Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Këshilli i Urtësisë

Titulli i propozimit

Këshilli i Urtësisë

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Në 2014 u bë e mundur miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit Nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Ky ligj rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektakteve, projekt-dokumenteve strategjike vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Ky ligj dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor kërkon pjesëmarrjen gjithnjë e më shumë të qytetarëve në vendimmarrje. Detyrimi i legjislacionit qëndron në faktin se autoritetet publike duhet të publikojnë projektaktet në ueb-in e tyre, duhet të parashtrojnë mundësinë e shprehjes së mendimit, afatin brenda të cilit duhet të realizohet. Gjithashtu, legjislacioni për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor parashtron detyrimin ligjor se Këshilli Bashkiak bën afishimin e rendit të ditës dhe të vendimeve që ai diskuton. Ky legjislacion parashikon detyrimin për këshillimin me bashkësinë në procesin e vendimmarrjes. Deri më sot rastet e këshillimit me publikun kanë qënë shumë të pakta, për të mosthënë inekzistente. Sot me reformën administrativo territoriale Tirana është zgjeruar dhe ka në përbërjen e saj 24 njësi administrative. Kontakti me 13 ish-komunat është më i vështire dhe gjithëpërfshirja e tyre në vendimmarrje është e parealizueshme. Ideja i vjen në ndihmë pikërisht 13 ish-komunave, tashmë njësi administrative të Bashkisë Tiranës. Ideja qëndron në ngritjen e Këshillit të Urtësisë, i cili do të veprojë në secilën ish-komunë. Në përbërje të saj do të përfshihen personat mbi moshën 60 vjec, të cilët janë aktiv në njësinë administrative. Rrjeti i vullnetarëve bën identifikimin në terren të personave aktiv në njësitë administrative, i përfshin në qëllimin e tyre, duke kërkuar pjesëmarrjen vullnetare të tyre. Këshilli i Urtësisë do të mblidhet me ndihmën e vullnetarëve për të shprehur mendimet për projektvendimet që do të diskutohen në Këshillin Bashkiak, Tiranë. Ata do të shprehin mendimin e tyre në bazë të eksperiencës dhe në përputhje me nevojat dhe njohjen më të mirë të zonës.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi i kësaj ideje është rritja e gjithëpërfshijes së qytetarëve në vendimmarrje dhe “detyrimi” i pushtetit vendor për të marrë masat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Objektivat e projektit janë:

-Ngritja e Këshillit të Urtësisë në 6 nga njësitë administrative;

-Përfshirja e qytetarëve mbi 60 vjec në këto këshilla dhe ndërveprimi me ta për të marrë pjesë në Këshill.

-Pasqyrimi i zërit të qytetarëve në vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak. Arritjen e një qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve;

- Realizimin e ndërveprimit ndërmjet vetë organeve të njësive të vetëqeverisjes dhe mbi të gjitha mes qytetarëve dhe këtyre organeve.

- Paraqitja e iniciativave qytetare për vendimmarrje në Këshillin Bashkiak.

Aktivitetet kryesore

1.Vendosja e një ure bashkëpunimi me pushtetin vendor për marrjen e informacionit;

2.Vullnetarët bëjnë identifikimin e qytetarëve më aktiv në terren;

3.Ngritja e Këshillit të Urtësisë në 6 nga njësitë administrative;

4.Marrja e informacionit për aktet që do diskutohen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak;

5.Rrjeti i vullnetarëve bën organizimin e mbledhjeve për shprehjen e mendimit për projektvendimet që do të miratohen;

6.Përgatitja e një raporti përmbledhës me komente dhe rekomandime;

7.Publikimi i opinionit qytetar duke bashkëvepruar me partnerët mediatik.

8.Pasqyrimi i zërit të qytetarëve në vendimmarrjen e organeve të pushtetit vendor (Kryetari dhe Këshilli Bashkiak);

9.Kontrolli i procesit të vendimmarrjes dhe arsyetimit në lidhje me komentet dhe rekomandimet e kryera.

Rezultatet e pritshme

-Rritja e kontributit të qytetarëve në vendimmarrje;

-Rritja e transparencës në nivel vendor;

-Arritja e një rezultati maksimal në lidhje me parimin e subsidaritetit, vendimmarrje sa më pranë qytetarëve, detyrim kushtetues;

-Rritja e ndërveprimit ndërmjet organeve të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ndërmjet tyre dhe qytetarëve;

-Depozitimi i iniciativave qytetare (të shumta në numër) në Bashki për vendimmarrje.

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesorë të kësaj ideje janë qytetarët e 13 njësive administrative të Tiranës (13 ish-komunat) dhe gjithashtu njësitë e qeverisjes vendore, të cilat do të rrisin nivelin e transparencës së tyre dhe do të realizojnë një vendimmarrje gjithëpërfshirëse.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

6 Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës (të përzgjedhura nga 13 ish-komunat)

 

Organizata Zbatuese: Arnisa Hoxha (IND)
Zona e zbatimit: Bashkia Tiranë
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153