Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Angazhohu – Informohu - Mëso - Vepro ne te mirën e Komunitetit

 

Titulli i propozimit

“Angazhohu –Informohu-Mëso-Vepro ne te mirën e Komunitetit”

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Organizata, Një Zë i barabartë Rom dhe Egjiptian në Komunitetin Vlonjat shpreh dhe mbron interesat e drejtpërdrejta të anëtarëve të këtyre dy komuniteteve dhe si e tille ajo si  përfaqësuese e zërit të tyre pas evidentimit të nevojës për ndërhyrje në përmirësimin e  situatës së këtij komuniteti aplikon nëpërmjet kësaj koncept ideje. Pjesë e bordit të organizatës janë anëtarë të nderuar që përfaqësojnë këtë komunitet, si dhe stafi I cili për shumë vitesh ka shprehur angazhimin e tij vullnetar në mbrojtje të të drejtave të komunitetit të tij është më së shumti në përbërje të tij nga të rinj Rom dhe Egjiptian. Nëpërmjet kësaj Koncept Ide kërkojmë të ndërhyjmë në referimin për zgjidhje të problematikave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së këtij komuniteti në vendimmarrje.

Nga  vlerësimi I  situatës  ne  terren kemi  një  tablo  të  vështirë  të  situatës  dhe  gjendjes  së  të  rinjve  dhe  të  rejave. Kushte të vështira ekonomike, nën nivelin e minimumit jetik, të papunë, kushte  të  vështira  jetese, të pastrehë,të pasigurt për të nesërmen, kushte mjedisore  të  vështira, problem me komunitetet lagjet ku jetojnë. Ajo që vumë re ishte një mungesë informacioni si nga komunitete por edhe nga të rinjtë se ku duhet ti adresojnë problematikat që ata kanë. Komuniteti dhe të rinjtë janë të pa informuar se si merren vendimet që kanë lidhje me ta apo se si funksionojnë strukturat vendore dhe të drejtën që ata kanë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Për të nxitur pjesëmarrjen e këtij komuniteti në Demokracinë Lokale dhe Llogaridhënien e zyrtarëve Publik në të mirë të komunitetit u zgjodhën të Rinjtë dhe të Rejat.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi ;

Nxitja  për  angazhimin  me  vullnet të  lirë  të   rinjve  si  forca  më  aktive  e  komunitetit,  përmirësimi I kapaciteteve  te  tyre  për t`iu përgjigjur  interesave  te  komunitetit nga I cili vijnë dhe aftësimi I tyre për te ngritur ura komunikimi  ndërmjet  Pushtetit  Vendor dhe  Komunitetit  në mënyrë që komuniteti dhe vetë të rinjtë të përfitojë nga paraqitja e problematikave të tyre te politik bërja social-ekonomike dhe shoqërore e nëpërmjet ofrimit të shërbimeve nga Pushteti  Vendor, bazuar në parimin “Të ndryshëm por të  barabartë“ si dhe në parimin  themelor të Demokracisë “Për  një  bashkëjetesë  të  qëndrueshme dhe  afatgjatë“.

Objektivat:

1-      Te  rinjtë dhe të rejat e komunitetit të  njohin dhe të respektojnë të drejtat  themelore  të  njeriut në  kuadrin e një bashkëjetese paqësore, angazhimi me vullnet të lirë, ngritja e urave të  komunikimi  ndërmjet  Pushtetit  Vendor dhe  Komunitetit .

2-       Realizimi I një komunikimi efikas dhe transparent Pushtet Vendor- Komunitet (përfaqësia e të rinjve)

3-      Përmirësimi i situatës së komunitetit Rom , duke pasqyruar problematikat e tyre për zgjidhje duke bërë të mundur punësimin , ofrimin e kurseve profesionale falas, lehtësia fiskale, përfshirjen e familjeve që plotësojnë kushtet në skemën e ndihmës ekonomike etj.

Aktivitetet kryesore

1.      Lançimi i nismës

2.      Evidentimi i te rinjve

3.      Trajnimi i te rinjve.

4.      Aktivitete me fokus Emancipimin e Vajzave ,

5.      Vizite në mbledhjen e këshillit e bashkiak,

6.      Dite e hapur me bashkine,

7.      Aktivitet motivues , larmirshmeri , te mesojme duke u argëtuar.

8.      Realizimi i intervistave,

9.      Realizmi i takimeve ne komunitete, fokus grupe.

10.  Përpunimi i pyetësorëve dhe materialeve të mara nga fokus grupet dhe realizimi i një studimi të plotë.

11.  Përgatitja e një plani punë për komunikimin midis të rinjve dhe pushtetit vendor e institucioneve të tjera shërbim Ofruese.

12.  Organizmi i takimeve midis të rinjve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor.

13.  Marrja pjesë e grupeve të të rinjve në konsultimet që organizohen nga Bashkia Vlorë , për Buxhetimin me Pjesëmarrje,

14.  Takim midis të rinjve dhe Kryetarit të baskisë.

15.  Realizimi i një Emisioni Televiziv

16.  Realizimi i një Spoti Televiziv.

17.  Ekspozit Pikture dhe fotografie.

18.  Aktivitet përmbyllës i nismës,

19.  Raportimi te donatori

Rezultatet e pritshme

1- Te  rinjtë  dhe  te rejat  e  komunitetit  Rome -  Egjiptiane  të  jenë  aktivë  në  politikëbërrje  dhe  zëri I  tyre  të  jetë  një  zë  I  dëgjueshëm  në  politikat  gjithëpërfshirëse  Pushtet  Vendor  -  Komunitet

2 – Te  rinjtë  dhe  te  rejat  e komunitetit  Rome – Egjiptiane  ne  marrëveshjet  e  arritura  Pushtet  Vendor -  Komunitet  t`I  sigurojnë  sa  me  shume  shërbime  Komunitetit  te  tyre  ne  infrastrukture,  ne  mjedis,  si  dhe  ne  zgjidhjen  e  shume  problematikave  te  tjera  sociale .  

3- Nxitja e një komunikimi në vazhdimësi me pushtetin vendor edhe pasi projekti të ketë përfunduar.

Përfituesit kryesorë

Për  faktin qe  realizimi  I  këtij  Projekti  synon  grupin  e te  rinjve  dhe  te  rejave  te komunitetit  Rome-Egjiptiane këta janë  dhe  përfituesit  kryesor . Përfituesi  I  drejtpërdrejte  është  komuniteti.  Te  mos  harrojmë  se  edhe  përfaqësuesit  e  Pushtetit  Lokal  janë  përfitues  , për  faktin  sepse  për  ata  zëri  I  këtij komuniteti  ne  hartim  buxhetesh ,  strategjish apo  prioritete  për  vite  me  radhe  ka  qene  zë  I  munguar . Kjo  ne  te  teren  është  realizimi  I  një  nxitje  për  një  demokraci  te  qëndrueshme dhe  afatgjate .

Nëpërmjet bërjes publike në media të aktiviteteve do të jetë e mundur njohja e një publiku të gjerë me nismën.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Vlorë në përbërje të së cilës janë njësitë administrative Novoselë, Qendër, Shushicë, Orikum, qyteti Vlorë (5rajone).

 

Organizata Zbatuese: Një Zë i Barabartë Rom dhe Egjiptian në Komunitetin Vlonjat
Zona e zbatimit: Bashkia Vlorë
Dokumentat: Marreveshja_me_Keshillin_Bashkiak.pdf
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153