Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Bashki e Hapur

Bashki e Hapur foto

Titulli i propozimit

“Bashki e Hapur”

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

ISP do të japë një pasqyrë të saktë dhe të plotë mbi nivelin e zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit, parimeve të transparencës dhe qeverisjes së hapur dhe të përcaktojë nivelin e ndërhyrjes së nevojshme për të mundësuar vënien në zbatim të këtij ligji në njësitë e qeverisjes vendore.

ISP do të ndërmarrë nismën informuese “Bashki e Hapur” e cila konsiston në takimet me qytetarët për të ndërgjegjësuar dhe nxitur ata të përdorin ligjin e të drejtës së informimit në funksion të transparencës, informimit publik dhe llogaridhënies për cështjet lokale dhe personale në lidhje me 3 bashkitë e reja.

Pjesë e fushatës informuese dhe advokuese të ISP do të jetë angazhimi i medias të shkruar dhe vizive, lokale dhe qëndrore si grup interesi, promotore e transparencës dhe si informatore kryesore e publikut.

Qëllimi dhe Objektivat

ISP kërkon të stimulojë nxitjen e zbatimit të ligjit për të Drejtën e Informimit nga administrata e bashkive të reja si kusht kryesor për qeverisje transparente, të hapur dhe më pranë publikut dhe inkurajimin e qytetarëve për të përdorur këtë të drejtë.

Objektivat e këtij projekti janë në përputhje të plotë me ato të Lëviz Albania për të sjellë ndryshime strukturore në funksiont ë përmirësimitt ë demorkacisë vendore. Objektivat janë:

1.         Monitorimi dhe pasyqrimi i situatës të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit që konsiston në  monitorimin e njoftimeve zyrtare, faqes së internetit, regjistrave të kërkesave dhe afateve, procedurave,zbardhjes në kohë të publikimit të vendimeve të Këshillave Bashkiakë.

2.         Nxitja e krijimit të Bashkive të hapura duke stimuluar  publikimin e Programit të Transparencës dhe instrumentat e tjera të përcaktuara nga ligji për të drejtën e informimit në bashkitë e reja.

3.    Angazhim dhe nxitje e qytetarëve për të përdorur të drejtën e informimit, si instrument kryesor në funksion të demorkacisë vendore.

Aktivitetet kryesore

Takime informuese nga afër me qytetarët e tre bashkive dhe të nëndarjeve të tyre administrative pranë autoriteteve lokale dhe zyrave në varësi të pushtetit lokal. Nëpërmjet:

-Fletëpalosjeve

-Stendave të transparencës

-Asistim pranë zyrave të bashkive

Monitorimi i përditshëm kalendarik i zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit nga 3 bashkitë e reja duke marrë parasysh të gjitha elementët e transparencës. Nëpërmjet :

-Fishave të raportimit

-Intervistave të semistrukturuara

-Raportit përfundimtar

Takime konsultuese mbi të drejtën e informimit me grupet e interesuara pranë bashkive si bizneset, shoqëria civile, komunitetet e margjinalizuara, studentët dhe qytetarë.

- Trainim cilësor nga ekspertë të fushës

- Kodit të Transparencës

Testimi i bashkive nëpërmjet inicimit të pesë rasteve konkrete.

Mediatizimi. ISP së pari do të organizojë 3 emisione televizive specifikisht për 3 bashkitë e përzgjedhura për të publikuar raportin dhe rastet e dhunimit të së drejtës qytetare për të informuar.Nëpërmjet :

-Facebook – Bashki e Hapur

-Emisioneve televizive

-Spoteve online për rrjetet sociale

Konferenca prezantuese do të zhvillohet në Tiranë në përfundim të projektit dhe do të ketë si produkt përfundimtar raportin e përgjithshëm të monitorimit dhe testimit institucional me rekomandimet e aktorëve institucionale vendimamrrës si bashkitë dhe institucionet qëndrore.

-Publikimi i Raportit Përfundimtar

-Diskutime dhe konkluzione

Rezultatet e pritshme

1.Informacion i saktë i përpunuar për nivelin e transparencës dhe zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit në njësitë e përzgjedhura të qeverisjes vendore.

2.Më shumë qytetarë të informuar dhe që përdorin ligjin e të drejtës së informimin për të marrë informacion zyrtar dhe të klasifikuar në kohë dhe nëpërmjet procedurave ligjore.

3.Administratë lokale më transparente dhe plotësim i njësive të qeverisjes vendore me kordinatorë për informimin dhe rrjedhimisht me të gjtiha dokumentat e transparencës

Përfituesit kryesorë

-Qytetarët tre bashkive të targetuara, pra rreth 800.000 banorë që banojnë në to.

-Administratat e tre bashkive të mëdha.

-KDIMDP, Shoqëria civile dhe media.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

Projekti do të zgjasë 8 Muaj. Nga data  1 Prill - 30 Nëntor 2016.

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

 

Organizata Zbatuese: Instituti i Studimeve Politike
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Vlorë
Dokumentat: Raport_per_te_drejten_e_informimit.pdf
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153