Pra, përfshirja e komunitetit në qeverisjen lokale, sidomos përfshirja dhe aktivizimi i të rinjëve, merr një rëndësi edhe më të madhe, duke patur parasysh se të rinjtë përfaqësojnë një nga grupet e popullatës që janë edhe më të papërfaqësuar në qeverisjen lokale, gjë që thellohet edhe më shumë me reformën e re territoriale |
Qellimi dhe Objektivat |
Qëllimi: Të rinjtë e bashkisë së re Pukë, në veçanti ata të zonës rurale, janë më aktiv dhe më mirë të përfaqësuar në axhendën e re lokale. Objektivat specifik: 1.Deri në Maj 2017, 25 të rinj të bashkisë së re Pukë janë aftësuar për të monitoruar, advokuar dhe shprehur në mënyrë inovative dhe profesionale kërkesat për adresimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre; 2.Deri në Maj 2017, platforma multimediale është krijuar edhe përdorur për të rritur pjesëmarrjen e të rinjëve në vendimmarje si dhe për të nxitur debatin publik në shërbim të përmirësimit të politikave lokale; 3.Brënda Maj 2017, është rritur niveli i llogaridhënies dhe transparencës së zyrtarëve lokalë në lidhje me problematikat e të rinjëve dhe komunitetit në përgjithësi nëpermjet nxitjes së debatit publik. |
Aktivitetet kryesore |
Ø Përzgjedhja dhe Trajnimi i të rinjëve Ø Krijimi i platformës Web-based që do të shërbejë për monitorimin e përformancës së të zgjedhurve vendor. Ø Prodhimi dhe publikimi i artikujve investigative dhe raportues në lidhje me çështjet që prekin të rinjtë apo / dhe të komunitetit të Pukës Ø Prodhimi i dokumentarëve të shkurtër mbi çështjet më të rëndësishme rinore Ø Organizimi i debateve publike. Ø Organizimi i tryezave të rrumbullakta Ø Advokimi dhe lobimi me institucionet vendore |
Rezultatet e pritshme |
1.1 Janë rritur njohuritë dhe aftesitë e 25 te rinjëve të 4 zonave rurale për të luajtur rol aktiv në proceset vendim-marrëse lokale; 1.2 Rinia rurale është më e motivuar të veprojë si agjent ndryshimi në komunitetin tyre. 2.1 Janë krijuar mekanizma dhe kanale komunikimi dhe ndërveprimi të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e të rinjëve në politikbërjen lokale; 2.2 Janë aplikuar Qasje inovative për të ndikuar në vendimarrje lokale 2.3 Janë zvogëluar pengesat/hendeku midis vendimmarrësve dhe të rinjëve të zonave rurale. 3.1 Është përmirësuar llogaridhënia e zyrtarëve publik lokal si edhe është rritur transparenca e pushtetit lokal. |
Perfituesit kryesore |
-Të rinjtë e Bashkisë së re Pukë, -Bashkia Pukë -Komuniteti në përgjithësi |
Kohezgjatja e projektit (muaj) |
12 Muaj |
Zona e zbatimit te propozimit |
Bashkia Pukë |
https://levizalbania.al/sq/nisma-te-mbeshtetura/thirrja-per-aplikime-1/aktivizmi-multimedial-rinor-per-qeverisje-lokale-te-mire#sigProId9ed67b5ec5