Titulli i propozimit |
Bordi Rinor Këshillimor Vorë |
Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë) |
Prej vitesh punoj vullnetar në komunitetin tim, bashkë me një grup të rinjsh që vijnë po nga kjo zonë, në zhvillimin e jetës komunitare dhe gjallërimin e jetës sociale në këtë bashki nëpërmjet ngritjes së dy qendrave komunitare. Si të rinj jemi ndjerë të papërfaqësuar në nivel lokal në fazat e vendimmarrjes së hartimit të politikave për të rinjtë dhe jo vetëm. Sot është shumë e vëshitirë të ndjekësh një mbledhje të Këshilit Bashkiak në Bashkinë e Vorës. Politikat lokale nuk konsultohen, hartohen apo zbatohen në bashkëpunim me të rinjtë dhe banorët e bashkisë. Ngritja e një Bordi të tillë pranë Këshillit Bashkiak Vorë do bënte rritjen e përfaqësimit të të rinjve në nivel lokal si dhe fuqizimin e tyre. Ky bord ndonëse këshillues do jetë zeri i të rinjve dhe banorëve në këtë bashki. |
Qëllimi dhe Objektivat |
Ky projekt ka për qëllim të nxisë fuqizimin dhe pjesmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse në Bashkinë e Vorës përmes krijimit të Bordit Rinor Këshillimor. Objektivat: 1) Të nxitet pjesmarrja e grupeve rinore , përfaqësuar nga Bordi Rinor Këshillimor pranë Bashkisë, për tu dhënë zë dhe prioritet çështjeve të të rinjve dhe banorëve në nivel lokal; 2) Të fuqizohen të rinjtë për të mbajtur të zgjedhurit publikë të përgjegjshëm në ushtrimin e funksioneve të tyre. 3) Të jenë faktor kryesor në hartimin, ideimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave lokale të cilat pasqyrojnë nevojat e komunitetit dhe të rinjve 4) Rritja e përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve lokale ndaj ushtrimit të funksioneve të tyre .
|
Aktivitetet kryesore |
1.Takime ballafaquese mbi projektin me të rinjtë e shkollës së mesme Vorë, përfaqesues të bashkisë dhe komunitetit. 2. Workshope dhe trajnime për të rinjtë në cështjen e procesit legjislativ, rolit të këshilltarëve, avokatësisë dhe lobimit, fushatave ndërgjegjësuese si dhe mbi temat e lidershipit, pjesmarrjes rinore, vullnetarizmit dhe shoqërisë civile. 3.Organizimi i një tryeze të rrumbullakët mes Bashkisë dhe Bordit Rinor. 4. Organizimi periodik i dëgjesave të Këshillit Bashkiak me të rinjtë e Bordit Rinor 5.Organizimi i mbledhjeve cdo 4 muaj nga Bordi Rinor me të rinjtë e Bashkisë Vorë për të diskutuar mbi problematikat. |
Rezultatet e pritshme |
Një qeverisje me pjesmarrje Rritja e buxhetit për të rinjtë 30 të rinj të trajnuar në ceshtjet e procesit legjislativ, rolit të keshilltarëve, avokatësisë dhe lobimit si dhe mbi temat e lidershipit, pjesemarrjes rinore, vullnetarizmit dhe shoqërisë civile. Buxhetim me pjesmarrje Të rinj që marrin iniciativa konkrete dhe vlerësojnë sistemet e ofrimit të shërbimit Demokratizimi i qeverisjes lokale Sensibilizimi i 3000 banoreve rreth problematikave të komunitetit tyre nepërmjet shpërndarjes së fletpalosjes |
Përfituesit kryesorë |
Përfituesit e këtij projekti do jenë të gjithë banorët e Vorës dhe të rinjtë e kësaj zone, pasi përfaqësimi i tyre në rang lokal do rritet. Gjithashtu përfitues kryesor do jenë edhe të rinjtë që do jenë pjesë e këtij projekti pasi rritja e kapacitetit të tyre do jetë i dukshëm në fund të projektit. |
Kohëzgjatja e projektit (muaj) |
10 muaj |
Zona e zbatimit të propozimit |
Territori i Bashkisë Vorë |