Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Lëvizja Qytetare për Bashkëqeverisje

 

Titulli i propozimit

Lëvizja Qytetare për Bashkëqeverisje

Përmbledhje e pikës 2.2 (seksionin II më poshtë)

Me ndarjen e re administrative, Bashkisë Shkodër, iu bashkangjiten gjithsej 10 komuna, të shpërndara gjeografikisht shumë larg njera-tjetrës. Secila nga komunat mbart me vete një sërë problematikash  territoriale dhe zhvillimi, më të cilat Bashkia e re duhet të ballafaqohet dhe të jape pergjigje konkrete. Pergjate periudhes parazgjedhore Shkurt- Qershor 2015, Qendra e Gruas, ngriti 10 grupe komunitare informale, me perfaqësues nga gjitha komunat e reja dhe qyteti dhe organizoi takime, me qellimin identifikimin e problematikave per nivel komune dhe qyteti. Takimet u organizuan bazuar ne metoden Scorecards te Vleresimit te Komunitetit mbi Qeverisjen Vendore dhe u prodhua ‘Agjenda e Problematikave dhe Zgjidhjeve per Bashkine e re Shkoder’. Agjenda dhe pikat kryesore, iu prezentuan kandidateve politik te asaj kohe, te cilet nenshkruan Kontratat Sociale me komunitetet. Sot, Kontrata Sociale me Komunitetet gjendet e afishuar pranë ambjenteve te Bashkise Shkodër, si impenjim personal i marrë nga Kryetarja aktuale e Bashkisë  Shkodër znj. Ademi për zgjidhjen e problematikave të komuniteteve përreth. Ajo cfarë mungon aktualisht ne Bashkinë e re Shkodër, janë instrumentet praktike të monitorimit të punës së Bashkisë dhe Këshillit përkates Bashkiak. Ndaj ky projekt synon vazhdimin e punes se nisur deri me tani përmes ngritjes së Bordit të Eksperteve si mjet lobues, monitorues dhe keshillues i Bashkise së re Shkodër dhe fuqizimin e metejshem te zerit  te grupeve komunitare ne nivel komune dhe qyteti.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi:

Rritja e Ndikimit të Shoqërise Civile dhe Grupeve Informale të Komunitetit në hartimin dhe monitorimin e politikave lokale vendore.

Objektivat:

1. Ngritja e kapaciteteve dhe konsolidimi i aftësive të shoqërisë civile mbi zbatimin dhe monitorimin e parimeve bazë të demokracise me pjesmarrje nga pushteti vendor.

2.  Monitorimi i përformancës së vendimeve publike dhe rritja e llogaridhënies nga ana e pushtetit lokal

3.Nxitja, përfshirja dhe pjesmarrja e qytetareve në veprimtari që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunitetit dhe vendosja e mekanizmave të bashkëpunimit dhe komunikimit mes grupeve informale, shoqërise civile dhe pushtetit lokal.

Aktivitetet kryesore

Aktiviteti 1. Përforcimi i 10 grupeve informale qytetare ekzistuese si instrument monitorues i politikave dhe vendimarrjes lokale.

1.1   Organizimi dhe trajnimi i grupeve në lidhje me instrumentat dhe mekanizmat e komunikimit, monitorimit dhe kërkesës së llogarise ndaj politikave dhe vendimarrjes se pushtetit lokal.

1.2   Identifikimi i dy-tre problemeve te nxjerre nga Agjenda e Bashkise Shkoder dhe ndërmarrja e nismave konkrete në nivel komunitar, me qellim realizimin e aksioneve qytetare për zgjidhjen e këtyre problemeve me impakt komunitar.

Aktiviteti 2. Ngritja e Bordit të Eksperteve në nivel bashkie si instrument monitorues i zbatimit të Kontratës  Sociale dhe instrument keshillues i politikave dhe  vendimarrjes në nivel lokal.

2.1 Përzgjedhja dhe aprovimi i Eksperteve të Bordit nga grupet komunitare. Bordi i Eksperteve do garantojë gjithëpërfshirjen duke mbuluar përfaqësimin e të gjitha shtresave, zonave, moshave, profesioneve dhe problematikave.

2.2 Organizimi i takimeve mujore të Bordit, sipas një agjende të parapërcaktuar në lidhje me problematikat e dala në rang komuniteti nga grupet informale, po ashtu dhe nga problematika të shfaqura nga vendimarrja e Këshillit Bashkiak.

2.3 Përzgjedhja e një Delegacioni Monitorues, bazuar në ekperiencë dhe profesion, për të monitoruar vendimet e Këshillit Bashkiak cdo muaj dhe sigurimi i raportimit mujor ne Bord.

2.4 Kryerja e takimeve informuese në lidhje me cështjet specifike, nga ekspertë të Bordit, ndaj grupeve informale, në lidhje me pikat e Kontratës Sociale, politikat apo vendimarrje të caktuara nga Keshilli Bashkiak. Komunikim-Informim dhe Sensibilizim për të vepruar.

Aktiviteti 3.  Realizimi i një mini-dokumentari dhe disa kronika televizive në lidhje me punën lobuese dhe monitoruese të  Bordit të Eksperteve dhe nismave e iniciativave konkrete të ndërmarra nga grupet informale ne lidhje me permiresimin e jetës në komunitete të caktuara apo përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje.

3.1 Organizimi i nje mini-dokumentari në lidhje me praktikat më të mira.

3.2 Pasqyrim periodik në mediat lokale në lidhje me punën mujore të bordit

Rezultatet e pritshme

  1. Rigjallërimi dhe përforcimi i 10 grupeve informale komunitare ekzistuese per Bashkinë Shkodër.
  2. Organizimi i 60 takimeve periodike të 10 grupeve për 1 vit.
  3. Krijimi i Bordit të Ekspertëve për Bashkinë Shkodër.
  4. Mbledhje 20 here në vit të Bordit të Ekspertëve ( 1 herë në muaj, plus thirrje për raste emergjente)
  5. Monitorimi i politikave dhe vendimeve të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak nga Bordi.
  6. Pjesmarrje e përfaqësuesve të Bordit në cdo mbledhje të Këshillit Bashkiak (2-3 përfaqësues prezent për mbledhje).
  7. Organizimi i takimeve informuese për cështje specifike që prekin grupet komunitare nga ekspertet e Bordit.
  8. Organizimi i një mini-dokumentari në fund të projektit mbi praktikat më të mira.
  9. Pasqyrim mediatik në kronika lajmesh dhe emisione televizive lokale të punës se Bordit të Eksperteve.

Përfituesit kryesorë

Përfitues direkt:

Grupet Informale dhe Komunitare të Bashkisë Shkodër me komunat e reja të bashkangjitura (Shalë, Shosh, Velipojë, Gur i Zi, Berdicë, Rrethina, Postribë, Dajc, Ana e Malit), gjithsej 220 përfitues direkt.

Bordi i Ekspertëve dhe intelektualë të qytetit, rreth 40 persona.

Përfitues indirekt:

Bashkia e re Shkodër, stafi rreth 30 persona.

Këshilli Bashkiak, rreth 50 persona.

Institucionet Vendore Lokale dhe komunat, gjithsej rreth 3500 persona që do preken në mënyrë të terthorte nga aksioni i projektit.

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

12 muaj

Zona e zbatimit të propozimit

Bashkia Shkoder

 

 

Organizata Zbatuese: Lëvizja Qytetare për Bashkëqeverisje
Zona e zbatimit: Bashkia Shkodër
Dokumentat: Raport_Monitorimi_Kontrata_Sociale.pdf
Kohëzgjatja: 12 Muaj

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153